- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Ne daten 28 Qershor, Dekani i FSHS-së Prof. Dr. Edmond Rapti priti ne takim Dr. Amerigo Fusco dhe Dr. Vasenka Rangu. Në takim morën pjesë Zv. Dekanët Prof.Asoc.Rudina Rama dhe Dr. Edi Lame dhe Koordinatorja e Programit të Masterit Shkencor “Shërbimet Sociale në Drejtësinë Penale”, Prof. Asoc. Marinela Sota.
Takimi u zhvillua ne kuader te vazhdimit te bashkepunimit pas mbajtjes se disa leksioneve për studentët e programit bachelor dhe Master gjatë muajit Maj-Qershor 3021.
Ne fund te bisedës, u ra dakord për një plan të përbashkët për pjesëmarrje në aktivitete te përbashkëta në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Dr. Amerigo Fusco mbajti ne datat 29 Maj dhe 5 Qershor leksion me studentet e Masterit te Shkencave “Sherbimet Sociale ne Drejtesine Penale”, viti I-re dhe II-te. Ne leksion moren pjese edhe studentet e vitit te II-te te programit Bachelor ne Pune Sociale, ne kuader te lendes Puna Sociale ne Drejtesi.
Leksioni 1 u perqendrua ne ceshtjet e krimit te organizuar ne Itali dhe reagimet e shtetit Italian ne aspektin ligjor dhe te sistemit te drejtesise.
Leksioni 2 trajtoi legjislacionin penitenciar dhe zhvillimin e tij ne vite. Ne kete leksion u prezantua struktura e nje institucioni penitenciar, organizimi dhe funksionet. U prezantuan gjithashtu edhe shembuj te projekteve per integrimin e te denuarve.
Nje nga ceshtjet qe ngjalli shume interes te studentët ishte tema e terrorizmit fetar dhe fenomeni i radikalizmit te dhunshem.
Bashkepunimi me Dr.Amerigo Fusco u lehtesua nga Dr.ssa Vasenka Rangu. Zhvillimi i leksioneve me studentet u asistua nga Dr. Femi Sufaj, pedagog i jashtem prane DPPS/UT.