logo



Njoftim – Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, të ndryshuar, është institucioni që kryen rolin e sekretariatit teknik dhe koordinimin ndërinstitucional të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në institucionet e administratës shtetërore në nivel qendror e vendor, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, shoqëritë tregtare si dhe së fundmi organizatave jo fitimprurëse.

 .

Qëllimi i programit të praktikave është të aftësojë studentët me përvojë pune, duke zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, akademike, personale. Target grup i këtij programi janë të rinj profesionistë, mosha 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”. Programi është parashikuar të realizohet për një periudhë tre – mujore, në periudhën shtator – dhjetor 2022. Aplikimi do të bëhet online në faqen e internetit: https://praktika.riniafemijet.gov.al duke filluar nga fillimi i muajit korrik. 

.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, fton studentë të bëhen pjesë në takimin informues në lidhje me hapjen e thirrjes së shtatë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që do të mbahet ditën e hënë, më datë 27.06.2022, ora 10:00-11:00 në mjediset e Universitetit Politeknik (Kati 2-të).