logo



Shtyhet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Saint Louis në Bruksel, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

Në kuadër të programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Saint Louis në Bruksel, për semestrin e dytë për vitin akademik 2020-2021.


https://www.usaintlouis.be/


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime;
    Nivelet e mobilitetit për studentët:
  • Bachelor;
  • Ph.D;
    Kohëzgjatja e bursave:
  • Bachelor (5 muaj);
  • Ph.D (5 muaj);
    Fushat e studimit:
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare;
  • Shkenca Politike;
    Për më shumë informacion mbi katalogun e kurseve referohuni linkut:
    https://www.usaintlouis.be/sl/3193.html
    Për katalogun e kurseve në gjuhën angleze referohuni linkut;
    https://www.usaintlouis.be/sl/984.html
    Bursat përfshijnë:
  • Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
    Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
    http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim
    në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat
    e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
    -CV (në gjuhën angleze/frënge);
    -Kopje e Pasaportës;
  • Foto elektronike;
    -Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/frënge);
    -Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/frënge);
    -Letër Motivimi (në gjuhën angleze/ frënge);
    -Application form, sipas linkut:
    https://www2.usaintlouis.be/public/international/2020-2021/registration_form_en-20-21.pdf
    -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht – Toefl, Ielts, Cambridge / Frengjisht – Delf, Dalf/
    Certifikatë nga pedagogu i lëndës në fakultet);
    -*Learning Agreement;
    *Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe
    shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni
    vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që
    do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A
    do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
    KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Saint Louis lëndë të njëjta me ato
    që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju
    njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në
    fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk
    përshtaten në Universitetin e Tiranës.
    Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga
    aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga
    Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë
    mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më
    pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
    Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të universitetit pritës,
    klikoni në adresën:
    https://www.usaintlouis.be/fr/pdf/Erasmus/learning_agreement_in.pdf
    Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të UT, klikoni në adresën:
    https://unitir.edu.al/wpcontent/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx
  • Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Ph.D.:
  • CV + publikime (në gjuhën angleze/frënge);
  • Foto elektronike;
  • Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/frënge);
  • Listë notash doktorature + master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/frënge);
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze/frënge);
    -Application form, sipas linkut:
    https://www2.usaintlouis.be/public/international/2020-2021/registration_form_en-20-21.pdf
    -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht – Toefl, Ielts, Cambridge / Frengjisht – Delf, Dalf/
    Certifikatë nga pedagogu i lëndës në fakultet);
    -*Learning Agreement;
    *Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe
    shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni
    vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që
    do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A
    do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
    KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Saint Louis lëndë të njëjta me ato
    që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju
    njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në
    fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk
    përshtaten në Universitetin e Tiranës.
    Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga
    aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga
    Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë
    mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më
    pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
    Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të universitetit pritës,
    klikoni në adresën:
    https://www.usaintlouis.be/fr/pdf/Erasmus/learning_agreement_in.pdf

  • Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të UT, klikoni në adresën:
    https://unitir.edu.al/wpcontent/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx
    Afati për aplikim: 13 Tetor 2020
    Dokumentet duhen dorëzuar të skanuara në formatin PDF në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.
    Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
    Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Kliko, këtu