Prof. As. Dr.Adriana Anxhaku
Adriana Anxhaku është lektore pranë Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Tiranës që nga viti 1999. Në vitin 1988 u Diplomua në Degën Filozofi, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2007 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor”, pranë Departamentit të Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale (UT). Ndërsa në vitin 2015 fiton titullin Profesor i Asociuar. Ka marrrë pjesë në kurse dhe kualifikime brenda dhe jashtë vendit (Gjermani, Austri, Hungari etj). Ajo është titullare e lëndëve “Histori e Filozofisë Bashkëkohore”, “Histori e Filozofisë Moderne” dhe “Filozofi e së Drejtës”. Ka botuar 4 libra e monografi dhe rreth 20 referime e artikuj shkencor brenda e jashtë vendit.
Dr. Aida Goga
Aida Goga është Përgjegjëse Departamenti. Ajo lekton pranë Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Tiranës që nga viti 2014. Ajo u diplomua në filozofi në vitin 2000 në Departamentin e Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo ka mbrojtur Gradën Doktor i Shkencave në vitin 2014 në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Integrim Europian, në Institutin e Studimeve Europiane, mbi rolin e elitave shqiptare në integrimin europian. Fushat e saj të interesit janë mësimdhënia dhe kërkimi shkencor në fushën e filozofisë dhe integrimit europian. Ekspertiza e saj në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivelin bachelor dhe master si dhe puna kërkimore në fushën e filozofisë. Kurrikulimi i saj përfshin dhe një eksperiencë të gjatë si trajnuese në OJF të ndryshme, por dhe konsulenca në intitucione e organizata të ndryshme. Ajo është autore e disa artikujve të botuar në vend dhe jasht tij. Aktualisht ajo ligjëron në Filozofi të përgjithshme, Filozofi gjuhe, Antropologji filozofike, Ligjërim Publik dhe Filozofi e lindjes.
Dr. Alment Muho
Alment Muho punon si pedagog me kohë të plotë (lektor) në Departamentin e Filozofisë pranë Universitetit të Tiranës, nga viti 2014, ku ka qenë fillimisht pedagog me kohë të pjesshme nga viti 2011. Lindi në Tiranë në vitin 1976. Nga viti 2008 ka punuar si lektor, fillimisht me kohë të plotë në Albanian University, në lëndët Filozofi dhe Filozofi Politike; vazhdon bashkëpunimin me këtë Institucion me kohë të pjesshme. Tri ciklet e formimit: Alma Mater Studiorum, Universiteti i Bolonjës, Departamenti i Filozofisë. Doktoruar më 2011, me punimin “Immagine del pensiero e potenze del differente nella filosofia di Gilles Deleuze”. Ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore si në Itali dhe në Shqipëri e në Kosovë. Botime të ndryshme esesh në Revista Universitare dhe në tekste filozofikë bashkëkohorë në trajtë parathënieje ose pasthënieje. Përkthime esesh filozofike bashkëkohore dhe redaktime shkencore e letrare. Interesi i tij kërkimor përqendrohet në problemet e Filozofisë Teorike, Estetikës dhe tematikave etiko-politike bashkëkohore.
Dr. Ferit BAÇA
Ferit Baça është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës që nga viti 2007. Ai është diplomuar në Malajzi për Shkenca Politike në vitin 1999 në sistemin anglo-sakson, në specialitetin Teori Politike. Në vitin 2007 ka përfunduar në Austri Masterin për Studime mbi Konfliktet dhe Paqen. Në vitin 2013 ka përfunduar doktoraturën pranë Departamentit të Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetit e Tiranës. Aktualisht ligjëron në programet Bachelor dhe Master të organizuara nga departamenti i Filozofisë. Prioritetet dhe interesat e tij profesionale janë Filozofi Politike dhe Zgjidhje Konfliktesh. Gjithashtu, ai është autor librash si dhe një pjesëmarrës aktiv i shumë konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, autor i studimeve dhe artikujve shkencor të botuar në revista të njohura brenda dhe jashtë vendit.
Prof. Dr. Gjergj Sinani
Gjergj Sinani ka filluar punën si pedagog ne këtë fakultet që në vitin 1982. Ka lindur më 14.01.1057 ne qytetin e Elbasanit. Studimet universitare i ka kryer ne UT në Fakultetin e shkencave Politiko – Juridike në peiudhën 1977 – 1981. Ka kryer studimet doktorale në UT, 1989, dhe më pas ka kryer studime të thelluara pasuniversitare (DEA) në Universitetin “Paul Valery”, Montpellier III në Francë, 1993. Ai për dy mandate (2004 – 2008 dhe 2010 – 2014) ka qenë ekspert i pavarur i Komitetit Konsultativ për mbrojtjen e minoriteteve nacione në Këshillin e Europës në Strasburg. Është titullar i disa lëndëve në Departamentin e Filozofisë.
Përsa i takon aktivitetit akademik ai është autor i disa teksteve për shkollat e mesme dhe autor botimesh dhe përkthimesh të ndryshme. Gjithashtu, ai ka një aktivitet të dendur kërkimor dhe botues në një varg konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Majlinda Keta
Majlinda Keta, është lektore pranë Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Ajo është diplomuar pranë Universitetit të Tiranës për “Punonjëse e shkencave politike”(1985) dhe “Juriste”, (2004). Ka kryer Shkollën Pasuniversitare për Studime Europiane, pranë Universitetit të Tiranës, (2008) dhe më pas ka mbrojtur doktoraturën në filozofi (2015) për rolin e filozofisë për edukimin për zhvillim të qendrueshëm. Ka kryer shumë kualifikime jashtë vendit për të drejtat e njeriut, demokracinë, qytetarinë, lidershipin, politika arsimore dhe qeverisje. Ka botime për këto fusha, kryesisht për përfshirjen e tyre në kurrikulën shkollore dhe kualifikimin e mësuesve. Ka përmbushur disa detyra dhe angazhime në poste drejtuese në arsim dhe në Shoqëri Civile. Është aktive në publicistikë e media televizive për demokracinë, arsimin, mirëqeverisjen, kulturën politike , gruan, fëmijët dhe filozofinë. Prej 2009 është anëtare e Rrjetit të Grave Filozofe pranë UNESCO.
Dr. Ledian Rusta
Ledian Rusta është lektor në Departamentin e Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2009. Ka lindur më 27 qershor 1982 në Tiranë. Ka mbaruar studimet e larta për Filozofi në Universitetin e Tiranës në vitin 2005. Ka kryer studimet Pas-Universitare në fushën e filozofisë (Msc) në Universitetin e Tiranës në 2008. Ka fituar gradën Doktor në Filozofi në Universitetin e Tiranës në 2015. Autori ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si edhe ka botuar artikuj brenda dhe jashtë vendin në revista me faktor impakti. Që nga viti 2007 lekton në kurse si logjika formale, logjika filozofike, epistemologji etj. Fushat e tij të interesit janë Filozofia, Shkencat e Komunikimit, Shkencat e Natyrës, Estetika etj. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane. Autori është përkthyes i veprës Traktati Logjiko-Filozofik” i autorit Ludwig Wittgenstein si edhe ka botuar monografinë “Kështu foli Nietzsche”.
Dr. Zana Strazimiri
Zana Strazimiri, është lektore pranë Departamentit të Filozofisë që nga viti 1986. Ka lindur në Tiranë, më 4.12.1959. Diplomuar në vitin 1983, në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, Universiteti i Tiranës, dega Filozofi. Në periudhën 1983-86 ka punuar në fushën e gazetarisë. Në vitin 1991 ka marrë gradën “Doktor i Shkencave”. Është titullare e lëndëve: Histori e Filozofisë Antike, Histori e Filozofisë Mesjetare dhe e Rilindjes, Filozofi Morale, Bioetikë dhe Etika e mjedisit. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e filozofisë. Është bashkëautore e tekstit të Filozofisë për Shkollat e Mesme si edhe e tekstit universitar të historisë së filozofisë antike “Rrugëtime Filozofike” (Enia, Tiranë, 2015).