logo



Konferenca e 6-të Ndërkombëtare Shkencore, me temë “Arritjet dhe sfidat e profesionit të punës sociale” në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Në Fakultetin  e Shkencave Sociale përfundoi me sukses konferenca e 6-të Ndërkombëtare Shkencore, me temë “Arritjet dhe sfidat e profesionit të punës sociale”.  Konferencën e përshëndetën Rektori  Universitetit të Tiranës, Zv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP, në Shqipëi, Rektorja e Universitetit të  Shkodrës, Dekani i Fakulteti të Shkencave Sociale dhe përgjegjësja e departamentit të Punës dhe Politikës Sociale..

Konferenca u realizua në kuadër të projektit “Përforcimi  i kapaciteteve profesionale të studentëve të Shkencave Sociale dhe Profesionistëve të Shërbimeve Sociale” I cili po zbatohet nga Fakultetet e Shkencave Sociale të Universiteteve të Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës, me  mbështetjen e UNDP Shqipëri si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush të mos Mbetet Pas” (LNB2) i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Në konferencë morën pjesë profesorë, studiues, studentë, ekspertë dhe profesionistë nga Shqipëria dhe vende të tjera. Diskutimet dhe prezantimet e tyre nxitën debate konstruktive dhe shkëmbimin e ideve inovative, të cilat synojnë përmirësimin e praktikave ekzistuese dhe zhvillimin e politikave të reja sociale. Këto shkëmbime akademike dhe profesionale janë thelbësore për avancimin e njohurive dhe praktikave në fushën e punës sociale, duke kontribuar kështu në zhvillimin e mëtejshëm të këtij profesioni në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Përveç diskutimeve teorike dhe prezantimeve akademike, konferenca shërbeu si një platformë për rrjetëzim dhe bashkëpunim ndërmjet pjesëmarrësve, duke krijuar mundësi për projekte të reja kërkimore dhe iniciativave të përbashkëta që mund të kenë një ndikim të konsiderueshëm në shoqërinë tonë.