- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Fakulteti i Shkencave Sociale / Universiteti i Tiranës në partneritet me UNICEF- Shqipëri në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë që punojnë në fushën e shërbimeve social edhe e studentëve dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale” gjate muajit Shkurt 2021, do te organizoje trajnime online me profesionistë të fushës së mbrojtjes sociale dhe kujdesit shoqëror.
Temat e trajnimeve janë përzgjedhur pas një procesi vlerësimi nevojash të punonjësve socialë, që punojnë në këto fusha, si dhe të ofruesve të shërbimeve sociale. Temat e trajnimeve do të jenë: Vlerësimi i nevojave, Konsumimi profesional, Roli i punonjësit social në emergjenca, Supervizimi në shërbimet sociale, Si të shkruajmë një abstrakt për konferenca. Trajnimet do te kryhen nga eksperte të njohur të fushave specifike dhe do të jenë një mundësi për të përditësuar njohuritë dhe aftësitë në çështjet që do trajtohen si dhe për të diskutuar për problemet dhe nevojat e reja të hasura gjatë profesionit, sidomos në këto kohë sfiduese për shërbimet sociale.
.
4, 5 Shkurt 2021, ora 13.30-16.30
Vleresimi i nevojave, Trajnere Prof.Asoc.Dr. Eliona Kulluri
.
5, 8 Shkurt 2021, ora 13.30-16.30
Konsumimi profesional dhe kujdesi për veten i punonjësve socialë: Roli i punonjësit social në procesin e konsumimit profesional, njohuritë e nevojshme për të diagnostifikuar simptomat e konsumimit profesional, Trajnere Dr.Erika Bejko
.
Një kalendar i plotë i trajnimeve do të postohet së shpejti!
.
#LNB