logo



Njoftim per Sezonin e Provimeve – Viti i Trete Bachelor – Semestri i Dyte

1.Njoftohen të gjithë studentët që ndjekin aktualisht vitin e tretë, të programit të ciklit të parë të studimeve Bachelor, të ciklit akademik 2021-2024 se është çelur sezoni i provimeve për provimet e mbartura nga viti i tretë të semstrit të dytë.

 

Studentët e vitit të tretë (aktual), të ciklit 2021-2024 regjistrimin për provime do ta bëjnë në sistemin e-student deri në 24 orë para datës së provimit (kujdes jo 24h e fundit sepse nuk e lejon sistemi më regjistrimin).

.

2.Njoftohen të gjithë studentët e mbartur të programit të ciklit të parë të studimeve Bachelor, të cikleve akademike 2018-2021; 2019-2022; 2020-2023, se kanë të drejtë të japin provimet e mbartura të vitit të tretë të semstrit të dytë.

Studentët e mbartur të vitit të tretë të cikleve akademike 2018-2021; 2019-2022; 2020-2023 do të regjistrohen pranë Sekretarisë Mësimore deri në datën 07.05.2024.