logo



NJOFTIMI PER STUDENTET E CIKLIT TE PARE BACHELOR PER PERFITIM BURSE DHE OSE PERJASHTIM NGA TAFIA E SHKOLLIMIT. (Financa FSHS)

NJOFTIM

 

PËR  KRITERET PËR PËRJASHTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT DHE PËR PERFITIMIN E BURSAVE  NË PROGRAMIN E CIKLIT TË PARË, BACHELOR ME KOHË TË PLOTË PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022

Bazuar në V.K.M Nr. 40, datë 23.01.2019 dhe V.K.M Nr. 251, datë 27.03.2020 të Këshillit të Ministrave “ Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, të ndryshuar , dhe V.K.M Nr. 39, datë 23.01.2020 “ Për disa ndryshime vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të këshillit ministrave, “për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, të ndryshuar, njoftohen të gjithë studentët e FSHS-së të programit të ciklit të parë bachelor , se ka filluar procedura për dorëzimin e dokumentave për përjashtimin nga tarifa e shkollimit dhe ose per përfitimin e bursave  për  vitin akademik 2021-2022.

 

 

DOKUMENTACIONI DORËZOHET: 

Vetëm  nëpërmjet postës në adresën :

“Fakutleti i Shkencave Sociale, Bulevardi “ Gjergj Fishta”, Tiranë

 

AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT 

NGA 20 TETOR 2021 – 12 NËNTOR 2021

 

  • Studentët aplikues duhet të kenë kujdes që dokumentacioni i tyre të ketë ardhur në Fakultet nga posta brenda datës 12 Nëntor 2021 që është afati përfundimtar i aplikimit.
  • Duhet që pëvec dokumentacionit të kërkuar të bashkëngjitin edhe një kërkesë me shkrim në të cilën të specifikohet për cfarë aplikojnë bursë dhe ose përjashtim nga tarifa

Sqarojmë se në rastin kur studentët janë përfitues edhe të bursës edhe të përjashtimit nga tarifa e shkollimit mjaftojnë të dorëzojnë vetëm një palë dokumenta origjinale( nuk është e nevojshme të paraqiten dy palë dokumenta)

 

Për dokumentacionin që dorëzohet klikoni në  linkun Dokumentacioni

Për kërkesën për aplikim  klikoni në  linkun Kërkesa