- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
DITA GLOBALE E ETIKËS 2022
19 TETOR 2022
Qysh nga viti 2017, Departamenti i Filozofisë ka qenë pjesë e rrjetit të universiteteve, OJF, qeverive dhe individëve të angazhuar në Ditën Globale të Etikës https://www.carnegiecouncil.org/about/news/press-release/global-ethics-day-2022#:~:text=NEË%20YORK%20%E2%80%93%20The%20ninth%20annual,theme%20is%20%E2%80%9CEthics%20Empoëered.%E2%80%9D e cila promovohet dhe ka krijuar rrjet global, ideuar nga CARNEGIE COUNCIL FOR ETHICS IN INTERNATIONAL AFFAIRS në SHBA. https://www.youtube.com/watch?v=kyltO9mwAL0
Në 19 Tetorin 2022, për Ditën Globale të Etikës, Këshilli sjell në vëmendje se shoqëria njërëzore po përballet me disa sfida të jashtëzakonshme. Partizanizmi dhe nacionalizmi janë në rritje, autokratët po përdorin teknologji të reja për të shtypur disidencën, ndryshimet klimatike po përshpejtohen, lufta po shpërthen në Evropë dhe padrejtësitë racore, gjinore dhe ekonomike vazhdojnë – vetëm për të përmendur disa çështje.
Në përgjigje, Këshilli u bën thirrje individëve, shkollave, bizneseve, qeverive, organizatave jofitimprurëse, etj. që të bashkohen me ne më 19 tetor 2022 për të ndërmarrë veprime për të fuqizuar etikën nën moton: “Le të përdorim fuqinë e etikës për të ndërtuar një punëzënie dhe karrierë të suksesshme po aq sa edhe për një botë më të mirë”.
Së bashku, si tërësi departamentesh në FSHS, ne mund të rrisim ndërgjegjësimin dhe të punojmë drejt adresimit të çështjeve më kritike me të cilat përballet shoqëria në përgjithësi, ajo shqiptare në vecanti.
Kështu, Departamenti i Filozofisë në bashkëpunim me të gjithë departamentet e FSHS në fokus të kësaj dite ka vendosur “Etika- Profesionet në shkencat sociale – Globalizmi. Prirje, rrisqe dhe refleksione”. Gjithë aktiviteti, në komponentët e tij drejtohet nga Prof. Asoc. Dr. Majlinda KETA
Angazhimi ynë akademik si FSHS për Ditën Globale të Etikës 2022 ka përfshirë:
1. Në bashkëpunimm me Zyrën Vendore Arsimore Tiranë, gjatë peridhës 15shtator-10 Tetor 2022, nën drejtimin e mësueseve Oriana Osmani dhe Marsida Jarani, nxënësit e gjimnazeve “Petro Nini Luarasi” dhe “Ismail Qemali” u përfshinë në konkursin për esenë, punimin artistik dhe filmin digjital me metrazh të shkurtër me temë “Unë, etika dhe jeta e përditshme”. Juria e nëxënësvenga dy gjimnazet me përfaqësuese edhe nga studentët e ekselencës së FSHS, në datën 13 Tetor, në Sallën Augla Magna shpalli fituesit e 3 vendeve të para për esenë, punimin artistik dhe filmin digjital me metrazh të shkurtër me temë “Unë, etika dhe jeta e përditshme”.
Auditori i Hapur me nxënësit e gjimnazeve u shoqërua me një bashkëbisedim të ngrohtë të drejtuesve të projektit dhe fakultetit dhe Drejtores së ZVAT, zj. Erjeta Alhysa, për sfidat e të rinjve dhe të ardhmen e tyre si student në Shqipëri sikurse njohën edhe FSHS dhe mundësitë që ofron ai për studime në shkencat sociale. Ishte hera e parë që gjimnazet në vend përfshihen në një modelim të Ditës Globale.
Ky komponent i angazhimit në project u mbështet tërësisht nga fondet e kërkimit shkencor të Fakultetit të Shkencave Sociale.
2. Simpozium Shkencor “Etika- Profesionet në shkencat sociale – Globalizmi. Prirje, rrisqe dhe refleksione” zhvillohet në 19 TETOR 2022, ora 10.00-13.00 tek Augla Magnia , nën moderimin e Prof. Asoc. Dr. Majlinda Keta. Pjesëmarrës do të jenë kryesisht vitet e para nga të gjithë departamentet e FSHS si nxënësit fitues në garën e parë në dy gjimnazet si dhe maturantë të Tiranës. Simpoziumi u mbështet me pjesmarrje akdhe tive të Rektorit të UT-ës, Prof.Dr. Artan HOXHA dhe dhe Dekanit të FSHS, Prof. Dr. Edmond Rapti. Simpoziumi mbështetet nga fondet e kërkimit shkencor FSHS Studentët do të njihen edhe me projektin fitues të Universitetit të Tiranës “Etika Universitare, digjitalizimi dhe agora institucionale dhe humane” project ky në kuadër për Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit 2022-2023, mbështetur nga Agjensia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe inovacionit.
Axhenda e Simpoziumit Shkencor
3. Workshop STUDENTOR (Agora studentore e DIS’s New Generation) me masteristat nga çdo departament i FSHS, me temë: “Të rinjtë dhe etika profesionale në shkencat sociale në epokën digjitale”, po në 19 tetor 2022, ora 14.00-16.00 tek Aula Magnia nën moderimin e Prof.Asoc.Dr. Majlinda Keta dhe MSc. Françeska Baroka (studente e ekselencës 2022, nga Departamenti i Filozofisë, e sapo pranuar asistent pedagoge e jashtme). Në fokus do të jenë 12 studentë moderatorë të debatit për çdo departament më vete. Studentët moderator nga masterat shkencorë në FSHS janë trajnuar për moderimin e tyre dhe do të drejtojnë seancë 20 minutëshe për çdo department. Në fund do të prodhojnë një “Policy Paper” për FSHS dhe UT nën temën e zgjedhur për agorën e tyre.
Ky komponent i projektit mbështetet nga FSHS dhe AKKSHI.