Fakulteti i Shkencave Sociale (FSHS) ka përgjegjësinë përpara shoqërisë shqiptare që të ofrojë një cilësi të lartë të arsimit, të kërkimit dhe të shërbimeve; të demonstrojë se po bën përpjekjet e mundshme më të mira për të përdorur me efektshmëri burimet që i janë besuar dhe të garantojë se standardet e caktuara janë përmbushur.
Sigurimi i cilësisë shtrohet me theks të veçantë edhe për një sërë arsyesh të tjera, si: zhvillimi i FSHS, kërkesat e reja të shoqërisë shqiptare, konkurrenca, evropianizimi, internacionalizimi i arsimit të lartë dhe objektivat e Procesit të Bolonjës.
Për të garantuar cilësinë, efektshmërinë e kërkuar dhe përmbushjen e standardeve, FSHS miraton këtë dokument të politikës së vlerësimit. Kjo politikë artikulon parimet dhe parashikon procedurat e vlerësimit.
Parimet e hartimit të dokumentit
Dokumenti i politikës së vlerësimit hartohet:
- bazuar në dokumentacionin ligjor aktual;
- bazuar në parimet dhe modelet e paraqitura nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe në përvojat më të mira të universiteteve të huaja;
- për të shprehur arsyet ligjore dhe rregullatore;
- për të legjitimuar interesat e të gjitha palëve;
- për të mandatuar veprimet vlerësuese;
- për të garantuar plotësimin e misionit të institucionit.
Politika e vlerësimit
- zbatohet në gjithë njësitë sipas afateve të përcaktuara;
- ndryshohet kohë pas kohe, sipas kontekstit, nevojave dhe kërkesave;
- miratohet nga Dekanati i FSHS.
Parimet e vlerësimit
- Vlerësimi konceptohet dhe zbatohet mbështetur në standardet profesionale.
- Vlerësimi kryhet duke zbatuar parimin e autonomisë institucionale.
- FSHS e përdor vlerësimin:
(i) për të përcaktuar nivelin e cilësisë së arritur;
(ii) për të evidentuar praktikat pozitive;
(iii) për të sjellë përmirësime, ndryshime dhe zhvillime pozitive;
(iv) për të marrë vendime. - Vlerësimi kryhet në çdo aspekt të veprimtarisë institucionale, mësimore, kërkimore, shërbyese. Peshat e secilës fushë përcaktohen nga Dekanati i FSHS.
- Metodat e vlerësimit duhet të demonstrojnë një balancë të metodave sasiore dhe cilësore dhe të të dhënave të vlerësimit të brendshëm, të vetëvlerësimit dhe të vlerësimit të jashtëm, të vlerësimit formues dhe përmbledhës.
- Metodat e vlerësimit përputhen me misionin, qëllimin dhe objektivat e FSHS.
- Vlerësimi mbështetet në një shumëllojshmëri burimesh.
- Studentët janë pjesëmarrës në vlerësim. Ata marrin pjesë nëpërmjet plotësimit të formularëve, pyetësorëve, nëpërmjet pjesëmarrjes në intervista, fokus grupe dhe në ekipe të vlerësmit.
- Formularët dhe pyetësorët e vlerësimit që plotësohen prej studentëve janë anonimë.
- Vlerësimi paraprihet nga monitorimi.
- Për të mbledhur informacionin e nevojshëm të vlerësimit përdoret një shumëllojshmëri instrumentesh.
- Vlerësimi kryhet mbi bazën e parimit të përgjegjshmërisë publike që nënkupton përfshirjen e të gjithë aktorëve dhe të interesuarve në proces dhe të komunikimit të rezultateve në mënyrë transparente dhe sipas standardeve etike.
- Rezultatet e vlerësimit duhet të jenë të dobishme për studentët që studiojnë në FSHS, për të gjithë ata që punojnë në FSHS, për institucionet dhe publikun e interesuar.
- Çështja më e rëndësishme në zhvillimin e vlerësimit është krijimi i kulturës së vlerësimit. Të gjitha palët duhet të jenë përgjegjëse dhe të ndihmojnë për krijimin e kësaj kulture.
- Vlerësimi duhet të jetë një proces sistematik.
- Vlerësimi duhet të kryhet bazuar në standardet e përcaktuara.
- Vlerësimi paraqet treguesit e arritur.
- Vlerësimi është një proces transparent.
- Vlerësimi kërkon të sigurohen të dhëna të besueshme dhe të vlefshme.
- Vlerësimi është një piketë për reflektim kritik dhe një vlerë qëndrore gjatë vendimmarrjeve strategjike.
- Vlerësimi shihet i lidhur ngushtë me promovimin…..
PER ME SHUME SHKARKO