logo



NJOFTIM – PËR KRITERET PËR PËRJASHTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT DHE PËR PERFITIMIN E BURSAVE NË PROGRAMIN E CIKLIT TË PARË, BACHELOR ME KOHË TË PLOTË PËR VITIN AKADEMIK 2020- 2021

Bazuar në V.K.M Nr. 40, datë 23.01.2019 dhe V.K.M Nr. 251, datë 27.03.2020 të Këshillit të Ministrave “ Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, të ndryshuar , dhe V.K.M Nr. 39, datë 23.01.2020 “ Për disa ndryshime vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të këshillit ministrave, “për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi fushat prioritare dhe studentët në nevojë”,të ndryshuar, njoftohen të gjithë studentët e FSHS-së të programit të ciklit të parë bachelor , se ka filluar procedura për dorëzimin e dokumentave për përjashtimin nga tarifa e shkollimit dhe ose per përfitimin e bursave  për  vitin akademik 2020-2021.

DOKUMENTACIONI MUND DORËZOHET:

  1. Ose dorazi pranë zyrës së financës, nga e  hëna deri premte ora 12.00- 14.00
  2. Ose me postë në adresën :  “Fakutleti i Shkencave Sociale, Bulevardi “ Gjergj Fishta”, Tiranë

AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT

NGA 17 NENTOR 2020 – 04 DHJETOR 2020

Për studentët që aplikojnë nëpërmjet rrugës postare:

  1. Duhet që dokumentacioni të këtë ardhur në Fakultet brenda datës 04 Dhjetor 2020 që është afati përfundimtar.
  2. Duhet që pëvec dokumentacionit të kërkuar të bashkëngjitin edhe një kërkesë me shkrim në të cilën të specifikohet për cfarë aplikojnë bursë dhe ose përjashtim nga tarifa.

Sqarojmë se në rastin kur studentët janë përfitues edhe të bursës edhe të përjashtimit nga tarifa e shkollimit mjaftojnë të dorëzojnë vetëm një palë dokumenta origjinale( nuk është e nevojshme të paraqiten dy palë dokumenta)

.

Per dokumentacionin që dorëzohet klikoni në linkun DOKUMENTACIONI