- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Sot, në ambjentet e Sallës “Augla Magna” të Fakultetit të Shkencave Sociale, u zhvillua Seminari Shkencor “ Universiteti i Tiranës, E-Universiteti dhe Etika digjitale”.
Pandemia Globale përreth 2 vite, përvoja e auditorit akademik online, risitë, arritjet dhe problematikat e tij, nxorrën në plan të parë nevojën e konceptimit strukturor më funksional të E-Universitetit si pjesë e vetë Universitetit të Tiranës dhe Etikës Digjitale si një normë institucionale.
Moderatorja, Dr. Majlinda Keta nënvizoi se “UT në kuadër të përdorimit të treguesve kyç të performancës universitare, përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit në erën digjitale e cilëson njërin prej tyre. Ky tregues duhet të përdoret më efektivisht për të kuptuar se si njësitë kryesore të universitetit(fakultetet), kurrikula dhe programet universitare, njësitë bazë(departamentet), kurset e zgjedhura nga studentët, administrimi dhe orientimi i investimeve po progresojnë drejt këtij qëllimi”.
Rektori i UT, Prof. Dr Artan Hoxha theksoi nevojën që ka universiteti në këto ide, debate shkencore, procese angazhuese sipas përgjegjësive, pa harruar strukturat monitoruese dhe kërkimore duke mundësuar që të kthehen në një filozofi bashkëkohore të edukimit në mjediset akademike me studentë, pedagogë, partnerë dhe bashkëpunëtorët tanë.
Në këtë prag të 65 vjetorit të Universitetit të Tiranës, si institucioni universitar më i madh në vend dhe hapsirën shqipfolëse, ndjehem mirë që FSHS MERR inisiativën për të nisur një tryezë idesh shkencore, debat shkencor me përfaqësues nga të gjithë fakultetet e UT dhe partnerët tanë për këtë qëllim mbi nevojën e NORMIMIT INSTITUCIONAL ndaj Etikës Digjitale përkundrejt E-Universitetit. Unë gjithmonë do të jem mbështetësi juaj me qëllim që suksesshëm ne ta përfshijmë këtë standard si pjesë e performancës dhe suksesit tonë në proceset akredituese dhe ndërkombëtarizuese ku jemi përfshirë. Ju, njësitë kryesore të UT, jeni në fazën e hartimit të buxheteve, ju lutem konsiderojeni këtë standard si pjesën tuaj”, vijoi Rektori Hoxha.
Dekani i FSHS, Prof. Dr Edmond Rapti u shpreh se: “Fakulteti vjen nga eksperienca të kërkimeve dhe studimeve në fusha të përafërta me këtë qëllim, vlerësim të eksperiencave të auditorit online nga këndvështrimi filozofik, social, pedagogjik dhe psikologjik por edhe atij të analizës së politikave, kjo e dëshmuar në Konferenca Ndërkombëtare dhe Kombëtare me pjesmarrje të disa anëtarëve të stafit akademik dhe në bashkëpunim më institucione partnere. Ky përfaqësim dinjitoz duhet të vijojë të mbështetet nga projekte në vijim dhe nga fonde nga administrimi. Por kyçi mbeten programimet tuaja buxhetore”.
Administratori i UT, z. Skerdi Dafa theksoi vlerësimin për stafin akademik dhe frymën e bashkëpunimit me administratën për eksperiencën e mësimit online apo zgjedhjet në UT duke nënvizuar se administrimi do të jetë respektuesi i strategjive tuaja zhvilluese akademike sikurse i shtimit të partnerëve dhe donatorëve me projekte me qëllim që përformimi digjital i UT të përfaqësojë realisht suksesin në 65 vite të UT.
Drejtori i Kurrikulës pranë UT, Prof. Asoc Çlirim Duro shprehu një refleksion mbi përvojën dhe analizën e auditorit online në këndvështrimin edhe të Etikës Digjitale në UT. Ai shprehu gadishmërinë për ta përfshirë këtë standard si pjesë e kurrikulës edhe në Qendrën e Trajnimeve që është ngritur pranë UT.
Drejtori i IT në UT, z. Gerald Koçi pasi shpjegoi progresin në proceset digjitalizuese shprehu edhe progresin e bërë në paketën mbështetëse ligjore dhe teknologjike sikurse edhe në mundësitë trajnuese për pedagogë, studentë e staf administrativ.
Zëvëndësdekanët nga të gjithë fakultetet shprehën mbështetjen për nevojën e fillimit të një projekti në nivel universiteti me qëllim normimin e çdo elementi të ditës sonë akademike dhe prodhimit të sjelljes etike përkundrejt progresimit të shërbimit dhe mjedisit digjital akademik nga studentët, pedagogët dhe stafet administrative.
Përgjegjësi i Departamentit të Informatikës pranë FSHN, Prof. Asoc. Dr Endri Xhina, shprehu gadishmërinë e tij institucionale për t’u përfshirë në një inisiativë të tillë edhe për faktin e qënies së departamentit që drejton në partneritete me Universitete të BE sikurse dhe përvojat e deritanishme. Z. Xhina qartësoi se ky standard do mbështetur nga disa struktura dhe paketa ekspertize duke filluar nga legjislacioni deri tek kurrikula.
Përfaqësuesi i senatorëve, përfaqësues i studentëve Edrjon Ibro, ndërsa përgëzoi stafet e akademikëve për përvojën e mësimit online tërhoqi vëmendjen për shpejtësinë me të cilën shërbehet për dokumentacionin nga administrate. Rektori i UT sqaroi se edhe pak na ndajnë nga rifillimi i shërbimit online për çdo lloj dokumenti për studentët nga universiteti.
I ftuari, Z. Geron Kamberi, Drejtor i Qendrës së Shkollës së Drejtuesve të IAPU, mbështetur nga AADF dhe MAS, theksoi ndikimin e madh që arsimi vetë ka mbi shoqërinë shqiptare në kuadër të digjitalizimit dhe etikës digjitale. Ai kërkoi që UT mund ta fokusojë vijimin e transformimit të tij për vete dhe ndaj gjithe kontributit në sistemin arsimor, përfshirë edhe shkollën e drejtuesve. Z. Kamberi hodhi idetë e tij konkrete se si e shikonte këtë inisiativë lidhur me procest digjitalizuese universitare, etikën digjitale, E-Universitetin apo përfshirjen në inovacion.
Debate pati mes pjesmarrësve për normimin etik në komunikimet online, cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve, shpejtësinë me të cilën stafet akademike duhet të reflektojnë ndaj inovacionit dhe digjitalizimit, nevojës për pajisjen e stafeve me pajisje digjitale, personale apo në nivel fakulteti, rimendimin e buxheteve pro inisiativave të tilla sikurse edhe për mundësitë e përfshirjes në projekte me partnerë të hapsirës europiane dhe më gjërë.
Moderatotja e aktivitetit, Dr. Keta bëri konkluzionet e Seminarit dhe u la detyrë që grupi i punës, nga pjesëmarrësit në Seminar, do të prodhojë një dokument ku do t’i drejtohet gjithë hapsirës së UT për të bashkëkontribuar në këtë standard të performacës universitare.