logo



Hapet thirrja për aplikime për bursa trajnimi në Universitetin e Ekonomisë në Varna, Bullgari, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për semstrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin ndihmës akademik me karakter administrative me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Ekonomisë në Varna, Bullgari.

Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi dhe I skanuar Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në adresën  e-mail iro@unitir.edu.al.

Bashkëngjitur gjeni informacione të mëtejshme në lidhje me procedurën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm.

 Të përcillet informacioni në strukturat e fakultetit tuaj, si edhe të publikohet informacioni bashkëngjitur në website-in e fakultetit tuaj.

 

Kliko, këtu