logo



Guidë Studentore #miresevjenparty

Guidë Studentore
#miresevjenparty

📌Eventi zhvillohet nga Bashkia Tiranë për mirëseardhjen e studentëve në qytet, tek oborri i Universitetit Politektik.
https://goo.gl/maps/GNnghM5dNwwdhGAS9

🌆Tirana është kryeqyteti, por edhe qyteti më i madh universitar në vend ku çdo vit pret rreth 15.000 studentë të rinj.

👉Guida Studentore është një udhëzues për të gjithë të rinjtë. Synimi kryesor është t’i japë të rinjve mundësinë për tu njohur me shërbimet e larmishme, që ofton qyteti duke përfshirë këtu: shërbime publike, organizata rinore, biznese për të rinjtë, biznese nga të rinjtë, banka që japin shërbime për studentët, biçikleta, taksi ecologjike etj.

👉Për promovimin e kësaj hapësire për të rinjtë, në datën 13 Tetor 2022 organizohet një panair-festë, ku përgjatë gjithë ditës janë të ftuar organizara rinore, të cilat do të shpalosin hapesirat që kanë për të rinjtë si edhe projektet ku mund t’i perfshijnë, biseda për stratup-e dhe prezantimi i inkubatorëve në vend. Gjatë pasdites do të jenë të pranishme biznese të reja dhe të krijuara nga të rinjtë e më pas mbrëmja do të kulmojë dhe mbyllet me një festë për të gjithë të rinjtë.

📌Kjo është mënyra më rinore dhe e bukur që qyteti i uron mirëseardhjen të gjithë të rinjve në këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre studentore.

>Agjenda e eventit do jetë si më poshtë:
Oborri Universiteti Politeknik
Ora 12:00-00:00

📌Pjesa I
12:00-17:30

-Panair i Organizatave Rinore/Startups/Shërbime Publike

Vizite Kryetari i Bashkise Tirane Erion Veliaj
16:00-17:00

-Talk ‘’Angazhimi i të rinjve për çështjet e mjedisit dhe klimës’’
Tresi Trebicka

-Talk ‘’Vullnetarizmi dhe Hapësirat që ofron qyteti’’
Anisa Ruseti
Mentor Kikia

-Talk ‘’ Coding gjuha e së ardhmes?’’
Drejtor i Kompanise ONE

📎Konfirmimi i pjesëmarrjes së të rinjëve të interesuar për të qenë të pranishëm në Talks do të realizohet përmes regjistrimit në link-un : https://forms.gle/Va7M4Qoo4HutjdSn8

17:30-18:30 Në ambjentet e Universitetit Kinema ‘’ Open Air Tirana ‘’

📌Pjesa II
17:30-22:00
-Panair me biznese të reja nga të rinjtë ose biznese që ofrojnë shërbime për të rinjtë
Vizite Ministri i Shtetit per Rinine dhe Femijet Bora Muzhaqi

📌Pjesa III
#miresevjenparty
18:00-00:00