- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Sot, ne date 31 Mars 2022, Fakulteti i Shkencave Sociale (FShS), Terre des hommes Shqipëri (Tdh) dhe Departamenti i Politikave dhe Punës Sociale (#DPPS) zhvillojne aktivitetin “Bashkëndërtimi i një bote eko-sociale, duke mos lënë askënd jashtë” në kuadër të muajit ndërkombëtar të Punës Sociale.
Muaji Mars eshte muaji nderkombetar i Punes Sociale dhe festohet në mbarë botën. Ky muaj sherben per te theksuar forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet profesionistëve, institucioneve, organizatave dhe shoqërisë, për të garantuar drejtësinë sociale dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Ne aktivitet marrin pjese dhe pershendesin: Zv.Dekane Prof.Asoc. Rudina Rama, Znj. Enkeledja Kallciu Drejtore Kombetare e TdH, Zv.Ministrja e MSHMS Znj. Denada Dibra dhe Kryetari i Urdhrit te Punonjesit Social Z. Mirgit Vataj.Aktiviteti moderohet nga Prof. Eliona Kulluri, Drejtuese e Departamenit te Punes dhe Politikes Sociale.
Aktiviteti ka te ftuar si foles kryesore kater profesore, Prof. Jorge Ferrera dhe Prof. Paolo Alvarez nga universiteti ISCTE-Portugali, Prof. Izela Tahsini nga Universiteti i Tiranes dhe Phd. Elizabeth Daniels nga Universiteti i Kolorados, SHBA.
Per me shume shihni agjenden e aktivitetit.–> Kliko, ketu
Gjeni gjithashtu fjalen pershendetese te Zv.Dekanes Prof.Asoc. Rudina Rama. –> Kliko, ketu