logo



Njoftim

Në kuadër të projektit CleanScore, AADF finalizoi financimin e një nismë të re nëpërmjet  marrëveshjes së abonimit në JSTOR për Universitetin e Tiranës.

JSTOR u krijua në 1994 nga William G. Bowen për t’i ardhur në ndihmë bibliotekave dhe botuesve akademikë të kthenin punimet e tyre nga letra në format digjitale dhe për t’i ruajtur ato për brezat e ardhshëm.

Kjo platformë digjitale i jep mundësinë stafit akademik dhe studentëve të hulumtojnë në shumë fusha studimore dhe iu ofron një qasje në miliona artikuj, revista shkencore, libra referimi në disiplina si: art, shkencë, shkenca humane, biznes dhe teknologji, zhvillim i qëndrueshëm, trashëgimi kulturore, ekologji dhe botanikë, etj.

JSTOR është një platformë e thjeshtë në përdorim e do të ndihmojë në:

  •  kërkime shkencore
  •  përmirësimin e kurrikulave mësimore
  • mundësinë e pjesëmarrjes në konferenca e konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare

Për të hyrë në JSTOR:

1.       Brenda rrjetit të brendshëm të fakultetit (në ambientet e fakultetit)

Ø  lidhuni me wifi-n /internetin e fakultetit.

Ø  Vizitoni https://www.jstor.org

2.       Jashtë rrjetit të brendshëm të fakultetit (jashtë ambienteve të fakultetit)

Ø  Instaloni Mozilla Firefox

Ø  Hyni në llogarinë tuaj Office 365 të krijuar nga UT

Ø  Hapni me Mozilla Firefox adresën https://unitiredu.sharepoint.com/sites/BibliotekaOnline

Ø  Në faqen BibliotekaOnline klikoni linkun e JSTOR – https://www.jstor.org

Manual_JSTOR