logo



NJOFTIM PËR KRITERET PËR PËRJASHTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT DHE PËR PERFITIMIN E BURSAVE NË PROGRAMIN E CIKLIT TË PARË, BACHELOR ME KOHË TË PLOTË PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022.(Financa FSHS)

NJOFTIM

 

PËR  KRITERET PËR PËRJASHTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT DHE PËR PERFITIMIN E BURSAVE  NË PROGRAMIN E CIKLIT TË PARË, BACHELOR ME KOHË TË PLOTË PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022

 

Njoftohen të gjithë studentët e FSHS-së të programit të ciklit të parë bachelor , se është hapur afat shtesë për dorëzimin e dokumentacioneve  për përjashtimin nga tarifa e shkollimit dhe ose per përfitimin e bursave  për  vitin akademik 2021-2022, për të gjithë ata studentë të cilët nuk kanë mundur të dorëzojnë dokumentat në afatin e mëparshëm.

 

DOKUMENTACIONI DORËZOHET:

 

Vetëm  nëpërmjet postës në adresën :

“Fakutleti i Shkencave Sociale, Bulevardi “ Gjergj Fishta”, Tiranë

 

AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT

 

NGA 24 NËNTOR 2021 – 03 DHJETOR 2021

  • Studentët aplikues duhet të kenë kujdes që dokumentacioni i tyre të ketë ardhur në Fakultet nga posta brenda datës 03 Dhjetor 2021 që është afati përfundimtar i aplikimit.
  • Duhet që pëvec dokumentacionit të kërkuar të bashkëngjitin edhe një kërkesë me shkrim në të cilën të specifikohet për cfarë aplikojnë bursë dhe ose përjashtim nga tarifa

Sqarojmë se në rastin kur studentët janë përfitues edhe të bursës edhe të përjashtimit nga tarifa e shkollimit mjaftojnë të dorëzojnë vetëm një palë dokumenta origjinale( nuk është e nevojshme të paraqiten dy palë dokumenta)

 

Për dokumentacionin që dorëzohet klikoni në linkun Dokumentacioni

Për kërkesën për aplikim  klikoni në linkun Kërkesa