Diplomë Bachelor në “Shkenca Politike” (180 kredite, 3 vjet)
Bachelor në “Shkenca Politike” gërsheton një sërë disiplinash formuese të përgjithshme (hyrjet në sociologji, filozofi, ekonomi, histori, ligj,) karakterizuese (shkenca politike, histori e mendimit politike, politika krahasuese, sistemet politike në Shqipëri, filozofi politike, marrëdhënie ndërkombëtare, rajoni, partitë politike, zgjedhjet, nacionalizmi, BE etj…) integruese që lidhen me disiplinat karakterizuese (metoda kërkimi, statistikë, ekonomi politike, psikologji politike, administrim publik, politika sociale), disiplina që formojnë aftësim (shkrim akademik, Metoda kërkimi, gjuhë e huaj) dhe praktikë.
Kurrikula e Studimeve në Ciklin Bachelor “Shkenca Politike” kombinon dhe harmonizon dimensionin teorik me konteksin Shqiptar. Ky program i mundëson studentit që të njihet me fushat e thelluara të studimit pasuniversitar, duke bërë të mundur një zgjedhje të informuar të tij në të ardhmen.
Të gjitha lëndët e kurrikulës në Shkenca Politike në nivel universitar janë të pajisura me tekste apo cikël leksionesh, materiale ku studentët gjejnë parashtresat themelore për lëndën. Përveç teksteve apo ciklit të leksioneve, studentëve iu referohet literaturë ndihmëse.
Lëndët që realizojnë programet në Shkenca Politike janë të klasifikuar në bazë të rëndësisë që kanë në formimin e studentit dhe realizimit të fokusit të çdo semestri dhe viti akademik. Një pjesë e konsiderueshme e lëndëve zhvillohen gjatë një semestri dhe janë të organizuara në raportin 2 orë leksione /1 orë seminar në planin mësimor.
Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe i gjithë cikli i studimeve të nivelit të parë në Shkenca Politike përmban 180 kredite.
Misioni:
- Të nxisë e të zhvillojë mendimin kritik nëpërmjet krijimit, zhvillimit dhe përcjelljes së dijeve, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend;
- Të integrojë dijet teorike me aftësimin praktik për të formuar studiues, analistë dhe specialistë të lartë në fushën e shkencave politike, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit;
- Të ofrojë një bazë të qëndrueshme edukimi për studentët të cilët do të vazhdojnë kualifikimin në nivelet e tjera të studimit në fushën e shkencave politike.
Plani mësimor
VITI I | VITI II | VITI III |
Hyrje në Shkencat Politike
Histori e Mendimit Politik I Histori e Mendimit Politik II Historia Politike Bashkëkohore Polisi dhe Filozofia Politika dhe Shoqëria Marrëdhëniet Ndërkombëtare E Drejtë Kushtetutese Teoritë Ekonomike Statistikë Sociale Lexim Kritik dhe Shkrim Akademik Gjuhë e Huaj |
Shkenca Politike Krahasuese
Teoritë e Demokracisë Organizatat Ndërkombëtare Sistemet Politike në Shqipëri Politika Sociale dhe e Punësimit Metodat e Kërkimit I Metodat e Kërkimit II Nacionalizmi dhe Identiteti Konfliktet dhe Modele të Zgjidhjes Psikologji Politike Komunikimi Politik |
Administrim dhe politikat publike
Lëvizjet e reja sociale dhe politike Gjeopolitikë Politika dhe Institucionet e BE Politika e jashtme e SHBA Ndërtimi i Shtetit dhe shoqërisë në Kosovë Filozofia Politike Bashkëkohore Konfliktet dhe Modele të Zgjidhjes Procese zgjedhore
|
Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë) | Lëndë me zgjedhje (1 nga 6 lëndë) | Lëndë me zgjedhje (1 nga 5 lëndë) |
Kurs Special
Sport |
E Drejta Administrative
Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Modele të Zhvillimit dhe Institucionet Antropologji Sociale dhe Politike Ekonomi Politike Kurs special
|
E Drejta Ndërkombëtare
Globalizimi Politika e jashtme e Lindjes dhe e Rusisë Teoritë e vendimmarrjes dhe teoritë e lojës Kurs special |
Praktikë/Ekspeditë kërkimore | ||
Punim Diplome/ Provim Formimi |