- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Një grup pedagogë të Fakultetit të Shkencave për Shëndetin dhe Zhvillimin e Fëmijës të Universitetit të Ankarasë, Turqi zhvilloi 2 ditë vizitë studimore pranë FSHS. Grupi i profesoratit turk i përbërë nga:
Professor Neriman Aral, Ph.D.
Professor Figen Gürsoy, Ph. D.
Research Assistant Selim Tosun, M.Sc
Research Assistant Nur Sena Öz, M.Sc
Research Assistant Lügen Ceren Güneş, M.Sc
u prit nga Dekani i FSHS, Prof. Dr Edmond Rapti i cili vlerësoi ardhjen e tyre pranë institucionit dhe ju shpjegoi strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij si një nga njësitë kryesore të UT. Dekani theksoi rëndësinë që ai vetë dhe gjithë stafi akademik i kushtojnë procesit të ndërkombëtarizimit dhe gjithë programeve të BE që mundësojnë shkëmbime të tilla profesorati apo studentësh.Z.Rapti theksoi vlerën që ato i kanë dhënë mbrojtjes dhe shëndetit të fëmijës në kurrikulën e 5 departamenteve.
Më pas grupi kreu një vizitë në gjithë mjediset akademike por edhe argëtuese për studentët e FSHS.
Në ditën e dytë u zhvillua tryeza e përbashkët mes profesorëve të Deparatmentit të Psikologjisë dhe miqve turq për projekte dhe shkëmbime të mundshme akademike për tv vijuar bashkëpunimin në të ardhmen.