logo



Projekti T@SK – “Drejt rritjes së ndërgjegjësimit, përgjegjësisë dhe cilësisë së përbashkët në Punën Sociale”

Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës ka kënaqësinë tju ftojë në konferencën përmbyllëse:

UNIVERSITETI DHE SHOQËRIA – TË NDËRTOSH URA BASHKËPUNIMI
“Projekti T@sk, arritje dhe mundësi të së ardhmes për punën sociale”

Projekti T@SK – “Drejt rritjes së ndërgjegjësimit, përgjegjësisë dhe cilësisë së përbashkët në Punën Sociale” është një projekt i financuar nga programi ERASMUS +, –  Ndërtimi i kapaciteteve të Bashkimit Evropian.

Ky projekt synon të forcojë dhe modernizojë ofrimin e Shërbimeve Sociale në Shqipëri duke fuqizuar sistemin e arsimit të lartë shqiptar.

Projekti T@sk përfshin të gjitha Universitetet shqiptare publike që ofrojnë një diplomë Bachelor ose Master në Punë Sociale në Shqipëri (Universiteti i Shkodrës, Tiranës dhe Elbasanit). Projekti T@sk mbështetet në ekspertizën afatgjatë të Universitetit të Firences, Universitetit Complutense të Madridit, Instituto Universitário të Lisbonës dhe Ordine degli Assistenti Sociali të Rajonit të Toskanës në Itali.

Konferenca përmbyllëse e këtij projekti do të zhvillohet online më datë
3 Dhjetor 2020, e enjte, 9.00 – 16.30.

Ju lutem klikoni linkun më poshtë për t’u rregjistruar për të qenë pjesë e konferencës.

www.finalconferencetaskproject.al

Me respekt

Stafi organizues
Email: info@finalconferencetaskproject.al

 

Agjenda Konferenca Permbyllese –> Kliko ketu

Ftesa –>Kliko ketu