logo



Simpozium Shkencor: “Filozofia e edukimit e një institucioni edukimi në fëmijeri të hershme është çelsi i suksesit të çdo individi në edukimin në shoqëri”

Në datën 23 maj 2022,  nën drejtimin e Prof. Asoc. Dr Majlinda Keta, Departamenti i Filozofisë, në bashkëpunim me partnerët e ti zhvilluan Simpoziumin Shkencor

“Filozofia  e edukimit e një institucioni edukimi  në fëmijëri të hershme është çelës i suksesit të çdo individi në edukim dhe shoqëri”


Agjenda e Simpoziumit Shkencor

.

Prof.Asc.Dr Majlinda Keta duke drejtuar Hapjen e simpoziumit

.

Në përshëndetjen e tij, Rektori i UT-ës, Prof, Dr Artan Hoxha,  shprehu mbështetjen për këtë aktivitet shkencor duke theksuar se: ” Universiteti i Tiranës, Departamenti që ka marrë inisiativën por edhe të tjerë në këtë Fakultet, kanë të gjitha asetet akademike që të asistojnë profesionalisht për cilësi të shtuar në institucionet e edukimit të hershëm të fëmijëve në gjithë vendin. inisiativa për ta nisur me Bashkinë e Tiranës ka mbështetjen tonë institucionale pasi së bashku i shërbejmë një të ardhme më të mirë  dhe më të dëshiruar nga gjeneratat e reja. Përmes partneriteteve kaq të shumta dhe të gjëra, si në këtë aktivitet, ne realizojmë suksesshëm misionin tonë. Fryma e mirënjohjes për partnerët tanë afatgjatë në këtë 65 Vjetor të UT është një vlerë që Departamenti po e modelon shumë cilësisht, kjo është fryma jonë institucionale”. 

 

 

 

 

.

 

Dekani i FSHS, Prof.Dr  Edmond Rapti, ritheksoi mbështetjen për projekte të tilla  dhe për dimensionin human që shpreh vetë konceptimi i dy sesioneve të konceptuara. “Si ekip drejtues, në do të vijojmë të mbështesim çdo projekt dhe inisiativë që në partneritet të gjërë jo vetëm pasuron në aftësim dhe kompetenca studentët tanë por edhe që kontribon fuqishëm në institucionet e tjera në vend që në vetevete janë edhe këshillim për mundësi punësimi për studentët tanë të FSHS, të filozofisë në veçanti”.

 

 

 

 

 

.

Sesioni i parë u moderuar nga Dr.Gerda Sula, eksperte e edukimit në fëmijërinë e hershme. Sesioni promovoi institucionet e edukimit që kanë profil të qartë në filozofinë e tyre të edukimit ndërsa njëherësh ato morën mirënjohjen institucionale për partneritet afatgjatë më Departamentin e Filozofisë për Auditoret Filozofike Studentore. 

 

 

 

 

.

Prezantimi nga King’s Tirana nga Z.Shaun Stockden & Ms.Grace Whitmore

.

Prof.Dr. Artan Hoxha, Rektori I Universitetit të Tiranës i jep cmimin shkollës King , Z.Shaun Stockden dhe  Ms.Grace Whitmore

.

Prezantim nga “Montesori Tirana”.

.

Prof.Asc.Dr.Adela Karapici, Kryetare e Bordit të Administrimit UT I jep cmimin “Montesori Tirana”, Beth Damstra dhe Marsela Vodo.

.

Prezantim nga “Maria Mazzarello”.

.

Prof.Dr. Artan Hoxha, Rektori I Universitetit të Tiranës I jep cmimin “Maria Mazzarello”. Motër Teuta Buka

.

Prezantim nga shkolla Elitë

.

Dr. Aida Goga, Përgjegjëse e Departamentit Filozofi, I jep cmimin shkollës Elitë, Entela Nazarko.

.

Prof.Dr. Edmond Rapti i jep cmimin Dr.Ermioni Cekani.

.

Prezantim nga Prof.Asoc.Dr. Nejla Peka.

.


Prof.Dr. Edmond Rapti i jep cmimin Prof.Asoc.Dr. Nejla Peka.

.

Znj. Zhaneta Beqiri, Drejtorja e DPÇK i akordon cmimin Brisida Shimes.

.


Sesioni i dytë, sesioni kualifikues për drejtueset e institucioneve , çerdhe dhe kopshte të Bashkisë Tiranë ju dedikua edhe studentëve të mësuesisë së FSHS dhe atyre të Filozofisë, bachelor dhe masteri “Etika në institucone dhe lidership”. 

Znj. Zhaneta Beqiri, Drejtorja e DPÇK, prezantim “Bashkia Tiranë dhe DPÇK në investimet për fëmijërinë e hershme dhe sfidat e saj”

.

Dr. Aida Goga prezantim “Qasje filozofike mbi edukimin në fëmijërinë e hershme”

.

MSc. Inva Koçiaj prezantim  “Etika në institucionet e fëmijërisë së hershme për komunikimin me prindët”

.

Prof.Asc.DR.Majlinda Keta prezantim “Fëmijëria e hershme dhe sfidat e filozofisë së edukimit sot nga stafet tona dhe drejtuesit”

.

Në fund të dy seancave kualifikuese u shpërndanë çertifikatat e pjesmarrjes në trajnim por dhe të kumtuesve ndërsa ideatorja dhe kordinatorja e këtij aktiviteti shkencor shprehu se ky është një fillim i mbarë në këndvështrim dhe objektiva të reja të partneritetit tonë afatgjatë. Gjithshka do të vijojë me besimin se çdo kontribut cilësor në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë përkthehet në vlera të shpirtit të tyre human, mirëqenie mendore dhe sukses në objektivat që kanë për jetën e tyre.


Foto nga Simpoziumi Shkencor: