logo



Njoftim – Mbi regjistrimet dhe periudhën e provimeve të mbartura dhe përmirësime në sezonin e vjeshtës – Master Profesional

NJOFTIM

 

 

Dekanati i Fakultetit të Shkencave Sociale vendosi:

 

Për studentët e programit Master Profesional:

 

Mbrojtja e diplomës e sezonit të verës, për të gjithë studentët e programit Master Profesional të vitit akademik 2020-2021 që kanë shlyer të gjitha detyrimet lëndore, është në datën 10.09.2021.

 

Periudha e regjistrimit për sezonin e vjeshtës për të gjithë studentët e programit Master Profesional të regjistruar në vitet akademike 2019-2020 dhe 2020-2021, që kanë provime të mbartura është 23.08.2021-05.09.2021.

 

Regjistrimi do të kryhet në dy mënyra:

  • Online (nëpërmjet formularit që do të publikohet në datën 08.2021 në faqen zyrtare të fakultetit)
  • Prezent duke u paraqitur në Sekretarinë Mësimore të Fakultetit të Shkencave Sociale.

 

Periudha e provimeve do të jetë 13 – 17 Shtator 2021.

 

Studentët e programit Master Profesional kanë të drejtë të japin provimet e mbartura dhe të përmirësojnë deri në dy lëndë.

 

Data e diplomimit është 30.09.2021.

 

Të gjithë studentët e regjistruar në programet Master Profesional përpara vitit akademik 2015-2016 kanë të drejtë të regjistrohen për provimet e mbartura vetëm pranë Sekretarisë Mësimore.