PROGRAME STUDIMI TË CIKLIT TË DYTË
-
Master profesional “Qeverisje dhe Politika Publike” (60 kredite, 1 vit)
Masteri Profesional në “Qeverisje dhe politikat publike” ofron dhe zhvillon njohuri bazë dhe të thelluara në fushën e qeverisjes dhe organizatave publike, ku më specifikisht përmendim lëndët Shteti dhe shoqëria bashkëkohore, Administrata shqiptare, Administrata e BE-së, Europianizimi i Administratës Shqiptare, Etika e Shërbimit Publik, E drejta administrative dhe e nënpunësit civil etj. Një element i rëndësishëm për procesin e zbatimit të dijeve teorike është edhe faza e praktikës institucionale, ku përmes bashkëpunimit me institucionet drejtuese në nivel qendror dhe lokal është bërë e mundur që njohuritë teorike të ndërthuren me ato praktike, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen dhe zhvillimin e dijeve të studentëve në këtë fushë.
Lëndët e këtij niveli studimesh janë të organizuara në dy semestra, në raportin 2 orë leksione /2 orë seminare në planin mësimor.
Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës, i organizuar në total me 60 kredite.
Misioni:
- Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiuesë në fushën e qeverisjes dhe politikave publike.
- Të mbështesë me njohuri të integruara nëpunësit e ardhshëm të administratës publike, me qëllim rritjen e efektshmërisë dhe modernizimin e saj në Shqipëri.
Plani mësimor
Lëndë të detyrueshme |
Lëndë me zgjedhje (2 nga 11 lëndë) |
Shteti dhe shoqëria bashkëkohore | Krahasimi i administratave
Arsyeja, zgjedhja dhe interesi publik Subjekti dhe objekti politik si filozofi Adminsitrimi i burimeve njerëzore Marrëdhëniet me publikun Europianizimi i administratës shqiptare Shkathtësitë bazike të nënpunësit civil Racionaliteti dhe burokracia Përgjegjësia publike e administratës Imazhi i institucioneve publike Emancipimi shoqëror dhe politik në aspektin gjinor |
Vlerësimi i politikave | |
Qeverisja qendrore, rajonale dhe lokale | |
Administrata shqiptare | |
Administrata e BE | |
Etika e shërbimit publik | |
E drejta administrative dhe e nëpunësit civil | |
Praktikum në hartimin e mikrotezës/ praktikë institucionale/ekspedita kërkimore | |
Punim Diplome/ Provim Formimi |
-
Master i shkencave në “Teori Politike” (120 kredite, 2 vjet)
Master i Shkencave në “Teori Politike” thellon disa fusha të dijes e profesionit që janë marrë në vija më të përgjithshme në Nivelin e Parë të studimeve akademike, veçanërisht të teorive të demokracisë, historisë së mendimit politik, filozofisë politike (teorive politike).
Në këtë nivel zhvillohen kurse të posaçme dhe më të hollësishme në fushën e vlerave politike, të përmendura më shkurt në nivelin e parë si kursi i aksiologjisë politike; kurse që vijojnë njohuri përtej kufijve kohorë në të cilët kufizohet niveli i parë, i cili kryesisht shkon deri tek mendimi politik bashkëkohor, si kursi i mendimit politik pasmodern; zhvillohen kurse që thellojnë njohuritë në fushën e metodave të kërkimit dhe studimi antropologjik i politikës; thellohet studimi i lëvizjeve politike e shoqërore që shkon përtej atyre tradicionale e konvencionale duke u bërë objekt i një kursi të veçantë. Masteri jep njohuri të thelluara dhe problematizon më hollësisht çështje të veçanta të teorive politike si tensionet ndërmjet liberalizmit politik dhe liberalizmit ekonomik, politikat e autonomisë së personit dhe drejtësisë sociale etj.
Të gjithë lëndët e Masterit Shkencor janë semestrale dhe janë të organizuara në planin mësimor në raportet 4 orë leksione /2 orë seminar, 3 orë leksione/ 2 orë seminare.
Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe gjithë cikli i studimeve të Masterit Shkencor “Teori Politike” përmban 120 kredite.
Misioni:
- Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiuesë në fushën e teorive politike.
- Të mbështesë kultivimin e vlerave dhe sistemeve vlerore politike në Shqipëri.
Plani mësimor
VITI I | VITI II |
Multikulturalizmi, nacionalizmi dhe qytetaria
Filozofia e njeriut dhe politikës Aksiologjia politike: bazimi i vlerave dhe normave të politikes Studimi antropologjik i shoqërisë Politika e autonomisë dhe lirisë Tensionet ndërmjet liberalizmit ekonomik dhe atij politik Metodat cilësore të kërkimit |
Lëvizjet e reja sociale dhe politike
Ligjërimi politik pasmodern Hulumtimi i vlerave politike shqiptare
|
Lëndë me zgjedhje (1 nga 4 lëndë) |
Praktikum në hartimin e mikrotezës/ praktikë në institucione ose ekspedita kërkimore |
Politikat e mjedisit dhe energjisë
Shkenca, filozofia dhe ideologjia Subjekti dhe objekti politik si filozofi Komunikimi politik në shoqëritë e mediatizuara |
Punim Diplome |
-
Master i shkencave në “Studime Rajonale Politike” (120 kredite, 2 vjet)
Masteri i Shkencave në “Studime rajonale politike” ka si synim të thellojë njohuritë e studentëve në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke u fokusuar kryesisht në zhvillimet e Rajonit. Lëndët e ofruara thellojnë njohuritë mbi historinë, sistemet politike, identitetet kulturore, gjeografinë ekonomike etj…, të Evropës Juglindore. Gjithashtu, ofrohen në nivel të thelluar një sërë lëndësh me qëllim krijimin e aftësive dhe kompetencave të nevojshme për tregun e punës, si metodat e kërkimit apo gjuhë e huaj e rajonit.
Lëndët e këtij niveli studimesh janë strukturuar në dy semestra, të organizuara në raportet 5 orë leksione /1 orë seminar, 4 orë leksion/ 1 orë seminar, në përputhje me planin mësimor për këtë cikël studimesh.
Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës, i organizuar në total me 120 kredite.
Misioni:
- Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiuesë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke u fokusuar në Rajonin e Europës Juglindore.
- Të mbështesë me njohuri të integruara mbi rajonin e Europës Juglindore nëpunësit e ardhshëm dhe ekzistues të administratës publike, Trupës Diplomatike, Organizatave Ndërkombëtare apo Shoqërisë Civile.
Plani mësimor
VITI I | VITI II |
Histori e Ballkanit
Gjeografia ekonomike e Europës Juglindore Antropologjia e EJL: Identitetet Kulturore Metodat e avancuara të kërkimit cilësor shkencor Politikat sociale të krahasuara në EJL Teoritë e marrëdhënieve dhe të sigurisë rajonale Sistemet Politike në Europën Juglindore Gjuhë e huaj e rajonit të Europës Juglindore I Gjuhë e huaj e rajonit të Europës Juglindore II |
Analiza e politikës së jashtme : vendet e EJL
Shqipëria dhe Greqia pas shekullit të XX Sistemet dhe partitë politike në hapësirën shqiptare |
Lëndë me zgjedhje (1 nga 5 lëndë) |
|
Kultura politike dhe demokratizimi;
Shoqëria civile, demokracia dhe transformimi i elitave ne vendet e EJL; Sistemet partiake në EJL; Procesi i integrimit të Ballkanit në BE; Komuniteti Ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Sigurisë. |
|
Punim Diplome |