logo



Departamenti i Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale prezantoi Platformen online www.sociale.al.

Platforma do te sherbeje për ndarjen e informacionit dhe praktikave të mira në fushën e politikave të mbrojtjes sociale dhe punës sociale. Platforma do te mundesoje rritjen e kapaciteteve te punonjësve sociale dhe studenteve ne kete program nepermjet aktiviteteve online si trajnime, supervizime, webbinare, grupe online ne fusha specifike te praktikes se punes sociale, etj.Në fjalën e tij përshëndetëse, Përfaqësuesi i #UNICEFAlbania Dr. Roberto De Bernardi tha:”UNICEF ka investuar shumë burime dhe përpjekje në reformimin e punës sociale, në prezantimin e një modeli të ri të punonjësit social, i cili, nuk është thjesht një administrator, që vlerëson rastet dhe plotëson një formular, por është një person që menaxhon situatat derisa fëmija dhe familja t’ia dalin. Kjo e bën këtë profesion të vështirë, por të vërtetë dhe që kërkon arsimim të vazhdueshëm profesional. Për këtë arsye, UNICEF ka punuar këto vitet e fundit, ngushtë në partneritet me #UniversitetiTiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, duke synuar të kontribuojë në forcimin e fuqisë punëtore të mbrojtjes sociale, përmes programeve te kurrikulave për punonjësit socialë”Platforma eshte jo vetem nje biblioteke burimore por edhe nje hapesire aktive ku punonjesit sociale gjejne dhe konsultohen me njeri-tjetrin per raste apo sfida te profesionit. Platforma është ndërtuar në kuadër të programit “Rritja e kapaciteteve të punonjësve sociale që punojnë në fushën e shërbimeve sociale dhe e studentëve dhe përmirësimi edukimit të Punës Sociale” zbatuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale

#LeaveNoOneBehind

#JSDG

#UNAlbania