logo



Njoftim për Fillimin e Procesit Mësimor, Viti i Parë Bachelor.

NJOFTIM

I nderuar student i vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Sociale,

Së pari ju urojmë për zgjedhjen tuaj për tu bërë pjesë e programeve të studimit të FSHS.

Dëshirojmë tu njoftojmë se në kushtet e pandemisë me Covid – 19, mësimi në FSHS për semestrin e parë do të zhvillohet i kombinuar, kjo do të thotë se:

Seminaret do t’i ndiqni në klasë, me distancim social deri 2 m, sipas orarit përkatës që do t’ju dërgohet apo që mund ta shikoni në faqen e FSHS.

Leksionet do të ndiqen online me platformën Microsoft Teams. Leksionet do të jenë sipas orarit përkatës që do t’ju dërgohet apo që mund ta shikoni në faqen zyrtare të FSHS.

Aksesi për të hyrë në klasat online në platformën Microsoft Teams do ju dërgohet nesër ose pasnesër nga zyra e IT pranë FSHS. Ju do të merni fillimisht email-in zyrtar për secilin student si dhe paswordin që secili nga ju do ta ndryshojë individualisht. Kjo adresë do të bëhet aktive në momentin që ju vendosni një pasword të ri me 8 karaktere (Gërma kapitale, gërma të vogla, numra dhe karaktere).

Informacioni praktik për ju i dashur student, mbi mënyrën sesi do vini në FSHS në përputhje me rregullat anti covid – 19 do të jetë sipas këtyre udhëzimeve:

1.Dega Sociologji   

Viti i Parë

Studentët e vitit të parë Sociologji do të vijnë në fakultet ditën e hënë, 2 Nëntor 2020 në ora 08:00 duke u ndarë sipas grupeve në bazë të gërmës së parë të emrit si më poshte:

Studentit që i fillon emri me gërmat A,C,D,E,F,G,I,J do të shkojë në sallën 301 e cila gjendet në katin e katërt në të djathtë të shkallëve kryesore të FSHS, në fund të koridorit.

Studentit që i fillon emri me gërmat K,L,M,N,O,P,R,SH,V,XH  do të shkojë në sallën 310 e cila gjendet në katin e katërt  në të majtë të shkallëve kryesore të FSHS, në fund të koridorit. 

2.Dega Administrim dhe Politiave Sociale  

Viti i Parë

Studentët e vitit të parë Administrim dhe Politika Sociale do të vijnë në fakultet ditën e hënë, datë 2 Nentor 2020 në ora 11:15 duke u ndarë në bazë të gërmës së parë të emrit si më poshtë:

Studentit që i fillon emri me gërmat A,B,D,E,F,I,J,K,L do të shkojë në sallën Aula Magna e cila gjendet në katin e parë  përball derës se jashtme të FSHS.

Studentit që i fillon emri me gërmat M,O,S do të shkojë në sallën 105 e cila gjendet në katin e parë  në të djathtë të shkallëve kryesore të FSHS.

Studentit që i fillon emri me gërmat R,P,XH do të shkojë në sallën 104 e cila gjendet në katin e parë  në të djathtë të shkallëve kryesore të FSHS.

3.Dega Filozofi    

Viti i Parë

Studentët e vitit të parë Filozofi do të vinë në fakultet ditën e hënë, datë 2 Nëntor 2020 në ora 11:15. 

Studentët do të shkojë në sallën 301 e cila gjendet në katin e katërt në të djathtë të shkallëve kryesore të FSHS, në fund të koridorit.

4.Dega Psikologji 

Viti i Parë

Studentët e vitit të parë Psikologji do të vijë në fakultet ditën e hënë, datë 2  Nëntor 2020 në ora 08:00. Ju do të ndaheni në grupe në bazë të gërmes së parë të emrit sipas renditjes më poshtë:

Studentit që i fillon emri me gërmat A, B, C, D do të shkojë në sallën 010. Kjo sallë gjendet në katin e parë, në të majtë të hyrjes së jashtme të FSHS.

Studentit që i fillon emri me gërmat E,F,G do të shkojë në sallën 011 e cila gjendet në katin e parë në të majtë të hyrjes së jashtme të FSHS.

Studentit që i fillon emri me gërmat I,J,K,L,M,R,S,T,V,XH do të shkojë në sallën 219 e cila gjendet në katin e tretë të FSHS në drejtimin majtas nga shkallët kryesore në fund të koridorit.

5.Dega Punë Sociale  

Viti i Parë

Studentët e vitit të parë Punë Sociale do të vijnë në fakultet ditën e hënë, datë 2 Nëntor 2020 në ora 08:00 duke u ndarë sipas grupeve në bazë të gërmes së parë të emrit, si më poshtë:

Studentit që i fillon emri me gërmat A,B,D,E,F,G,H,I,J,K,L,M,N do të shkojë në sallën Aula Magna e cila gjendet në katin e parë  përball derës së jashtëme të FSHS.

Studentit që i fillon emri me gërmat C,O,P,R,S,XH do të shkojë në sallën 105 e cila gjendet në katin e parë  në të djathtë të shkallëve kryesore të FSHS.

6.Dega Shkenca Politike  

Viti i Parë

Studentët e vitit të parë Shkenca Politike do të vijnë në fakultet ditën e hënë, datë 2 Nëntor 2020 në ora 11:15 duke u ndarë sipas gërmës së parë të emrit si më poshtë:

Studentit që i fillon emri me gërmat A,B,D,E,El do të shkojë në sallën 010 e cila gjendet në katin e parë, në të majtë të hyrjes në FSHS, me hyrje nga jashtë FSHS.

Studentit që i fillon emri me gërmat Em,F,G,I,J,K,La do të shkojë në sallën 011 e cila gjendet në katin e parë  në të majtë të hyrjes në FSHS, me hyrje nga jashtë FSHS.

Studentit që i fillon emri me gërmat Le,M,O,R,S,V,XH do të shkojë në sallën 219 e cila gjendet në katin e tretë të FSHS në drejtimin majtas nga shkallët kryesore në fund të koridorit.

KLIKO,KËTU