Pranë Departamentit të Sociologjisë është organizuar për herë të parë në vitin 2001 shkolla: “Për Studime të thelluara pasuniversitare”. Qëllimi kryesor i shkollës pasunivesitare në Departamentin e Sociologjisë ka qenë kualifikimi shkencor dhe përgatitja e specialistëve, të aftë për të kryer veprimtari kërkimore-shkencore në fusha të Sociologjisë.
Aktualisht, Departamenti i Sociologjisë ofron Master Shkencor në fushën e “Sociologji e zhvillimeve shoqërore”, Master Profesional në fushën e “Administrimit të institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”. Në studimet pasuniversitare ka patur pjesëmarrje si nga punonjësit e institucioneve të ndryshme në sektorin publik dhe privat ashtu dhe nga individë të veçantë specialistë në fusha të ndryshme me interes për zhvillimin dhe aftësimin e studentëve.
Master shkencor “Sociologji e zhvillimeve shoqerore” (120 kredite, 2 vite)
Aktualisht në nivelin Master, në programin Master Shkencor ne Sociologji ka 14 studentë në vit të parë, dhe 16 studentë në vit të dytë. Në total, numuri i studentëve të Masterit Shkencor në degën e sociologjisë është 30 studentë.
Objektivat kryesorë të programit të Masterit Shkencor janë:
- t’i pajisë studentët me dije të avancuara në teoritë dhe konceptet sociologjike, si dhe metodat e kërkimit;
- të inkurajojë tek studentët aftësitë për të kuptuar ndryshimet e mëdha shoqërore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, si dhe në nivelin global;
- të pajisë studentët me aftësitë për të aplikuar dijen e avancuar sociologjike ndaj problemeve sociale;
- t’i përgatisë studentët me aftësitë e duhura në mënyrë që ata të jenë në gjendje të ndjekin karrierë në sektorin publik, privat, si dhe në sektorin jofitimprurës;
- të pajisë studentët më një themel të fortë akademik, në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në ndjekjën e studimeve doktorale pasi ata të kenë mbaruar programin e masterit.
Në ciklin e dytë të studimeve, krahas metodës së leksionit me anë të së cilës sillet informacioni, praktikohen gjerësisht edhe forma të punës me grupe, forma të mësimdhënies për zhvillimin e mendimit kritik e të pavarur, të lojës në role, etj. Shpeshherë mësimi shoqërohet edhe me video, projektorë etj.
Plani mësimor (Master Shkencor)
Viti I | Viti II |
Metodat e avancuara në kërkimin sociologjik
Ndryshimet kulturore Sociologji e përfshirjes Identiteti gjinor dhe seksualiteti Kapitali social dhe besimi Zhvillimi bashkëkohor i mendimit teoriko-sociologjik Perspektiva e ndryshimeve urbane Analizë sociologjike e imazhit Politika social krahasuese Sociologji e grupeve moshore |
Sfidat e edukimit në shekullin e 21-të
Konfliktet dhe komunikimi Ndryshimet bashkëkohore të familjes Demokracia dhe shoqëria |
Lëndë me Zgjedhje | Praktikë Profesionale (kërkimore) |
Teoritë e zhvillimit të qëndrueshëm
Sociologji Turizmi Antropologji ligji Sociologji e procesit zgjedhor |
Mikrotezë |
Master profesional “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë” (60 kredite, 1 vit)
Në ciklin e dytë Master profesional “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”, viti i parë ka 91 studentë, ndërsa në vitin e dytë vazhdojnë këtë program studimi 54 studentë. Numuri total është 145 studentë. Organizimi i plani mesimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës me 60 kredite.
Objektivat e këtij programi përfshijnë:
- të zhvillojë tek studentët njohuri teorike dhe shprehi praktike si në fushën sociale ashtu edhe në atë juridike;
- të pajisë studentët me aftësi per të njohur dhe zbatuar teoritë dhe metodat e kërkimit social;
- të përgatisë studentët me aftësi per të njohur dhe kuptuar institucionet sociale dhe rolin e tyre në sistemin e drejtësisë vecanërisht të drejtësisë penale;
- të pajisë studentët me aftësi për të njohur dhe zbatuar konceptet dhe teoritë bashkëkohore të administrimit në konteksin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, aftësi për të njohur dhe kuptuar konteksin historik, social dhe juridik të sjelljes devijante, kriminalitetit dhe sanksioneve sociale dhe juridike që pasojnë ato;
- të promovojë tek studentët të menduarit kritik mbi forcat shoqërore që çojnë në sjelljen kriminale;
- të zhvillojë tek studentët aftësi për të ndërmarrë projekte kërkimore për përmirësimin dhe mirëadministrimin e institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë;
- të pajisë studentët me aftësitë e nevojshme në mënyrë që ata pasi të dipllomohen në këtë program, të kenë mundësi të punojnë si specialistë, analistë, trainerë, drejtues institucionesh, konsulentë, programues, etj, në institucione të tilla si: Gjykatat e të gjitha niveleve; Ministria e Drejtësisë, Arsimit, Punës dhe Çështjeve Sociale, etj. si dhe organe të qeverisjes vendore si Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Policia Gjyqësore; Drejtoria e Burgjeve, Shërbimi i Provës, Shërbimi Përmbarimor; Organizata profesionale, të shoqërisë civile dhe media.
Plani mësimor (Master Profesional)
Lëndë të detyrueshme | Lëndë me zgjedhje |
Administrim institucionesh sociale në sistemin e drejtësisë
Metoda kërkimi në kriminologji & deviancat rinore Psikologji këshillimi & Menaxhim konflikti dhe ndërmjetësim Praktikë profesionale Institucionet sociale në drejtësi: e drejtë administrative |
Modelimi psikokulturor i shqiptarëve dhe deviancat
Gjinia dhe krimi |
Kriminologji dhe penalogji
Të drejtat e njeriut dhe procesi penal E drejtë penale e avancuar:Pjesa 1 parimet e përgjithshme E drejtë penale e avancuar:Pjesa 2 penale e posaçme |
Drejtësia për të mitur
Etika dhe administrimi në sistemin e drejtësisë |
Mikrotezë/Provim Formimi |