logo



NJOFTIM PËR KUOTAT E LIRA NË PROGRAMET E STUDIMIT NË FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE

Në përfundim të Raundit të III kuotat e lira në programet e studimit në Fakultetin e Shkencave Sociale janë si më poshtë vijon:

Programi studimitNumri i kuotave të lira
Pedagogji – Psikologji 3
Sociologji 8
Shkenca Polititike 12
Filozofi 52
Punë Sociale 6
Administrim dhe Politika Sociale 3

.

Të gjithë maturantët të cilët kanë aplikuar në një nga raundet (raundi 1&2&3) në programet e studimit në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe që aktualisht nuk janë regjistruar në asnjë program studimi, duhet të paraqiten në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale (pranë sekretarisë) për të plotësuar kërkesën për kuotat e lira.

.

Çdo kandidat ka të drejtë të aplikoj vetëm në programet ku ka aplikuar në një nga tre raundet e mëparshme.

.

Kandidatët duhet të kenë me vete në momentin që plotësojnë kërkesën, kartën e identitetit dhe numrin e ID-së së maturës.

.

Kërkesat do të plotësohen nga kandidatët në datat 27/28/29 Tetor pranë mjediseve të Fakultetit të Shkencave Sociale nga ora 08.00 deri në orën 16.00.

.

Më datë 30.10.2020 në ora 16.00 do të shpallet renditja e kandidatëve sipas pikëve për çdo program studimi në mjediset dhe faqen zyrtare të Fakultetit.

.

Regjistrimet e kandidatëve sipas renditjes së shpallur për çdo program, do të bëhen më datë 31.10.2020 nga ora 8.00 deri në orën 16.00.