Prof.As.Dr. Rudina Rama
Lektore / Përgjegjëse e Departamentit të Punës Sociale dhe Politikave Sociale
Rudina Rama është lektore pranë Departamentit të Punës Sociale dhe Politikës Sociale, në Universitetin e Tiranës. Pas diplomimit në punë sociale në vitin 1996 ka kryer studimet e masterit në Punë Sociale dhe Master në Administrim Publik dhe nga viti 2011 mban gradën doktore e shkencave. Ajo ka një përvojë profesionale me individin dhe grupet në fusha e sektorë të ndryshme të sektorit publik dhe atij jo fitimprurës, kryesisht në marrëdhëniet me publikun, kujdesin shëndetësor, monitorimin, vlerësimin dhe menaxhimin e shërbimeve sociale, me fëmijët në situatë rruge dhe aftësi të kufizuara dhe eksperte në gjykatë pranë sektorit familjar. Eksperinca e saj përfshin edhe ofrimin e ekspertizës dhe konsulencës në fushat e lartë përmendura si dhe botimin e artikujve, librave dhe pjesëmarrjen në aktivitete kërkuese dhe shkencore. Ajo është lektore në nivelin bachelor dhe master përkatësisht në lëndët ‘Praktika e Punës Sociale në Sistemin e Shëndetësisë’, ‘Planifikim, Hartim dhe Zbatim Projektesh’, ‘Administrimi dhe Menaxhimi i Shërbimeve dhe Programeve Sociale’, “Planifikim Strategjik’ e “Metoda Kërkimore” .
Prof.Dr. Edmond Dragoti
Lektor (i I-rë)
Prof. Dr. Edmond Dragoti, profesor në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale është lektor i parë me rreth 30 vjet përvojë në psikologji sociale dhe kërkim shkencor social. Është doktoruar në zhvillimin e adoleshentëve. Ekspertiza e tij përfshin arsimimin dhe edukimin shoqëror e shëndetsor, informimin publik, mobilizimin social, trajnimin në komunikim; kërkimin shkencor në fushën sociale dhe të shëndetit publik, studime të emigracionit dhe të tregut.
Ai ka shërbyer në pozicione të rëndësishme në qeverinë shqiptare si Zëvendëskryetar i Komitetit të Zhvillimit të Turizmit (1999-2002), këshilltar i Kryeministrit Shqiptar (2002), Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (2004-2005), Rektor i Universitetit Shtetëror të Beratit (2005), Profesor me kohë të pjesshme në Universitetin e Athinës, Greqi, në kursin 1 vjecar “Master në Studime të Europës Juglindore” (1999-2002). Ai ka qenë Përgjegjës i Departamentit të Punës Sociale dhe Psikologjisë së Aplikuar, në Universitetin e Tiranës (1992-2015). Aktualisht është lektor i parë në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, dhe lektor i parë në Universitetet publike në Elbasan, Durrës dhe Shkoder.
PROF. DR. EDLIRA HAXHIYMERI
Lektore (e I-rë)
Prof .Assoc. Dr. Edlira Haxhiymeri, pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, ka një eksperiencë pune 25 vjecare si pedagoge dhe studjuese.
Ekspertiza e Prof. Assoc. Dr. Edlira Haxhiymeri përfshin punën me grupet sociale të marxhinalizuara, kryesisht viktima të pambrojtura të dhunës në familje dhe trafikimit; çështjet gjinore; praktikë e avancuar e punës me fëmijët dhe grupet e të rinjve; sjellja njerëzore dhe mjedisi social, trajnimi i profesionistëve që kontribuojnë për cështjet sociale; monitorimi dhe vlerësimi i shërbime sociale dhe kërkimi për cështje të ndryshme sociale.
Ajo ka punuar në një kontratë një vjeçare (1997-1998) si pedagoge vizitore në GVSU, Michigan, SHBA.
Ajo është pedagoge në distancë në Universitetin Clemson, SC, SHBA.
Ka kontribuar për krijimin e Programit Bachelor në Punë dhe Politikë Sociale në UEJL, Maqedoni dhe vazhdon të kontribuojë në implementimin dhe fuqizimin e këtij programi.
Gjatë 15 viteve të fundit ajo ka mbajtur pozicione të rëndësishme në arsimin e lartë, si Përgjegjëse e Departamentit të Punës Sociale, anëtare e Senatit të Universitetit, Zëvendës Rektore e Universitetit të Tiranës dhe Zëvendësministre e Arsimit (përgjegjëse për Arsimin e Lartë).
Ajo ka një përvojë të pasur në aktivizimin e shoqërisë civile, kryesisht për të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e grave. Eshtë Drejtore Ekzekutive e Strehëzës për Gra dhe Vajza të Dhunuara në Tiranë.
Ajo është autore dhe bashkë-autore e shumë artikujve në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, autore e teksteve shkollore për student si dhe drejtuese e projekteve kërkimore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Prof.As.Dr. Artur RADA
Lektor (i I-rë)
Artur Rada është lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ai u diplomua si punonjës social nga i njëjti fakultet në vitin 1993. Nga viti 2008 mban titullin Master i Shkencës. Në vitin 2013 ai ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave me disertacionin me temë: “Fëmijët me autizëm dhe aspekti social (Ndikimi mbi familjen)”. Fushat e tij të ekspertizës dhe interesit janë: fëmijët me autizëm dhe aspekti social, menaxhimi i burimeve njerëzore, politika sociale. Eksperiencat e tij të punës përfshijnë si fushën profesionale si punonjës social ashtu edhe atë akademike. Aktualisht ai ligjëron në programet Bachelor dhe Master të organizuara nga departamenti. Gjithashtu, ai është pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe autor i studimeve dhe artikujve shkencor të botuar në revista të njohura brenda dhe jashtë vendit.
Prof. As. Dr. Daniela Kalaja
Lektore (e I-rë)
Daniela Kalaja është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 1996. Nga viti 2006 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Punë Sociale. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2013 në të njëjtën fushë studimi si ajo e studimeve Master, me fokus çështjet gjinore në arsim. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë kërkimi shkencor në shkenca sociale, politika sociale, dhe çështjet e përkatësisë gjinore dhe zhvillimit. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore shkencore të fokusuar kryesisht në çështjet e përkatësisë gjinore dhe zhvillimit dhe çështjeve të lidhura me promovimin e të drejtave të njeriut dhe fëmijëve. Esperienca e saj në këto fusha është pasuruar me kërkime sasiore dhe cilësore. Po kështu ajo ka një numër të konsiderueshëm eksperiencash si trajnere dhe eksperte në fushën e përkatësisë gjinore dhe çështjeve të lidhura me promovimin e të drejtave të njeriut dhe fëmijëve, nëpërmjet studimeve, analizave, manualeve dhe raporteve kombëtare.
Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve të botuara në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron kryesisht në programet Master të departamentit në lëndët “Hyrje në Përkatësi Gjinore dhe Zhvillim”, “Përkatësia Gjinore, Institucionet dhe Zhvillimi Social” dhe “Dhuna me Bazë Gjinore dhe të Drejtat e Njeriut”, ndërsa në nivelin Bachelor ligjëron lëndët “Përkatësia Gjinore dhe Puna Sociale” dhe “Familja, Gjinia dhe Politikat Sociale”.
Prof.As.Dr. Eliona Kulluri Bimbashi
Lektor (i I-rë)
Eliona Kulluri është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 1995. Ajo u diplomua fillimisht si biologe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në vitin 1992, dhe më pas si punonjëse sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale në vitin 1994. Ajo ka kryer studimet Master ne Punë Sociale dhe në 2009 ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Punë Sociale, me studimin me temë “Dhuna në familje: Incidenca, prevalenca dhe mekanizmat e përballimit së saj; Studim cilësor mbi eksperiencat e grave te dhunuara.”
Fushat e saj të interesit dhe kërkimit shkencor konsistojnë në: dhuna me bazë gjinore, ccështje të përkatësisë gjinore dhe zhvillimit, mbrojtja e fëmijëve, grupet vulnerabël, vlerësimi i politikave dhe programeve sociale. Eksperiencat e punës përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore shkencore të fokusuar në fushat e mësipërme. Kurrikulumi i saj përfshin edhe konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për kryerjen e kërkimeve, përgatitjen e manualeve, procedurave apo protokolleve, ofrimin e trajnimeve, vlerësim politikash dhe programesh sociale, etj. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave të botuara në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron në programet Bachelor dhe Master të departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në lëndë të tilla si: Praktikë e punës sociale me grupet dhe komunitetin, Probleme dhe politika të shëndetit mendor, Intervistim dhe këshillim, Vlerësimi programeve, dhe Problemet sociale, komuniteti, politika dhe veprimi social.
Dr. Elona DHEMBO
Lektor (i I-rë)
Elona Dhëmbo është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2005. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2002. Nga viti 2005 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Politikë Sociale Krahasuese nga Universiteti i Oksfordit. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2012 në të njëjtën fushë studimi si ajo e studime Master, atë të politikave sociale për pajtueshmërinë midis punës dhe familjes. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë kërkimi shkencor në shkenca sociale, politika sociale, dhe çështjet e përkatësisë gjinore dhe zhvillimit. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore shkencore të fokusuar kryesisht në çështje si barazia gjinore, politikat për pajtueshmërinë punë-familje, shoqërinë civile etj. Kurrikulumi i saj përfshin edhe konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për kryerjen e kërkimeve, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorim dhe vlerësim etj. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave të botuara në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron kryesisht në programet Master të departamentit mbi metodat e kërkimit shkencor (sasior dhe cilësor) ndërsa në nivelin Bachelor ligjëron lëndë të politikës sociale.
Dr. Emanuela ISMAILI
Lektore
Emanuela Ismaili është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2014. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2008. Në vitin 2010 mban titullin Master i Nivelit të Dytë (MND.) në METODA KERIMORE NË PUNË SOCIALE. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2015 në fushën e bullizmit tek adoleshentet. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë problematikat që shoqërojnë adoleshentët dhe të rinjtë (agresiviteti dhe nën format e tij, problemet e sjelljes, seksualitetit etj); të drejtat e njeriut; komunikimi dhe ndryshimi i sjelljes dhe parimet e supervizimit. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore në fushën e të drejtave të njeriut, supervizimit, komunikimit dhe ndryshimit të sjelljes dhe bullizmit etj. Ajo është autore e disa artikujve në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron kryesisht në programet Master të departamentit mbi çështjet e përmendura mësipërme.
Dr. Erika BEJKO
Lektor (i I-rë)
Erika Bejko është pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale që në Tetor 2008 . Ajo ka një eksperiencë të gjerë në lidhje me problematikën e çështjeve te tilla si : kërkimi shkencor , problematikat e zhvillimit , planifikimi monitorimi dhe vlerësimi I projekteve. Në formimin e saj akademik ajo ka kryer studimet ne nivelin Master Shkencor përkatësisht :‘Ekspertizë ne zhvillimin lokal’ (Universiteti Katolik I Lionit 2005) dhe ‘ Master për administrim dhe shkëmbime ndërkombëtare ’ (Universiteti Paris XII 2007). Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2013 në fushën e Varfërisë dhe Përjashtimit Social. Në aktivitetin e saj si lektore në programet Bachelor dhe Master Shkencor, ajo mbulon lëndët e mëposhtme : ‘Metoda kërkimore sasiore dhe cilësore’, ‘Planifikimi dhe vlerësimi I programeve sociale’ , ‘Teoritë e ndryshimeve sociale’.Në punën e saj shkencore përfshihet kryerja e kërkimeve për organizma të ndryshëm joqeveritarë si edhe ofrimi i trajnimeve të ndryshëm.
Në kuadrin e punës së saj akademike ka marrë pjesë në një sërë konferencash kombëtare dhe Ndërkombëtare si konferenca ndërkombëtare e Punës Sociale me kumtesën ‘Varfëria dhe Integrimi Social’, Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga Instituti për një Shoqëri të Hapur ( Sorros) Tetor 2010 ‘ Metodat e reja të mësimdhënies në Punën Sociale’ etj.
Dr. Eris DHAMO
Lektore
Eris Dhamo është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2014. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2001. Nga viti 2012 mban titullin Master i Nivelit të Dytë në Kërkim Shkencor në Punë Sociale nga Universiteti i Tiranës. Ajo është duke mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në fushën e Gerontologjisë, me fokus specifik cilësinë e jetës së të moshuarve. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë gerontologjia, komunikimi për ndryshimin social dhe të sjelljes, administrimi social, kërkimi shkencor në shkenca sociale, politika sociale, politika të mbrojtjes sociale, çështjet e përkatësisë gjinore dhe metodat e integruara në punë sociale. Eksperiencat e saj në këto fusha përfshijnë jo vetëm mësimdhënien në nivel Bachelor dhe Master, por dhe punë administrative dhe kërkimore shkencore të fokusuar kryesisht në çështje si puna sociale me të moshuarit, cilësia e jetës, mirëqënia e shoqërisë, komunikimi për ndryshim social, etj. Kurrikulumi i saj përfshin edhe asistencë e këshillim për institucione dhe organizata lokale mbi realizimin me sa më cilësi të angazhimeve të tyre, kryesisht në kërkime, strukturimin e shërbimeve, administrimin e organizatave, organizimin e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorimin, vlerësimin dhe planifikimin e ristrukturimeve të nevojshme, etj. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave të botuara kryesisht në vend, por dhe jashtë. Aktualisht ajo ligjëron kryesisht në programet Bachelor të departamentit mbi administrimin social dhe politikat e mbrojtjes sociale ndërsa në nivelin Master ligjëron lëndë të komunikimit për ndryshim social dhe metodologji kërkimore mbi komunikimin, metoda të integruara në punë sociale, monitorim dhe vlerësim politikash sociale.
Prof.As.Dr. Fatlinda Berisha Tahiri
Lektor (i I-rë)
Fatlinda Berisha Tahiri është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2005. Nga viti 2007 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Punë Sociale pranë Universitetit të Tiranës. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2013 në punë sociale me temë “ stresi dhe kënaqësia nga jeta tek gratë që trajtohen me metodat e riprodhimit të asistuar”. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë kërkimi shkencor në shkenca sociale, cështjet e grave në fushën e seksualitetit dhe riprodhimit si dhe të fëmijëve me Çrregullimin e spektrit të Autizmit e probleme të tjera të zhvillimit. Përvojat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore shkencore të fokusuar kryesisht në punë sociale në fushën e kërkimit shkencor, seksualitetit njerëzor, Organizatat Joqeveritare etj. Kurrikulumi i saj përfshin edhe konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për kryerjen e kërkimeve, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorim e vlerësim; si dhe themeluese e një qendre e cila ofron shërbime për fëmijët që vuajnë nga Çrregullimi i Spektrit të Autizmit dhe probleme të tjera të zhvillimit. Aktualisht ajo është duke ndjekur një program trajnimi të thelluar për Terapinë e Njohjes dhe të Sjelljes. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave të botuara në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron kryesisht në programin Bachelor të punës sociale dhe Administrimit social të departamentit mbi metodat e kërkimit shkencor (sasior dhe cilësor).
Prof.As.Dr. Fiona Todhri
Lektore
Fiona Todhri, Pedagoge dhe kërkuese shkencore pranë Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale është lektore me rreth 12 vjet përvojë në fushen e shkencave sociale. Ne vitet 2004-2005 e diplomuar ne Shendet Publik, Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Mjeksise. Ne vitet 2009-2013, Doktore Shkencas, 2016 Prof. Assoc.
Eksperiza e saj në këtë Departament ka konsistuar në mësimdhënie dhe paralelisht në hartimin e një sërë cikle leksionesh, kurrikulash si dhe, në hartimin e planeve mesimore e programeve studimore të nivelit “Bachelor” dhe“Master”. Pjesëmarrja në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare ka qenë intensive gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe botime në revista dhe buletine shkencore kanë qenë një objektiv i rëndësishëm i punës së saj ne fushen e kerkimit shkencor.
Përfshirja aktive ne projekte dhe studimeve në nivel kombëtar , në fushën e shëndetit publik dhe asaj sociale të mbështetura nga, institucione ndërkombëtare si: UNDP, USAID, IOM, UNICEF, World Bank, janë një kontribut dhe vlerë në nivel komunitar dhe atij profesional.
Dr. Av. Florian BEJLERI
Lektor (i I-rë)
Florian Bejleri është lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Fakltetin e Shkencave sociale, të Universitetit të Tiranës që nga viti 2010. Ai ka përfunduar studimet e larta për shkenca sociale dhe juridik. Ai mban titullin Doktor i Shkencave. Fushat e tij të ekspertizës dhe interesit janë mbrotja e fëmijës dhe familjes, çështje të dhunës në familjë, trafikimit, parandalimit të kriminalitetit proceset gjyqësore, ligji dhe politika sociale. Eksperiencat e tij të punës në këto fusha përfshijnë; mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master, konsulent ligjor dhe avokat, ekspert trajnimi në fushën socile dhe të drejtësisë etj. Kurrikulumi i tij përfshin edhe konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për çështje ligjore dhe sociale, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorim dhe vlerësim etj. Ai është autor i disa artikujve shkencorë të botuar në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ai është lektor kryesisht në programet Master të departamentit mbi çështje të fëmijës dhe familjes dhe shërbime sociale në drejtësinë penale ndërsa në nivelin Bachelor në lëndë lëndë si; hyrje në të drejten, Krimi dhe politikat e antikrimit. Organizimi dhe dinamikat e shoqërisë etj .
Prof.As.Dr. Irida Agolli
Lektor (i I-rë)
Irida Agolli është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2006. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2001. Nga viti 2006 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Punë Sociale nga Universiteti i Tiranës. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2013 në të njëjtën fushë studimi si ajo e studimeve Master, rreth të drejtave të personave që jetojnë me HIV/AIDS në Shqipëri. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë shëndeti riprodhues dhe edukimi bashkëmoshatarë, politika sociale, të drejtat dhe mbrojtja e fëmijëve, përkatësi gjinore dhe zhvillim, HIV/AIDS, etj. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore shkencore të fokusuar kryesisht në çështje si nevojat e grupeve vulnerable, cështje social, të shëndetit dhe të drejtave, cështje gjinore, etj. Kurrikulumi i saj përfshin edhe konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për kryerjen e kërkimeve, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorim dhe vlerësim etj. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave të botuara në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron kryesisht në programet Master të departamentit mbi vlerësimin e programeve dhe politikave sociale, ndërsa në nivelin Bachelor ligjëron lëndët “Hyrje në Politikë sociale”,”Institucionet e Politikës Sociale” “Praktika e Punës Sociale me Fëmijët.
Prof.As.Dr. Izela Tahsini
Lektor (i I-rë)
Izela Tahsini është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2002. Që prej diplomimit të saj si punonjëse sociale nga i njëjti departament, në vitin 1997 e deri ne 2002, ajo ka punuar aty si pedagoge e jashtme. Po aty, në vitin 2003 ajo merr titullin Master Shkencor në Punë Sociale. Në vitin 2010 mbron gradën Doktor i Shkencave në të njëjtën fushë studimi si ajo e studimeve Master, të adresimit të abuzimit të fëmijëve në mjediset shkollore nga punonjësi social shkollor, ndërsa në 2015 merr titullin Profesore e Asociuar. Në fushën e psikoterapisë ka diplomën Baçelor i Shkencave në Psikoterapi që nga viti 2009, dhënë nga Universiteti ‘Zigmund Frojd’, Austri dhe po punon tezën e Masterit në të njëjtin Universitet. Ajo zotëron Çertifikatën Europiane të Psikoterapisë dhe ushtron profesionin në mënyrë të pavarur.
Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë cështjet e fëmijëve dhe cështjet gjinore, këshillimi dhe psikoterapia, dhe kërkimi shkencor në shkenca sociale. Eksperienca e saj këtu përfshin përvec mësimdhënies në nivel Bacelor dhe Master, praktikën direkte/klinike në menaxhim rasti dhe supervizim rasti/klinik, këshillim dhe psikoterapi, si dhe kryerjen e kërkimeve shkencore, përgatitje manualesh dhe ofrim trajnimesh, etj, një pjesë e së cilës është realizuar si konsulente e pavarur për një sërë organizatash ndërkombëtare dhe lokale.
Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve të botuara në vend dhe jashtë tij, si dhe e teksteve universitare dhe shkollore. Pranë Departamentit, ajo ka ligjëruar në nivelet Bacelor dhe Master, në lëndë si Puna Sociale me Individin, Puna Sociale me Familjet, Cështje të Familjes, Teori feministe, Puna sociale në Shkolla, etj.
Prof.As.Dr. Juliana AJDINI
Lektor (i I-rë)
Juliana Ajdini është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2004. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2000. Nga viti 2008 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Punë Sociale nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2013 në të njëjtën fushë studimi si ajo e studime Master. Tema e saj e doktoraturës ka qenë e lidhur me prindërimin në burgje dhe vlerësimin e situatës së përgjithshme të të dënuarve prindër në burgjet shqiptare. Fushat kryesore të interesit dhe ekspertizës janë kërkimi në fushën e problemeve sociale dhe respektimi e promovimi i të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe në veçanti ato të individëve të privuar nga liria. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore shkencore të fokusuar kryesisht në çështje si të drejtat e të dënuarve/paraburgosurve, barazia gjinore, organizimi komunitar, etj. Kurrikulumi i saj përfshin edhe konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për kryerjen e kërkimeve, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorim dhe vlerësim etj. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave të botuara në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron në programet Bachelor dhe Master të departamentit mbi problemet sociale, metodat dhe shprehitë në punë sociale, puna sociale me familjen dhe teoritë e ndryshimet sociale.
Prof. As. Dr. Marinela SOTA
Lektor (i I-rë)
Marinela Sota është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 1997. Nga viti 2005 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Punë Sociale nga Universiteti i tiranës. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2014 në fushën e punës sociale dhe kriminologjisë, veçanërisht recidivizmi dhe efektiviteti i sistemit penal. Fushat e saj të interesit dhe ekspertizës përfshijnë shërbimet sociale në sistemin e drejtësisë, praktikën e punës sociale me grupe, politikat shtetërore dhe efektivitetin e tyre. Përvojat e saj përfshijnë mësim në Bachelor dhe Master si dhe studime të nivelit dhe kërkimeve akademike fokusuar veçanërisht në çështjet që lidhen me kriminologjinë, mbrojtjen e fëmijëve, supervizimin në punë sociale, etj. Përvojat e saj të punës përfshijnë shërbim konsulence për institucionet dhe organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare në kryerjen e studimeve të ndryshme, pergatitje manualesh dhe materiale, mbajtja e trajnimeve, supervizim stafi, monitorim dhe vlerësim programesh. Ajo është autore dhe bashkë-autor në disa artikuj dhe libra të botuar në Shqipëri dhe jashtë vendit. Aktualisht ajo jep leksione për politikën sociale dhe drejtësisë penale, mbrojtjes së fëmijëve, mbikëqyrjen në punën sociale, në nivelin Bachelor ajo jep mësim për punën sociale në sistemin e drejtësisë dhe menaxhimin e projekteve sociale.
Msc. Miranda Spahiu
Lektore
Miranda Spahiu është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale , Universiteti i Tiranës që prej vitit 2014. Ajo u diplomua si punënjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 1996. Ajo është në proces të mbrojtjes së gradës Doktor i Shkencave në të njëjtën fushë, duke u përqëndruar tek integrimi dhe impakti i shërbimeve psikosociale në ofrimin e kujdesin për shëndetin riprodhues në sisitemin shëndetësor shqiptar. Aktiviteti i saj ka qenë i përqëndruar kryesisht si punonjese sociale pranë Ministrisë së Shëndetësise , duke bërë të mundur që të japë kontributin e saj në politikëbërje dhe ofruese trajnimesh në fusha të tilla si planifikimi familjar, shëndeti i nënës dhe fëmijës, dhuna në familje dhe cështjet gjinore, problematikat e vecanta të shëndetit të adoleshentëve, abortin,shëndet publik dhe promcionin dhe edukimin shëndetësor si edhe në përfshirjen e punonjësve socialë në sistemin shëndetësor, si pjesë e rëndësishme e kujdesin shëndetësor ndaj popullatës. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënien në nivel Bachelor dhe Master. Aktualisht ajo ligjëron në nivel Master mbi shërbimet e punës sociale në shëndetësi ndërsa në nivel Bachelor ligjëron lëndë rreth organizimit dhe drejtimit të shërbimeve sociale. Është autore dhe bashkëautore në disa artikuj.
Dr. Monika CENAMERI
Lektor (i I-rë)
Dr. Monika Cenameri (Taçi) është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës që nga viti 2008. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1996 si punonjëse sociale. Ka fituar titullin “MASTER” në vitin 2008. Në mars të viti 2014 ka marrë gradën shkencore ”Doktor’ në Punë Sociale me fokus përvijimin e formave të reja sjellore në moshën e adoleshencës si pasojë e ndikimit të botës virtuale.
Fushat kryesore të ekspertizës dhe interest të saj janë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht të grave, fëmijëve dhe adoleshentëve.
Eksperiencat e punës në këtë fushë përfshijn përvojën e punës në organizatat e shoqerisë civile për më shumë se një dekadë si dhe mësimdhënien në nivel Bachelor dhe Master të fokusuar kryesisht në çështjet që lidhen me etikën dhe ligjin, projektet dhe programet sociale, integrimin gjinore etj. Ajo është autore dhe bashkautore e një numri artikujsh si dhe referimesh ne konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Prof.As.Dr. NEVILA KOÇOLLARI (FURXHIU)
Lektore (e I-rë)
Nevila Koçollari Furxhiu është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2012. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 1993. Nga viti 2005 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Punë Sociale nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2010 dhe aktualisht ka kryer të gjitha procedurat për fitimin e titullit Profesor i Asociuar. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë kryesisht politika sociale, çështje të administrimit të organizatave të shërbimeve sociale, vlerësimi i programeve sociale dhe çështjet e përkatësisë gjinore dhe zhvillimit në këndvështrimin antropologjik. Eksperiencat e saj të punës shkojnë përshtat këtyre fushave të interesit me mësimdhënien në nivel Bachelor dhe Master. Eksperiencat e saj përfshijnë edhe konsulenca për organizata ndërkombëtare për kryerjen e kërkimeve, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, etj. Ajo është autore dhe bashkë autore e disa artikujve të botuara në vend dhe jashtë tij, si dhe e disa teksteve mësimorë. Aktualisht, ligjëron kryesisht në programet Master të departamentit mbi filozofinë e shtetit të mirëqenies sociale, planifikimin financiar në organizatat e shërbimeve sociale, marketing sociale, përkatësia gjinore, identiteti, kultura, zhvillimi-këndvështrimi antropologjik, ndërsa në nivelin Bachelor ligjëron lëndën e analizës së politikave sociale: vlerësimi i programeve sociale.
Prof. As. Dr. Veronika DUCI
Lektor (i I-rë)
Veronika Duci është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2004. Ajo u diplomua si psikologe në Departamentin e Psikologjisë, në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit Aristoteli në Greqi në vitin 2002. Nga viti 2007 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Psikologji Këshillimi nga Fakulteti i Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, Departamenti i Psikologjisë. Në vitin 2008 ka përfunduar dhe Masterin në Administrimin e Biznesit (MBA) nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Universitetin Lincoln, Nebraska, ShBA. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2013 në fushën e mirëqenies psikosociale të përkujdesësve të pacientëve me kancer. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë kërkimi shkencor në shkenca sociale, kërkimi në fushën e psiko – onkologjisë, çështje të zhvillimit dhe të drejtave të fëmijëve. Kurrikulumi i saj përfshin konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për kryerjen e kërkimeve, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorim dhe vlerësim etj. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve të botuara në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron në programet Bachelor dhe Master të departamentit mbi sjelljen organizative, sipërmarrjen sociale, psikologjinë e aplikuar në praktikën e punës sociale dhe komunikimin organizativ.