logo



NJOFTIM – “PËR MIRATIMIN E DATËS 14 MAJ 2021 SI DITË PUSHIMI DHE ZËVENDËSIMIN E SAJ NË NJË DITË TJETËR”

URDHËR I BRENDSHËM

 

“PËR MIRATIMIN E DATËS 14 MAJ 2021 SI DITË PUSHIMI DHE ZËVENDËSIMIN E SAJ NË NJË DITË TJETËR”

 

Bazuar në ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar; në nenin 39 të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, si dhe në mbështetje të kërkesave verbale të ardhura nga disa njësi kryesore të UT-së,

URDHËROJ:

  1. Data 14 Maj 2021, do të jetë ditë pushimi në të gjitha njësitë përbërëse të UT-së. Zëvendësimi i kësaj dite pune, do të bëhet në një datë tjetër. Zhvillimi i procesit mësimor duhet të vijojë normalisht.
  2. Ky Urdhër përcillet për zbatim në të gjitha njësitë përbërëse të UT-së dhe publikohet në faqen online të Universitetit të Tiranës dhe të të gjitha njësive përbërëse të tij.
  3. Urdhri hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Kliko, këtu