- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Në datat 20-24 Korrik po zhvillohet online trajnimi i trajnerëve për “Zhvillimin e kompetencave të punonjësve socialë që punojnë në shërbimet sociale”. Në këtë trajnim marrin pjesë pedagogë të Departamentit të Punës Sociale dhe Politikës Sociale të UT/FSHS, punonjës socialë me eksperiencë të dallueshme në fushën e shërbimeve sociale, vecanërisht në mbrojtjen e fëmijëve, si dhe përfaqësues nga pushteti vendor.
Ky trajnim organizohet nga Unicef-Global dhe Unicef-Shqipëri në bashkëpunim me Universitetin e Kolumbias-SHBA. Trajnimi do të zhvillohet në dy pjesë, pjesa e parë fokusohet në zhvillimin e kompetencave të komunikimit ndërpersonal dhe të përfshirjes së komunitetit (Korrik 2020), ndërsa pjesa e dytë do të fokusohet në kompetencat për ndërhyrje dhe këshillim (Nëntor 2020). Pas përfundimit të trajnimit të trajnerëve, i njëjti modul do të përdoret për trajnime në vazhdim për punonjësit socialë në Shqipëri të angazhuar në shërbimet sociale.
Trajnimi mbështetet nga UNICEF në kuadrin e programit LeaveNOne behind.