- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Departamenti i Shkencave Politike, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare:
“Shqipëria dhe Italia në studimet bashkëkohore”
Data: 11 Qershor 2015
Vendi: Aula Magna, Fakulteti i Shkencave Sociale, UT
Gjuhët: Anglisht, Italisht dhe Shqip
Në njëzet vitet e fundit, shumë analiza dhe studime kanë qenë të fokusuara në marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë ose në një pikëpamje krahasuese, duke theksuar aspektet e përbashkëta dhe ndryshimet mes dy realiteteve fqinje.
Studimet dhe analizat janë intensifikuar në njezet vitet e fundit si rezultat i natyrshëm i një bashkëveprimi dhe interesi në rritje nga studiuesit shqipëtarë dhe italianë. Megjithatë, shumë studime dhe analiza nuk janë publikuar ose prezantuar në ndonjë simpozium apo Konferencë Shkencore të veçantë.
Si rrjedhojë, kjo konferencë ka si qëllim të kthehet në një tavolinë të rrumbullakët dhe në një vendtakim të studiuesve dhe ekspertëve e cila që do të sjellë së bashku disa studime të përshtatshme për çështje të Shqipërisë dhe Italisë dhe për marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve në të shkuarën, në të tashmen ose për parashikimet për të ardhmen. Për këtë qëllim, komuniteti i studentëve shqiptarë në Itali dhe studentët italianë në Shqipëri rekomandahen të marrin pjesë.
Folës Kryesor: Prof. Antonello Biagini (Universiteti i Romës “La Sapienza”)
Prof. Ariane Landuyt (Katedra Jean Monnet, Universiteti i Sienës)
Temat kryesore të diskutimit në këtë konferencë janë kryesisht këto, por jo të kufizuara:
– Histori bashkëkohore: Shqipëria dhe Italia në historinë bashkëkohore.
– Marrëdhëniet Ndërkombëtare: Traktatet, aleancat ose marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Italisë ose momente historike të lidhjes të cilat kanë karakterizuar këto dy vende.
– Gjeopolitikat dhe Gjeo-ekonomia e Shqipërisë dhe Italisë, diferencat dhe ngjashmëritë në kontekstin e një realiteti të ndërvarur e të globalizuar.
– Integrimi Europian: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë në kontekstin e Integrimit Europian dhe marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit perëndimor nga perspektiva italiane ose shqiptare.
– Legjislacioni Gjyqësor: Bashkëpunimi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në sistemin gjyqësor mes Shqipërisë dhe Italisë dhe pozicioni i tyre në Ligjin Europian dhe Ndërkombëtar.
– Filozofi Politike: Ide ose teori politike që kanë karakterizuar Shqipërinë ose Italinë në një qasje krahasuese.
– Studime antropologjike dhe kulturore: Dy vende me një bashkëveprim të gjatë përgjatë historisë, që ndikojnë njëri-tjetrin me mënyra të dukshme ose të fshehura.
Studiuesit nga e gjithë bota që studiojnë ose kanë studiuar tema mbi Shqipërinë, Italinë ose marrëdhëniet e tyre janë të ftuar të marrin pjesë dhe të paraqesin punimet e tyre brenda këtyre afateve në adresën conferencepolitics@gmail.com:
– 1 Prill 2015: Abstrakti i Plotë (500 deri 1000 fjalë) dhe një CV akademike
– Mesi i Prillit: Njoftim për pranimet
– 30 Maj 2015: Punimet e plota
Punimet do të mund të publikohen në formën e artikujve shkencorë tek revista shkencore “Politikja”, botim i Departamentit të Shkencave Politike, në numrin e dytë të 2015-ës.
Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni me anëtarët e bordit shkencor të konferencës:
Klodiana Beshku (PhD): klodianabeshku1@gmail.com
Nysjola Dhoga (PhD): nysjola.dhoga@gmail.com