- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Departamenti i Sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës Ju fton të merrni pjesë me kontributet tuaja kërkimore-shkencore në Konferencën Shkencore Kombëtare
“Ristrukturimi i shoqërisë nën trysninë e pandemisë”
Departamenti i Sociologjisë është i angazhuar vazhdimisht në studimin e çështjeve më të rëndësishme që preokupojnë shoqërinë shqiptare. Në vijim të kësaj tradite të konsoliduar nëpërmjet punimeve studimore të kësaj konference Departamenti i Sociologjisë synon të trajtojë problematikat komplekse që shkaktoi pandemia e Covid-19 në dimensione të ndryshme të zhvillimit shoqëror në fillim të dhjetëvjeçarit të tretë të shekullit të XXI-të.