logo



Njoftim për afat shtesë për aplikin për bursë dhe ose reduktim/ përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit 2021- 2022.(Financa FSHS)

NJOFTIM

 

PËR  AFAT SHTESË PËR APLIKIN PËR BURSË DHE OSE REDUKTIM/ PËRJASHTIM NGA TARIFA VJETORE E SHKOLLIMIT 2021 – 2022.

 

Njoftohen të gjithë studentët e FSHS-së se është hapur afat shtesë për dorëzimin e dokumentacioneve  për përjashtimin/reduktimin nga tarifa e shkollimit dhe ose per përfitimin e bursave  për  vitin akademik 2021-2022, për të gjithë ata studentë të cilët nuk kanë mundur të dorëzojnë dokumentat në afatin e mëparshëm.

 

DOKUMENTACIONI DORËZOHET:

 

Vetëm  nëpërmjet postës në adresën :

“Fakutleti i Shkencave Sociale, Bulevardi “ Gjergj Fishta”, Tiranë

 

AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT

 

NGA 17- 21 JANAR 2022

  • Studentët aplikues duhet të kenë kujdes që dokumentacioni i tyre të ketë ardhur në Fakultet nga posta brenda datës 21 Janar 2022 që është afati përfundimtar i aplikimit për vitin akademik 2021- 2022.
  • Duhet që pëvec dokumentacionit të kërkuar të bashkëngjitin edhe një kërkesë me shkrim në të cilën të specifikohet për cfarë aplikojnë bursë dhe ose përjashtim nga tarifa

 

Sqarojmë se në rastin kur studentët janë përfitues edhe të bursës edhe të përjashtimit nga tarifa e shkollimit mjaftojnë të dorëzojnë vetëm një palë dokumenta origjinale( nuk është e nevojshme të paraqiten dy palë dokumenta).

 .

Për dokumentacionin që dorëzohet klikoni në linkun

Dokumentacioni Bachelor

Dokumentacioni Master

.

Për kërkesën për aplikim  klikoni në linkun

Kërkesa Bachelor

Kërkesa Master