logo



Master Profesional “Zgjidhje e konflikteve me ndermjetesim”

Master Profesional “Zgjidhje e konflikteve me ndermjetesim”, Departamenti i Sociologjise, Fakulteti i Shkencave Sociale, UT.Ky master ofron një qasje ndërdisiplinore. Studentët që dëshirojnë të ndjekin këtë program master duhet të kenë përfunduar ciklin Bachelor në një nga disiplinat e mëposhtme:

1. Shkenca shoqërore (Sociologji, Psikologji, Punë sociale, politika sociale, Shkenca politike,etj.)

2. Shkenca juridike

 3. Shkenca humane

4. Shkenca të edukimit

5. Shkenca filologjike (histori, gjuhë letërsi, gazetari, etj.)

6. Shkenca të fushës së ekonomisë

7. Studime në mësuesi etj.

Në qasjen e tij ndaj kandidatëve potencialë ky master do të jetë fleksibël, sepse proceset e ndërmjetësimit dhe menaxhimit të konflikteve dhe mosmarrëveshjeve janë të rëndësishëm për çdo aktor social të angazhuar ne çfarëdolloj sfere. Prandaj dhe në mënyrë më të përgjithshme target i këtij masteri janë të gjithë ata të cilët:

• Duan që të punojnë drejtpërdrejt në fushën e zgjidhjes së konflikteve dhe ndërtimin e paqes dhe duan të rrisin efektivitetin e tyre duke zgjeruar repertorin e tyre të koncepteve, aftësive dhe praktikave.

• Profesionistë të rinj që duan të bëjnë karrierë dhe që dëshirojnë të mësojnë disa aftësi të rëndësishme jetësore sic janë negocimi dhe zgjidhja e konflikteve, të cilat do t’i ndihmojnë të rriten brenda çdo profesioni në të cilin ata do të punojnë. Pasi ky kurs ju adresohet të gjithë atyre që vlerësojnë se aftësitë e mira të komunikimit dhe marrëdhëniet ndërpersonale janë çelësi i suksesit në çdo fushë.

• Profesionistët që kanë nisur një karrierë, të cilët dëshirojnë të rrisin punën që ata kanë bërë ose të bëhen më të përshtatshëm për promovime dhe përparim në karrierë. Aftësitë e negociatave dhe të komunikimit efektiv mund të ndihmojnë këta individë të lidhen dhe ndërveprojnë me të tjerët në mënyrë më të susksesshme edhe aty ku e kanë nisur karrierën.

• Profesionistë që ndryshojnë karrierën, të cilët dëshirojnë të përmirësojnë veten dhe të zhvillojnë aftësi më të efektshme të negociatave dhe zgjidhjes së konflikteve për t’i përdorur në negocimin e rrugës së tyre drejt një karriere të re.