logo



Procedura e Tërheqjes së Kartonit të Diplomës

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të cilët janë diplomuar, që kanë konfirmuar të dhënat pranë Sekretarisë Mësimore dhe që ju ka dalë kartoni i diplomës se tërheqja e kartonit të diplomës do të kryhet sipas procedurës së më poshtme:

.

1.       Çdo student duhet të dërgojë paraprakisht të dhënat e tij (Emër, Atësi, Mbiemër, Programi I studimit në të cilin është diplomuar, Vitet e Studimit) në adresën e emailit terheqjadiplomesfshs@unitir.edu.al 

2.       Pasi janë dërguar të dhënat personale, çdo student mund të paraqitet duke nisur nga dita pasardhëse ( 1 ditë pas dërgimit të të dhënave me email)  bashkë me mandatpagesën për të tërhequr kartonin e diplomës gjatë orarit 08:00-16:00. *Kujdes email me të dhënat personale të dërgohet gjatë orarit 08:00-16:00 në mënyrë që të shmangen vonesa në lidhje me këtë proces. Emaile-ve të dërguara pas orës 16:00 u shtyhet me 1 ditë proçesi i verifikimit.*

.

Mandati i pagesës për kartonin e diplomës gjendet në faqen e fakultetit fshs-ut.edu.al

.

Për çdo zvarritje nga strukturat e FSHS që do të keni në lidhje me këtë proces ju lutem drejtohuni pranë Dekanit dhe Administratores të Fakultetit të Shkencave Sociale.

.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

Dekanati