logo



Njoftim – Mbi platformën innovative të krijuar nga projekti “Graduates Advancement and Development capacities in Albania” – GRADUA

Projekti “Graduates Advancement and Development of University capacities in Albania”, – GRADUA, ku Universiteti I Tiranës është partner, ka synuar të krijojë në Shqipëri një platformë inovative, të bazuar në IT për ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin në mbështetje të politikëbërjes dhe reformës së arsimit të lartë si edhe të krijojë sinergji konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës përmes sigurimit të një mjeti unifikues në dispozicion për të dy përfituesit për vlerësimin e të diplomuarve dhe performancën e sistemit arsimor dhe sigurimin e mjeteve innovative të rekrutimit.

 

Platforma në të cilën të gjithë studentët e diplomuar në Bachelor dhe Master mund të regjistrohen dhe të gjejnë mundësinë e duhur për t’u lidhur me të gjitha bizneset në vend , ka të regjistruar rreth 70 biznese, të cilat janë të interesuara në rekrutimin e punonjësve të tyre të ardhshëm nga studentë të diplomuar në UT si edhe mund të gjenden hapësira të shumta lidhur me kryerjen e praktikave profesionale që është hapi I parë I studentëve drejt punësimit.

 

Lutemi, të përdoren rrugët e shkëmbimit të informacionit me studentët për t’I informuar mbi këtë mundësi në linku-un: https://gradua.rash.al