logo



NJOFTIM – PËR KRITERET PËR PËRJASHTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT DHE PËR PERFITIMIN E BURSAVE NË PROGRAMIN E CIKLIT TË PARË, BACHELOR ME KOHË TË PLOTË PËR VITIN AKADEMIK 2020- 2021

Njoftohen të gjithë studentët që kanë plotësuar dokumentacionin për përfitim të bursës apo përjashtim nga tarifa e shkollimit se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, dokumentacioni dorëzohet vetëm nëpërmjet postës në adresën

“Fakutleti i Shkencave Sociale, Bulevardi “ Gjergj Fishta”, Tiranë

AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT

NGA 17 NENTOR 2020 – 04 DHJETOR 2020

.

Për studentët që aplikojnë nëpërmjet rrugës postare:

  1. duhet që dokumentacioni të këtë ardhur në Fakultet brenda datës 04 Dhjetor 2020 që është afati përfundimtar.
  2. Duhet që pëvec dokumentacionit të kërkuar të bashkëngjitin edhe një kërkesë me shkrim në të cilën të specifikohet për cfarë aplikojnë bursë dhe ose përjashtim nga tarifa.

Sqarojmë se në rastin kur studentët janë përfitues edhe të bursës edhe të përjashtimit nga tarifa e shkollimit mjaftojnë të dorëzojnë vetëm një palë dokumenta origjinale ( nuk është e nevojshme të paraqiten dy palë dokumenta)

.

Per dokumentacionin që dorëzohet klikoni në linkun DOKUMENTACIONI

.

Për formatin e kërkesës klikoni në linkun KËRKESA