Diplomë Bachelor në “Filozofi” (180 kredite, 3 vjet)
Bachelor në “Filozofi” gërsheton një sërë disiplinash të përgjithshme (psikologji, sociologji, filozofi e pergjithshme) karakterizuese (filozofi feje, filozofi gjuhe, filozofi arti, filozofi edukimi, filozofi antike, filozofi mesjete, filozofi moderne, filozofi bashkekohore, fenomenologji etj.) integruese që lidhen me disiplinat karakterizuese (metoda kërkimi, politika gjinore, sociologji urbane, filozofi e integrimit europian etj) disiplina që formojnë aftësim (shkrim akademik, ligjërim publik, analizë teksti, gjuhë e huaj) dhe praktikë.
Diploma e Ciklit Bachelor në Filozofi, është njësi e veçantë në njësinë akademike të Departamentit të Filozofisë, të Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës. Për mbarëvajtjen e veprimtarisë kanë përgjegjësitë përkatëse Rektorati i Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Departamenti i Filozofisë.
Misioni i BACHELOR
Filozofi ka si mision:
- Të përgatisë specialistë dhe studiues në fushën e filozofisë.
- Të mbështesë kultivimin e vlerave të Filozofisë.
Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe i gjithë cikli i studimeve të nivelit të parë në Shkenca Politike përmban 180 kredite.
Diploma Bachelor ne Filozofi synon:
- Të ofrojë një bazë të qëndrueshme të formimit filozofik për t’i shërbyer më së miri tregut të punës dhe studimeve të mëtejshme në nivele të dyta dhe të tretë
- Të zhvillojë aftësitë kuptimore të problemeve me individin, shoqërinë dhe institucionet
- Formimi i aftësive dhe shkathtësive praktike të punës në fushat sociale
- Formim të aftësive për mendimin krijues dhe refletim etik në shërbimin human
Plani mësimor
VITI I | VITI II | VITI III |
Filozofi e përgjithshme
Filozofi antike Filozofi e mesjetës Logjikë formale Shkrim akademik Metodologji e shkencave sociale Analizë teksti Gjuhë e huaj Sociologji e përgjithshme |
Filozofi moderne
Filozofi e historisë Filozofi e gjuhës Logjikat filozofike Filozofi bashkëkohore Antropologji filozofike Mendimi shoqëror shqiptar Filozofi e integrimit europian Epistemologji |
Fenomenologji
Filozofi e fesë Filozofi e moralit Ligjërim publik Teoritë e zgjidhjes së konflikteve Filozofi edukimi Filozofi e artit Filozofi politike Filozofi e së drejtës
|
Lëndë me zgjedhje (2 nga 4 lëndë) | Lëndë me zgjedhje (1 nga 3 lëndë) | Lëndë me zgjedhje (1 nga 3 lëndë) |
Psikologji e përgjithshme
Politikat ekonomike dhe legjislacioni Gjuhë e huaj për filozofinë Sport
|
Metafizikë
E drejtë kushtetuese Diskurs filozofik
|
Sociologji urbane
Kurs special Politikat gjinore |
Praktikë | ||
Diplomë |