logo



Njoftim për Masterin Profesional “Pedagogji e Specializuar Sociale”

Njoftim për Masterin Profesional “Pedagogji e Specializuar Sociale”

 

VENDIM Nr. 34

Tiranë, 15.11.2021

 

Në përfundim të raundit të pestë të regjistrimeve në programin Master Profesional “Pedagogji e Specializuar Sociale” janë plotësuar të kuotat.

Dekani FSHS, rialokoi dhe 40 kuota të tjera në programin “Pedagogji e Specializuar Sociale”, bazuar në kapacitetet e FSHS.

Në raundin e gjashtë të regjistrimeve nga data 17 deri në 19 Nëntor kanë të drejtë të regjistrohen kandidatët:

a. kandidatët që kanë bërë kërkesa se kishin qënë shpallur fitues në raundet e mëparshme, por për arsye arsye të ndryshme nuk janë regjistruar.

b. kandidatët me numër rendor nga 148 deri te numri rendor 190.

Orari regjistrimeve nga ora 09:00 deri në orën 15:00.