-
MASTER PROFESIONAL
-
Master profesional “Filozofi praktike dhe humane” (60 kredite, 1 vit)
Diploma e MNP “Filozofi praktike dhe humane” është një njësi e vecantë në njësinë akademike të Departamentit të filozofisë.
Ky program është përshtatur si për studentët me një diplomë universitare në filozofi ashtu edhe për disiplina të tjera të përafërta. Programi i përshtatur për këta student thellon dhe kosnsolidon më tej njohuritë e tyrë ekzistues si dhe garanton një studim kërkimor të pavarur në këtë fushë. Gjithashtu program përfshin module të veçanta filozofike me qëllim pajisjen me njohuritë bazë të studentëve që frekuentojnë nga diploma të tjera të përafërta filozofike, duke shqyrtuar , koncepte dhe argumente të antropologjisë filozofike dhe ekzistenca e njeriut. Pas përfundimit të programit, studenti ka përvetësuar koncepte dhe dije filozofike. Studenti është i aftë që me dijet e fituara të shpalosë qëndrimet dhe argumentat e nevojshme në diskutimet filozofike qofshin këto akademike apo jo akademike. Ky program ju shërben profesionistëve dhe studentëve për të plotësuar trajnimin e tyre me përvetësimin e koncepteve filozofike më të rëndësishme për specialitetet e tyre.
Misioni:
MP Filozofi praktike dhe humane ka si mision:
- Të pregatisë specialistë të lartë dhe studiues në fushën e filozofisë praktike dhe humane
- Të mbështesë kultivimin e vlerave të Filozofisë praktike dhe humane në Shqipëri.
Plani mësimor
Lëndë të detyrueshme
Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)
Filozofia përballë psikoanalizës Elementët dhe teknikat e komunikimit Kurs special
Individi dhe shteti nga filozofia antike tek modernia Shoqëria natyra individi Vetja, subjekti, personi Edukim për demokracinë Metodologji filozofike Filozofi e institucioneve Metafizika e njeriut tek ekzistencializmi Praktikë Punim Diplome -
-
MASTER SHKENCOR
-
Master i shkencave në “Filozofi Sociale” (120 kredite, 2 vjet)
Filozofi sociale është pjesë e filozofisë praktike që shqyrton çështje themelore në lidhje me shoqërinë njerëzore, ajo ka si qëllim reflektimin ndaj dijeve reth botës që na rethon. Ndryshe nga disiplina të tjera akademike, ajo përsfhin të gjitha degët e njohjes njerëzore, dhe nuk është e përqëndruar në një çështje të vetme. Gjithashtu, filozofët e fokusojnë interesin e studimeve të tyre në të gjitha aspektet e shoqërisë. Gjithësesi, për të përmbushur misionin e tyre, ata duhet të zotërojnë dy aftësi themelore, domethënë aftësinë për të analizuar logjikisht dhe konceptualisht çështjet komplekse, dhe aftësinë për të dokumentuar përfundimet e tyre në një gjuhë të qartë dhe bindëse. Aftësi të tilla nuk janë të lindura por fitohen. Programi Masterit në Filozofi Sociale përbën hapin e parë profesional drejt përvetësimit të këtyre aftësive.
Programi Master në Filozofi Sociale përfshin dy vite akademike dhe synon të pranojë studentë që kanë aftësi analitike dhe që dëshirojnë të thellojnë studimet e tyre akademike në filozofi.
Të gjithë lëndët e Masterit Shkencor janë semestrale dhe janë të organizuara në planin mësimor në raportet 3 orë leksione /2 orë seminar, 3 orë leksione/ 1 orë seminar dhe 2 leksione /2 seminare.
Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe gjithë cikli i studimeve të Masterit Shkencor “Filozofi sociale” përmban 120 kredite.
Plani mësimor
VITI I VITI II Metodat e kërkimit filozofik Procese urbanizuese
Teoritë filozofike aktuale të së drejtës
Natyra dhe historia
Filozofia e shtetit dhe demokracisë
Antropologji filozofike e thelluar
Teoritë mbi hapësirën publike moderne vs portmoderne
Teoritë e trajtimit të konflikteve dhe legjitimiteti Etika sociale
Procese dhe intitucione të politikës sociale
Filozofi lindore
Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)
Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)
Kultura, politika dhe shoqëria Kurs special
E drejtë administrative Komunikim politik
Praktikum në hartimin e mikrotezës/ praktikë në institucione ose ekspedita kërkimore Punim Diplome -
Master i shkencave në “Etika në institucione dhe lidership” (120 kredite, 2 vjet)
Aspektet kryesore të veprimtarisë së MSH janë: mësimdhënia, kërkimi, dialogu për çështje të ndryshme të fushës sociale në ditët e sotme dhe botimet. Veprimtaria mësimore zhvillohet në bazë të planeve dhe të programeve mësimore bashkëkohore të bazuara në modelet e shkollave analoge evropiane.Veprimtaria kërkimore është e orientuar kryesisht në studimin e çështjeve bashkëkohore për secilin nga drejtimet dhe realizohet nëpërmjet tezave dhe projekteve të kërkimit. Dialogu për çështjet bashkëkohore në MSH, “Etika në institucione dhe lidership”, realizohet nëpërmjet konferencave, sesioneve shkencore, seminareve, shkollave verore dhe veprimtarive të tjera me qëllim që të sigurojë informacion bashkëkohor dhe të ndihmojë në ngritjen e interesit për fushën e Etikës dhe zhvillimit.
MSH, “Etika në institucione dhe lidership” ka si mision:
- Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiues në fushën e etikës në institucione dhe lidership.
- Të mbështesë kultivimin e vlerave të Filozofisë.
Lëndët e këtij niveli studimesh janë strukturuar në dy semestra, të organizuara në raportet 3 leksione dhe 2 seminare, 3 orë leksione /1 orë seminar, dhe 2 orë leksion/ 1 orë seminar, në përputhje me planin mësimor për këtë cikël studimesh.
Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës, i organizuar në total me 120 kredite.
Programi i Masterit Etika në Institucione dhe lidership përfshin dy vite akademike dhe përqëndrohet në trajtimin studimeve ndërdisiplinore. Programi është përshtatur për studentët që kërkojnë të thellojnë studimet e tyre ndërdisiplinore dhe dëshmojnë aftësi në etikën filozofike.
Çështjet që trajtohen përfshijnë veprimet morale të qënieve njerëzore me focus të veçantë etikën dhe virtytin. Në anën tjetër, studentët përqëndrohen në trajtimin përkatës, të botës reale, projektet e zgjidhjes së problemeve të bazuara në një kuptim të rreptë teorike të natyrës së organizatave të sotme dhe rolit në ndryshim të udhëheqjes brenda tyre.
Masteri Etika në Institucione dhe Lidership dallohet më tej duke baraspeshuar diversitetin professional dhe studimin ndërdisiplinore, me nevojën e njohurive dhe aftësive të problemeve në zgjidhjen e sektorit specifik. Duke u ndalur në faktorët që kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të suksesshëm dhe të inovacionit, ky program ofron aftësitë parësore dhe reflektuese për punë profesionale dhe akademike, sektorin publik, dhe organizatat jofitimprurëse.
.
Plani mësimor
VITI I VITI II Liria dhe të drejtat e njeriut Morali dhe politika
E drejta dhe shoqëria
Hermeneutika e vlerave
Etika në administratë dhe biznes
Etika e mjedisit dhe bioetika
Teoritë e përfaqësimit dhe vendimarrjes
Lidershipi në arsim
Hapësira publike Komunikim insitucional
Edukimi i lidershipit dhe standardet
Menaxhimi i konlikteve
Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)
Politikat ekonomike Lidership dhe përkatësi gjinore
Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)
E drejta administative Kurs special
Praktikë Punim Diplome -