logo



Njoftim për Fillimin e Procesit Mësimor, Viti i Tretë Bachelor.

NJOFTIM

I nderuar student i vitit të tretë!

Dëshirojmë t’ju njoftojmë se në kushtet e pandemisë me Covid – 19, mësimi në FSHS për javën e parë të semestrin të parë do të zhvillohet online, kjo do të thotë se:

Seminaret do t’i ndiqni në klasë, me distancim social deri 2 m, sipas orarit përkatës që do t’ju dërgohet apo që mund ta shikoni në faqen e FSHS.

Leksionet do të ndiqen online me platformën Microsoft Teams. Leksionet do të jenë sipas orarit përkatës që do t’ju dërgohet apo që mund ta shikoni në faqen zyrtare të FSHS.

I nderuar student i vitit të tretë!

Ju nuk do të paraqiteni fizikisht në fakultet për gjatë javës së parë nga data 2 deri në datën 6 Nëntor dhe leksionet do t’i ndiqni online.

Ndërkohë nga java e dytë e mësimit (9 Nëntor) seminaret do t’i ndiqni në klasë, me distancim social deri 2 m, sipas orarit përkatës që do t’ju dërgohet apo që mund ta shikoni në faqen e FSHS.

Aksesi për të hyrë në klasat online do ju dërgohet nga zyra e IT pranë FSHS. Ju do të merni fillimisht email-in zyrtar për secilin student si dhe paswordin që secili nga ju do ta ndryshojë individualisht. Kjo adresë do të bëhet aktive në momentin që ju vendosni një pasword të ri me 8 karaktere (Gërma kapitale, gërma të vogla, numra dhe karaktere).

Informacioni praktik për ju i dashur student, mbi mënyrën sesi do vini në FSHS në përputhje me rregullat anti covid – 19 do të jetë sipas këtyre udhëzimeve:

Dega Psikologji 

Viti i Tretë

Studentët e vitit të tretë Psikologji do të vijnë në fakultet ditën e merkur, datë 11 Nëntor 2020 në ora 14:15, duke u ndarë sipas grupeve:

Studentët e grupit A do të shkojnë në sallën 010 e cila gjendet në katin e parë, në të majtë të hyrjes së jashtme të FSHS.

Studentët e grupit B do të shkojnë në sallën 011 e cila gjendet në katin e parënëtë majtë të hyrjes së jashtme të FSHS.

Studentët e grupit C do të shkojnë në sallën 219 e cila gjendet në katin e tretë të FSHS në drejtimin majtas nga shkallët kryesore në fund të koridorit.

Ndërkohë kur të vini fizikisht në datën 11 Nëntor do të njiheni dhe me orarin për ditën në vazhdim.

Dega Punë Sociale  

Viti i Tretë

Studentët e vitit të tretë Punë Sociale do të vinë ne fakultet ditën e mërkurë  date 11 Nëntor 2020 në ora 14:15 duke u ndarë sipas grupeve:

Studentët e grupeve A dhe B do të shkojnë në sallën Aula Magna e cila gjendet në katin e parë përball hyrjes së jashtme të FSHS.

Studentët e grupit C qëju fillon emri me gërmat M,N,O,P,R do të shkojnë në sallën 105 e cila gjendet në katin e dytë në të djathtë të shkallëve kryesore të FSHS.

Studentët e tjerë të grupit C që ju fillon emri me gërmat S,V,XH,E,I do të shkojnë në sallën 104 e cila gjendet në katin e dytë në të djathtë të shkallëve kryesore të FSHS.

Ndërkohë kur të vini fizikisht në datën 11 Nëntor do të njiheni dhe me orarin për ditën në vazhdim.

Dega Sociologji   

Viti i Tretë

Studentët e vitit të tretë Sociologji do të vijnë në fakultet ditën e mërkurëdatë11Nëntor 2020 në ora 14:15 duke u ndarë sipas grupeve:

Studentët e grupit A do të shkojnë në sallën 301 e cila gjendet në katin e katërt  në të djathtë të shkallëve kryesore të FSHS, në fund të koridorit.

Studentët e grupit B dhe studentët e grupit C që u fillon emri me gërmat M,N,O do të shkojnë në sallën 310 e cila gjendet në katin e katërt në të majtë të shkallëve kryesore të FSHS, në fund të koridorit.

Studentët e tjerë të grupit C që ju fillon emri me gërmat R,S,SH,V,XH,B,E do të shkojnë në sallën 205 e cila gjendet në katin e tretë në të djathtë të shkallëve kryesore të FSHS.

Ndërkohë kur të vini fizikisht në datën 11 Nëntor do të njiheni dhe me orarin për ditën në vazhdim.

Dega Shkenca Poltike  

Viti i Tretë

Studentët e vitit të tretë Shkenca Politike do të vijnë në fakultet ditën e mërkurë date 11 Nëntor 2020 në ora 11:15 duke u ndarë sipas grupeve:

Studentët e grupit A do të shkojnë në sallën 010 e cila gjendet në katin e parë, në të majtë të hyrjes së jashtme të FSHS.

Studentët e grupit B do të shkojnë në sallën 011 e cila gjendet në katin e parë në të majtë të hyrjes së jashtme të FSHS.

Studentët e grupit C do të shkojnë në sallën 219 e cila gjendet në katin e tretë të FSHS në drejtimin majtas nga shkallët kryesore në fund të koridorit.

Ndërkohë kur të vini fizikisht në datën 11 Nëntor do të njiheni dhe me orarin për ditën në vazhdim.

Dega Administrim dhe Politika Sociale  

Viti i Tretë

Studentët e vitit të tretë Administrim dhe Politika Sociale do të vijnë në fakultet ditën e mërkurë, date 11 Nëntor 2020 në ora 11:15 duke u ndarë sipas grupeve:

Studentët e grupeve A dhe B do të shkojnë në sallën Aula Magna e cila gjendet në katin e parëpërball hyrjes së jashtme të FSHS.

Studentët e grupit C që ju fillon emri me gërmat M,N,O,P,R do të shkojnë në sallën 105 e cila gjendet në katin e dytë në të djathtë të shkallëve kryesore të FSHS.

Studentët e grupit C që i fillon emri me gërmat S,U,V,XH,L do të shkojnë në sallën 104 e cila gjendet në katin e dytë në të djathtë të shkallëve kryesore të FSHS.

Ndërkohë kur të vini fizikisht në datën 11 Nëntor do të njiheni dhe me orarin për ditën në vazhdim.

Dega Filozofi     

Viti i Tretë

Studentët e vitit të tretë dega Filozofi do të vijnë në fakultet ditën e mërkurë, date 11 Nëntor 2020 në ora 11:15 duke u ndarë sipas grupeve: 

Studentët e grupit A do të shkojnë në sallën 301 e cila gjendet në katin e katërt në të djathtë të shkallëve kryesore të FSHS, në fund të koridorit.

Studentët e grupit B dhe studentët e grupit C që ju fillon emri me gërmat M,N,R do të shkojnë në sallën 310 e cila gjendet në katin e katërt në të majtë të shkallëve kryesore të FSHS, në fund të koridorit.

Studentët e grupit C që i fillon emri me gërmat S,SH,T,XH,I,D do të shkojnë në sallën 307 e cila gjendet në katin e katërt  në të djathte të shkallëve kryesore të FSHS.

Ndërkohë kur të vini fizikisht në datën 11 Nëntor do të njiheni dhe me orarin për ditën në vazhdim.

KLIKO, KËTU