logo



Se shpejti!!!Projekti”Rrirja e kapaciteteve te punonjesve sociale qe punojne ne fushen e sherbimeve sociale dhe e studenteve si dhe permiresimi i edukimit ne Pune Sociale”

Se shpejti!!!
Ne kuader te projektit “Rrirja e kapaciteteve te punonjesve sociale qe punojne ne fushen e sherbimeve sociale dhe e studenteve si dhe permiresimi i edukimit ne Pune Sociale” te mbeshtetur dhe financuar nga UNICEF-Shqiperi dhe zbatuar nga Departamenti i Punes dhe Politikes Sociale/Universiteti i Tiranes, do te behet aktive brenda pak diteve Platforma Online per Sherbimet e Perkujdesit Shoqeror ne Shqiperi. Platforma do te sherbeje jo vetem si nje burim profesional i besueshem per punponjesit sociale ne Shqiperi, por nepermjet saj do te ofrohen trajnime dhe supervizim online per punonjesit e sherbimeve sociale. 
Ne kete platforme, punonjesit sociale dhe punonjesit e tjere te sherbimeve sociale do te gjejne paketen e plote te akteve ligjore te sherbimeve sociale, politika dhe strategji per mbrojtjen dhe perfshirjen sociale te grupeve te ndryshme, planet vendore, dokumenta burimore per praktiken e punes sociale ne fusha te ndryshme, protokolle pune, etj. 
Gjithashtu, ne platforme do te gjenden njoftime per trajnime te ardhshme per punonjesit sociale, qe do te zhvillohen jo vetem nga Universiteti i Tiranes, por edhe nga organizata partnere, qe do te bashkepunojne gjate ketij projekti me ne.
Per te pasur akses ne kete platforme do t’ju duhet qe te rregjistroheni (do te kete nje manual te thjeshte udhezimi) dhe me pas do t’ju vijne njoftimet per te rejat ne platforme. 
Ju mirepresim se shpejti!

#UNICEF

#SDC 

#LeaveNOne behind