Diplomë Bachelor në “Sociologji” (180 kredite, 3 vjet)
Departamenti i Sociologjisë ofron një program studimi të ciklit të parë, atë të Sociologjisë, i cili ofrohet në sistemin me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme. Cikli i parë është i organizuar si program që synon përgatitjen e specialistëve të përgjithshëm për veprimtaritë që bazohen në dijet sociologjike. Cikli i parë është i organizuar si program që synon t’u ofrojë studentëve formim teorik dhe praktik të përgjithshëm në fushën e sociologjisë.
Bazuar në kriteret e marrëveshjes së Bolonjës cikli i parë i programit mësimor është i organizuar në tre vite akademike. Në secilin prej tyre studenti pritet të fitojë 60 kredite të cilat në fundin e vitit të tretë do të rezultojnë në një total prej 180 kreditesh.
Viti mësimor është i ndarë në dy semestra me lëndët përkatëse sipas planit të detajuar mësimor të paraqitur më poshtë. Plani mësimor vazhdimisht iu nënshtrohet ndryshimeve për të reflektuar përshtatshmërinë me zhvillimet shoqërore si dhe përmirësimin e njohurive për studentët. Çdo lëndë ka një program të detajuar, i cili shoqërohet edhe me literaturën bazë dhe atë ndihmëse që pedagogu i lëndës përdor gjatë semestrit. Në ciklin e parë të studimit praktikohet masivisht forma e leksionit. Aplikohet metoda interaktive e mësimdhënies. Në auditorët e leksioneve përdoren teknologji të avancuara të prezantimit me videoprojektor, laptop, etj. Kjo formë shikohet si e përshtatshme për të dhënë blloqe të mëdha informacioni në mënyrë të sistemuar.
Aktualisht, ne nivelin Bachelor me kohë të plotë, ka 81 studentë në vit të parë, 80 studentë në vit të dytë, dhe 82 studentë në vit të tretë. Në total numri i studentëve të degës Bachelor është 243. Ndërsa në programin e Bachelorit me kohë të pjesshme, ka 57 studentë në vitin e katërt, dhe 32 në vitin e pestë. Numri total është 89 per programin Bachelor me kohë të pjesëshme.
Studentët kryejnë një sërë aktivitetesh mësimore. Gjatë zhvillimit të kurseve ata përpos pjesëmarrjes konform rregullave në leksione dhe seminare, praktika dhe praktikume, ndjekin edhe studimet për zhvillimin e detyrave të kursit sipas lëndëve, programojnë takime konsultimesh me pedagoget/pedagogët e tyre, punojnë në projekte kërkimore në grupe dhe relatojnë në konferenca. Ata zhvillojnë vëzhgime të ndryshme, intervistime, anketime, etj.
Të diplomuarit në Sociologji mund të punojnë në administratën lokale dhe kombëtare, në shërbimet sociale, në hartimin dhe vlerësimin e shërbimeve, programeve dhe politikave sociale, në shtypin dhe median elektronike, në organizatat joqeveritare që kanë në qendër çështjet sociale dhe të mirëqenies së popullatës, në organizatat joqeveritare rinore, në institucionet ndërkombëtare në vend, në qendrat publike dhe private që ofrojnë shërbime dhe mbështetje për fëmijët, gratë në nevojë, të moshuarit, të rriturit me probleme, me individët me probleme të shëndetit mendor, me individët me aftësi të kufizuara, në institucionet e edukimit, në institucionet shëndetësore, në institucionet e drejtësisë, në qendrat e trajnimit, në sektorët e burimeve njerëzore, në shërbimet në komunitet, mësues në shkollat 9-vjeçare, etj.
Plani mësimor (Bachelor)
Viti I | Viti II | Viti III |
Sociologji e përgjithshme
Histori moderne bashkëkohore Elementet e ekonomise Gjuhë e huaj (Anglisht, Frëngjisht) 1 Psikologji Sociale Sintaksa e komunikimit sociologjik Shkrim akademik Histori e mendimit sociologjik (1) Metodologjia e shkencave sociale Gjuhë e huaj (Anglisht, Frëngjisht) 2 Filozofi e përgjithshme Historia e shqiptarëve |
Sociologji e proceseve kulturore
Statistike sociale dhe SPSS Antropologji sociale Histori e mendimit sociologjik (II) Sociologjia e migrimit Sociologjia e nacionalizmit Sociologji e familjes Demografi Sociologji pune Sociologjia gjinore |
Teorite Sociologjike
Sociologji e njohjes dhe artit Sociologji edukimi Sociologji deviance Sociologji politike Sociologjia urbane Sociologjia feje Sociologji e shëndetit Sociologji e se drejtes Sociologji e komunikimit dhe medias |
Sociologji rurale | Praktikë profesionale | |
Lëndë me zgjedhje (studenti zgjedh 1 lëndë) | Lëndë me zgjedhje (studenti zgjedh 1 lëndë) | Lëndë me zgjedhje (studenti zgjedh 1 lëndë) |
Logjikë
Sociologji e turizmit Sociologji e grupeve shoqërore Sport |
Pedagogji e pergjithshme
Sociologji mjedisi Histori e popujve të Ballakanit |
Menaxhim projektesh/
Psikologji edukimi Etnologji |
Diploma Teme/Provim | ||