logo



Njoftim per shpalljen e 1 (një) vendi te lire pune për personel ndihmës akademik me karakter mësimor, me detyrë Laborante Departamenti.

Fakulteti i Shkencave Sociale te UT-se, shpall 1 (një) vend të lirë pune per personel ndihmës akademik me karakter mësimor, me detyre Laborante prane Departamentit te Psikologji-Pedagogjisë

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët ;

1.Të ketë përfunduar studimet universitare .

  1. Të jetë shtetas shqipetar me zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  3. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

.

Kriteret e veçanta qe duhet te plotesojne kandidatet ;

 

  1. Të zotërojë diplomë universitare, Bachelor dhe Master Shkencor ose Diploma ekuivalente me to (DIND).
  2. Të ketë së paku 3 (vite) vite eksperience ne pune,në profesion te njejte apo te ngjashem.
  3. Të ketë njohuri te “mira kompjuterike te programit word/exel.
  4. Te ketë dëshmi në një nga 5 (pesë) gjuhët e huaja perëndimore.
  5. Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe aftësi të punës në grup. 

.

 Dokumentat që duhet të dorëzojnë aplikantët;

 

  1. Kërkesë e aplikantit, për vendin e punës për të cilin kërkon të konkurojë.
  2. Curriculum Vitae.
  3. Diplomë e studimeve universitare (bachelor + master) ose ( sist.4-vjecar), të noterizuar.
  4. Listë notash të studimeve bachelor dhe master shkencor, të noterizuar, ose liste notash të studimeve 4-vjeçare te noterizuar.
  5. Në rastin e diplomave te marra jashte shtetit, vërtetimin e njehsimit nga MASR.( të noterizuar).
  6. Çertifikatë e gjuhës së huaj, e noterizuar.
  7. Kopje e kartes se ID/ose pasaportë.
  8. Fotokopje e librezes se punes e noterizuar.
  9. Deshmi e penalitetit
  10. Rekomandim nga punëdhënësi i meparshem ( nëse ka qenë i/e punësuar).
  11. Raport mjeko-ligjor

 

.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është  12 shkurt  2024 – 25 shkurt 2024, prane Deges se Burimeve Njerezore te Fakultetit te Shkencave Sociale , ora 8.00’-15.30’.