logo



Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.


Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e La
Sapienzes në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e UT-së për studime, për
semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
https://www.uniroma1.it/it/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime;
    Nivelet e mobilitetit për studentët:
  • Bachelor;
  • Master;
  • Doktoraturë.
    Katalogu i kurseve:
    https://corsidilaurea.uniroma1.it/en
    http://corsidilaurea.uniroma1.it/
    http://www.uniroma1.it/facolta/default.php
    http://en.uniroma1.it/
    Kohëzgjatja e bursave:
  • Bachelor ( 1 semestër );
  • Master ( 1 semestër );
  • Doktoraturë ( 1 semestër ).
    Bursat përfshijnë:
  • Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
    Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
    http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në
    universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e
    regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
    -CV (në gjuhën angleze/italiane);
    -Kopje e Pasaportës;
    -Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);
    -Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);
    -Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;
    -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Italisht në varësi të programit të studimit);
    -*Learning Agreement;
    *Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
    për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
    seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të
    merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të
    njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
    KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Sapienzës lëndë të njëjta me ato që
    do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen
    kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin
    tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk
    përshtaten në Universitetin e Tiranës.
    Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas
    nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori
    Institucional i Erasmus +.
    Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning
    Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
    Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
    https://unitir.edu.al/wpcontent/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
    -CV (në gjuhën angleze/italiane);
    -Kopje e Pasaportës;
    -Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);
    -Diplomë e nivelit Bachelor;
    -Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);
    -Listë notash e nivelit Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);
    -Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;
    -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Italisht në varësi të programit të studimit );
    -*Learning Agreement;
    *Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
    për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
    seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të
    merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të
    njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
    KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Sapienzës lëndë të njëjta me ato që
    do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen
    kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin
    tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk
    përshtaten në Universitetin e Tiranës.
    Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas
    nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori
    Institucional i Erasmus +.
    Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning
    Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
    Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
    https://unitir.edu.al/wpcontent/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë:
  • CV (në gjuhën angleze/italiane);
  • Listë e publikimeve;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);
  • Listë notash doktorature (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);
  • Letër motivimi + Përshkrim të temës së kërkimit (në gjuhën angleze/italiane në varësi të fushës
    së mobilitetit);
  • Letër e miratimit nga stafi akademik në Sapienza;
  • Certifikata e gjuhës së huaj niveli B1 (Italisht/Anglisht sipas programit të studimit)
    -*Learning Agreement;
    *Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
    për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
    seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të
    merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të
    njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
    KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Sapienzës lëndë të njëjta me ato që
    do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen
    kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin
    tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk
    përshtaten në Universitetin e Tiranës.
    Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas
    nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori
    Institucional i Erasmus +.
    Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning
    Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
    Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
    https://unitir.edu.al/wpcontent/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

  • Afati për aplikim: 12 Nëntor 2020.
    Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e
    Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të
    dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
    Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

  • Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Kliko,këtu