(120 Kredite, 2 Vjet)
Diversiteti,Mundësitë e Barabarta dhe Përfshirja Sociale
.
Përse duhet të zgjedh studime mbi diversitetin, mundësitë e barabarta dhe përfshirjen sociale?
- Respektimi i diversitetit, garantimi i mundësive të barabarta dhe përfshirja sociale e grupeve të cenueshme janë pranuar si parakushte për zhvillim të qëndrueshëm, si në nivel global ashtu edhe në nivel kombëtar dhe lokal.
- Arritja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara 2030, të tilla si ato për arsimim cilësor, për barazi gjinore, apo për uljen e pabarazive kërkon ekspertizë në çështjet e diversitetit, mundësive të barabarta dhe përfshirjes sociale.
- Edhe kuadri ligjor dhe politik në vend konkretizojnë këtë nivel angazhimi si edhe nevojën e vazhdueshme për kapacitete njerëzore (specialistë) në këtë lëmi.
.
Qëllimi:
Ky program studimesh do ti mundësojë studentëve të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme teorike dhe analitike në fushën e diversitetit dhe mundësive të barabarta për të kuptuar dhe analizuar realitetin dhe për të përfshirë këtë qasje në planifikim e realizim programesh, politikash dhe shërbimesh me pjesëmarrjen e grupeve vulnerabël për të synuar përfshirjen sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
.
Objektivi:
Ky program i studimeve do ti mundësojë studentëve të zhvillojnë/zgjerojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme teorike dhe analitike në fushën e diversitetit dhe mundësive të barabarta për të synuar përfshirjen sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Ky program studimesh do të analizojë diversitetin në aspektin e gjinisë, racës, etnisë, fesë, kulturës, seksualitetit, aftësisë, statusit social dhe ekonomik si dhe moshës, për të vlerësuar se si këto konstruksione manifestojnë sisteme të pabarazisë dhe privilegjit.
Studentët do të jenë në gjendje të analizojnë se si një formë e pabarazisë (p.sh. seksizmi, aftësia, racizmi, klasizmi) mbizotëron globalisht, ndërkombëtarisht, ose ndër-kulturalisht dhe manifestohet në shumëllojshmëri formash diskriminuese duke limituar mundësitë. Duke pasur parasysh dinamikën e pushtetit midis shumicës dhe kulturave të pakicave, ku pushteti social, ekonomik dhe politik në mënyrë disproporcionale mbetet me anëtarët e kulturës dominuese, ky program do të shqyrtojë trajektoret e mundshme për të arritur barazinë dhe siguruar drejtësinë sociale.
.
Veprimtaria formuese e programit të studimit:
Në përfundim të studimeve studentët do të jenë të aftë:
- Të njohin terminologjinë, trendet dhe konceptet e diversitetit dhe mundësive të barabarta në nivel kombëtar dhe nivel global;
- Të njohin kornizat teorike dhe qasjet për përcaktimin, interpretimin, analizimin dhe vlerësimin e diversitetit dhe mundësitë e barabarta;
- Të kuptojnë dhe interpretojnë teoritë e zhvillimit nën perspektivën e diversitetit dhe mundësive të barabarta si pjesë e integruar e sistemit aktual të politikave sociale në tërësi;
- Të aplikojnë aftësi analitike dhe kritike në vlerësimin e programeve, politikave dhe shërbimeve në perspektivën e mundësive të barabarta, dhe përfshirjes sociale në Shqipëri;
- Të jenë të ndërgjegjësuar lidhur me parimet e një shoqërie të mundësive të barabarta dhe rolin e profesionistëve të shkencave sociale në këtë proces.
- Të demostrojnë njohuri, vlera dhe aftësi jo – diskriminuese në lidhje me gjininë, moshën, statusin socioekonomik, ngjyrën, kulturën, aftësinë ndryshe, etninë, strukturën familjare, statusin civil, racën, fenë dhe orientimin seksual të individëve;
- Të identifikojnë, vlerësojnë dhe zbatojnë kërkime në lidhje me diversitetin, mundësitë e barabarta, dhe përfshirjen sociale.
.
Mundësia për studime të mëtejshme:
Studentët që përfundojnë këtë program mund të vazhdojnë studimet në programin e doktoraturës pranë Universitetit të Tiranës ose universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit që janë të fokusuar në: çështje të diversitetit, mundësive të barabarta, shërbimet sociale, përfshirjen sociale, programe të ndryshme ndërhyrjeje, vlerësim politikash apo programesh, etj.
.
Ku mund të jem i/e vlefshme/punësohem me një diplomë MSh në Diversitet, Mundësi të Barabarta dhe Përfshirje Sociale?
- Qeverisje Qendrore: Politika, strategji, plane & programe kombëtare.
- Qeverisje Vendore: Plane të zhvillimit vendor, programe & projekte në nivel lokal.
- Ligjvënie & Vendimmarrje që duhet të informohen nga evidenca mbi diversitetin & mundësitë e barabarta.
- Kërkim Shkencor: Diversiteti, mundësitë e barabarta & përfshirja sociale janë thelbësore jo vetëm për studime të shkencave sociale, por gjithë studimet ndërdisiplinore.
- Sektor Privat: Promovimi i diversitetit & mundësive të barabarta është tashmë pjesë e pandarë edhe e sektorit privat/biznesit.
- Organizata të Shoqërisë Civile (OJF, etj.): Të cilat punojnë për dhe me diversitetin, mundësitë e barabarta dhe përfshirjen sociale.
- Organizma Ndërkombëtarë & Donatorë. Në programet e të cilëve çështjet në fjalë janë prioritete madhore.
Studentët e diplomuar nga ky program do të shërbejnë si agjentë ndryshimi në fushën e mundësive të barabarta në Shqipëri dhe përfshirjen sociale. Ata/ato do të kontribuojnë në ndryshimin dhe përmirësimin e politikave, legjislacionit, praktikave institucionale në ofrimin e shërbimeve sociale në fushën e diversitetit dhe mundësive të barabarta.
> Drejtimi klinik
Qëllimi i programit :
- Sintetizim dhe aplikim i njohurive shkencore të zhvillimit normal dhe anormal dhe psikopatologjisë në individë dhe familje brenda një kuadri teorik.
- Aftësimi për të aplikuar koncepte dhe strategji të kërkimit shkencor në praktikën e punës sociale ndërpersonale
.
Objektivat e programit :
Në përfundim të programit studentët do të kenë njohuri dhe aftësi :
- Demonstrojnë aftësinë për të aplikuar koncepte dhe strategji të kërkimit shkencor në praktikën e punës sociale ndërpersonale.
- Demonstrojnë njohuri të thelluara profesionale për drejtimin përkatës (praktika ndërpersonale, politika sociale dhe praktika e punës sociale në komunite) dhe të demonstrojnë insajt në praktikë nëpërmjet reflektimit personal etik e kritik.
- Aplikojnë njohuritë dhe aftësitë e avancuara si dhe vlerat e punës sociale në praktikë me popullsi diverse pa treguar diskriminim për moshën, klasën, ngjyrën, kulturën, paaftësinë, etninë, strukturën familjare, gjininë, statusin civil, racën, fenë dhe orientimin seksual të klientit.
- Demonstrojnë aftësitë të hartojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe ndryshojnë politikat sociale dhe të ndërhyjnë kundër sistemeve diskriminuese dhe shtypëse për të shtuar drejtësinë sociale dhe ekonomike.
.
Mundësia për studime të mëtejshme
- Njohin rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe të supervizimit dhe konsultimit pas diplomimit duke vazhduar me projekte studimore te ndryshme.
- Përdorin teknologjinë për të avancuar aftësitë dhe njohuritë praktike dhe për të lehtësuar komunikimin me klientët dhe kolegët.
- Sintetizojnë dhe të aplikojnë njohuri shkencore të zhvillimit normal dhe anormal dhe psikopatologjisë në individë dhe familje brenda një kuadri teorik duke vazhduar me trajnime te ndryshme.
- Të Identifikojnë, implementojnë dhe vlerësojnë ndërhyrjet, që reflektojnë një kuadër teorik specifik, me një nivel të lartë të vetëndërgjegjësimit dhe autonomisë në punën me klientë të ndryshëm.
.
Kohëzgjatja e studimit dhe kreditet e Masterit
4 semestra; 120 kredite.
.
Veprimtaria formuese e programeve te studimit – Lëndët
- Paradigmat e sjelljes njerëzore në Mjedisin Social
- Ceshtje Bashkëkohore dhe Filozofia e Punës Sociale
- Përkatesia Gjinore dhe Puna Sociale
- Metoda Kërkomore Sasiore dhe Analiza e të dhënave
- Metoda e Kërkimit Cilesore dhe Analiza e të dhënave
- Parimet e Supervizimit në Punë Sociale
- Hartim dhe Zbatim i Programeve Sociale
- Analiza dhe Zhvillimi i Politikave të Mirëqënies Sociale
- Praktikë e Avancuar në Punën me Individin
- Praktikë e Avancuar në Punën me Familjen
- Praktikë e Avancuar në Punën me Grupet dhe Komunitetin
- Praktikë e Avancuar në Punën me Femijët
- Seksualiteti Njerezor
- Praktikë në Institucione
- Mikrotezë
.
Mundësia e punësimit dhe të kualifikimit personal
- Studentët do të njohin rolet dhe funksionet e punonjësit social në të gjitha nivelet e shërbimit shëndetësor dhe mundet të punësohen në këto struktura .
- Studentët do të pajisen me aftësi dhe shkathtësi praktike për të vlerësuar dhe referuar problemet psiko-sociale që ndikojnë në shëndet dhe në sëmundjen, si dhe përmirësimin e cilësisësë jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre mirëqenien e nxënësit në mjedisin e shkollor.
.
> Drejtimi i politikës sociale
Objektivat e programit:
Në përfundim të programit studentët do të kenë njohuri dhe aftësi :.
- Kuptojnë dhe të interpretojnë historinë e profesionit të punës sociale, të përshkruajnë dhe të analizojnë kërkimet e kaluara dhe aktuale të politikave për mirëqenien sociale, të formulojnë dhe të bëjë advokatësi për politikat sociale kundër sistemeve diskriminuese.
- Identifikojnë, vlerësojnë dhe zbatojnë kërkime në lidhje me praktikën e punes sociale.
- Demonstrojnë njohuri, vlera dhe aftësi në praktikën e punës sociale jo – diskriminuese në lidhje me moshën, statusin socioekonomik, ngjyrën, kulturën, paaftësinë, etninë, strukturën familjare, gjininë, statusin civil, racën, fenë dhe orientimin seksual të klientit.
.
Qëllimi i programit
- Analizojnë dhe formojnë politika sociale në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar;
- Promovojnë integrimin e plotë të politikës sociale ndërmjet dhe përgjatë sektorëve të ndryshëm të jetës sociale; dhe të promovojnë përgjigje më humane dhe barazitare për nevojat e grupeve vulnerable – duke përfshirë fëmijët dhe të rinjtë, të moshuarit, të varfërit, persona me kufizime serioze emocionale dhe fizike, anëtarë të grupeve minoritare dhe popullsi të tjera të interesit të veçantë për mirëqenien sociale
.
Kohëzgjatja e studimit dhe kreditet e Masterit
4 semestra; 120 kredite.
.
Veprimtaria formuese e programit të studimit – Lëndët
- Paradigmat e sjelljes njerëzore në Mjedisin Social
- Ceshtje Bashkëkohore dhe Filozofia e Punës Sociale
- Përkatesia Gjinore dhe Puna Sociale
- Metoda Kërkomore Sasiore dhe Analiza e të dhënave
- Metoda e Kërkimit Cilesore dhe Analiza e të dhënave
- Parimet e Supervizimit në Punë Sociale
- Hartim dhe Zbatim i Programeve Sociale
- Analiza dhe Zhvillimi i Politikave të Mirëqënies Sociale
- Historiku dhe Filozofia e Shtetit të Mirëqenies
- Kërkimi Shkencor dhe Hartimi i Politikave Sociale
- Analizë Planifikim dhe Vlerësim i Politikave Sociale
- Vlerësim i Shërbimeve Sociale
- Praktikë në Institucione
- Mikrotezë
.
Lëndë me zgjedhje:
- Politika Sociale dhe Shëndeti Publik
- Politika Sociale dhe Arsimi
- Politika Sociale dhe Drejtësia
- Politika Sociale dhe Përkatesia Gjinore
.
Mundësia për studime të mëtejshëme
- Ky program studimesh mundëson zhvillimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme, teorike, analitike dhe të aplikuara, në fushën e diversitetit, mundësive të barabarta, dhe përfshirjes sociale për të qenë i/e aftë për të: Realizuar studime dhe analiza me ndjeshmëri sociale.
- Të përgatisë studentët të advokojnë për përmirësimin e programeve sociale
.
Mundësia e punësimit dhe të kualifikimit personal
- Të hartojë dhe implementojë projekte kërkimore në fushën e analizës dhe vlerësimit të politikave sociale;
- Aftësimi në hartim, analizë, vlerësim dhe ndryshim të politikave sociale e ndërhyrje kundër sistemeve diskriminuese mundëson që studentët të punojnë në sektorë të ndryshëm të politkëbërjes .
.
> Drejtimi i organizimit komunitar
Objektivi
Programi synon që studentët do të kenë njohuri dhe aftësi :
- Demonstrojnë aftësinë për të aplikuar koncepte dhe strategji të kërkimit shkencor në praktikën e punës sociale ndërpersonale. .
- Demonstrojnë aftësitë të hartojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe ndryshojnë politikat sociale dhe të ndërhyjnë kundër sistemeve diskriminuese dhe shtypëse për të shtuar drejtësinë sociale dhe ekonomike.
- Përdorin teknologjinë për të avancuar aftësitë dhe njohuritë praktike dhe për të lehtësuar komunikimin me klientët dhe kolegët.
- Sintetizojnë dhe aplikojnë njohuritë dhe teoritë e sjelljes dhe dinamikave të programeve të shërbimit njerëzor, organizatave, komuniteteve dhe sistemeve komplekse; të kujdesen dhe të avancojnë në drejtësinë sociale dhe ekonomike.
.
Qëllimi i programit
- Kuptojnë një spektër të gjerë të strategjive të ndryshimit dhe të demostrojnë aftësinë për të zgjedhur dhe përshtatur këto strategji me sfidat programuese, organizacionale dhe komunitare.
- Aplikojnë modele, koncepte dhe strategji në konceptimin, hartimin, zhvillimin, implementimin, vlerësimin dhe përmirësimin e praktikave, programeve dhe politikave sociale.
- Përshkruajnë dhe zbatojnë perspektivën e përgjithshme të punës sociale në praktikën me individët, grupet, familjet, organizata dhe komunitetet
.
Kohëzgjatja e studimit dhe kreditet e Masterit
4 semestra; 120 kredite.
.
Veprimtaria formuese e programit të studimit – Lëndët
- Paradigmat e sjelljes njerëzore në Mjedisin Social
- Ceshtje Bashkëkohore dhe Filozofia e Punës Sociale
- Përkatesia Gjinore dhe Puna Sociale
- Metoda Kërkomore Sasiore dhe Analiza e të dhënave
- Metoda e Kërkimit Cilesore dhe Analiza e të dhënave
- Parimet e Supervizimit në Punë Sociale
- Hartim dhe Zbatim i Programeve Sociale
- Analiza dhe Zhvillimi i Politikave të Mirëqënies Sociale
- Shkrimi i Granteve dhe Sigurimi i Fondeve
- Dinamikat e Grupet e Riskut
- Menaxhimi dhe Administrimi i Institucioneve te Shërbimeve Sociale
- Monitorim dhe Vlerësim i Progrmave Sociale
- Parimet dhe Metodat e Punës ne Komunitet
- Praktike në Institucione
- Mikroteze
.
Mundësia për studime të mëtejshëme
- Njohin rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe të supervizimit dhe konsultimit pas diplomimit
.
Mundësia e punësimit dhe të kualifikimit personal
Të hartojë dhe implementojë projekte kërkimore në fushën e problemeve sociale si në sektorin qeveritar dhe joqeveritar
Të Planifikojë, zbatojë, duke monitoruar dhe vlerësuar politika, programe dhe projekte, me parimet e pjesëmarrjes, gjithëpërfshirjes për të garantuar drejtësi sociale dhe zhvillimi të qëndrueshëm.
Shërbimet Sociale në Drejtësi Penale
Qëllimi:
Ky program synon të përgatisë specialistë, të cilët mund të punësohen si punonjës dhe drejtues në organizatat që punojnë në fushën e drejtësisë penale si dhe studiues të fushës.
Objektivi:
Të përgatiten studentë që kanë njohuri dhe aftësi të natyrës teorike dhe aplikative për të njohur, kuptuar, analizuar dhe studiuar sistemin e drejtësisë penale në tërësi dhe në veçanti politikat dhe shërbimet për rehabilitimin, ri-integrimin e autorëve të veprave penale, viktimat e krimit si dhe parandalimin e krimit në shoqëri.
Veprimtaria formuese e programit të studimit:
Studentët në fund të programit kanë njohuri dhe aftësi:
- të nivelit akademik, studimor dhe kërkimor që iu përgjigjet nevojave të njohurive në fusha specifike të njohjes së të drejtave, aplikimit të programeve të ndryshme rehabilituese dhe ri-integruese, vlerësimit të mundësive për ndryshime pozitive në praktikën e punës me individët në konflikt me ligjin ose në risk.
- në implementimin e metodave kryesore në punën me të dënuarit, ish- të dënuarit dhe individët në risk, në çdo fazë të procedimit të të pandehurit apo në komunitet në sigurimin e ndihmës, kujdesit praktik, social dhe psikologjik në bazë të metodave të punës sociale.
- në kuptimin e plotë të lidhjeve mes teorisë dhe modeleve ekzistuese në fushën e drejtësisë penale;
- në rritjen e kapaciteteve të studentëve për vlerësimin dhe manaxhimin e programeve sociale në drejtësinë penale.
- në bërjen e rezultateve të kërkimeve të vlefshme për hartimin e politikave mbështetëse për individët në konflikt me ligjin;
Mundësia për studime të mëtejshme:
Studentët që përfundojnë këtë program mund të vazhdojnë studimet në programin e doktoraturës pranë Universitetit të Tiranës ose universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit që janë të fokusuar në: viktimologji, kriminologji, programe të ndryshme ndërhyrjeje, vlerësim politikash apo programesh, etj.
.
Mundësia e punësimit dhe të kualifikimit personal:
Studentët që përfundojnë studimet në këtë program mund të punësohen në: Ministrinë e Drejtësisë, Institucionet e burgimit dhe paraburgimit, Shërbimin e Provës, Policinë e Shtetit, organizata që punojnë në komunitet, institucione për fëmijët në konflikt me ligjin, ndërmjetësues, institucione kërkimore, ekspertë në çështje gjyqësore, etj.
Administrimi Shërbimeve Sociale
Qëllimi i programit
Programi ka për qëllim t’ju ofrojë studentëve njohuri të avancuara mbi konceptet, teoritë dhe zhvillimin e administrimit të shërbimeve sociale, si dhe fushën e zbatimit të tyre. Harmonizimi i njohurive teorike me veprimtaritë praktike synon përgatitjen e profesionisteve të aftë për të ofruar shërbime të pasura dhe cilësore në përgjigje të nevojave dhe në përputhje me kërkesat e shërbimeve përkatëse.
.
Objektivat e programit
- Të përgatisë studentët për të menaxhuar shërbimet sociale
- Të kualifikojë anëtarë të administrimit me orientim nga administrimi në punë sociale, të aftë për të planifikuar, zbatuar dhe vlerësuar programet e politikës sociale
- Të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve sociale
- Të përgatisë studentët të praktikojnë në kuadrin e vlerave bazë dhe standardeve etike të profesionit të administrimit në kuadrin e punës sociale
- Të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme për një arsimim të plotë për karrierën e tyre shkencore dhe profesionale
.
Veprimtaria formuese e programit
Programit i studimit Master i Shkencave “Administrim i Shërbimeve Sociale” është një program i specializuar i cili zhvillohet në kuadër të studimeve master shkencor nga Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Përmbajtja e tij përfshin fushën e administrimit si të lidhur ngushtë me arritjen e objektivave të organizatave te cilat veprojnë në fushën e shërbimeve sociale. Administrimi i shërbimeve sociale ka kaluar nëpërmjet një procesi të gjatë zhvillimi dhe transformimi deri në funksionet që ka sot. Me anë të administrimit të burimeve nëpërmjet metodave shkencore e racionale bëhet e mundur arritja e objektivave organizativ, si dhe të vet profesionistëve. Programi bazohet ne përqasjen konceptuale dhe zhvillimin teorik të administrimit, si dhe në prezantimin dhe zbatimin e njohurive mbi administrimin në organizatat të cilat kanë në fokus te tyre politikat dhe shërbimet e mbrojtjes sociale. Kohëzgjatja e studimeve është 2 vite akademike, ndarë në 4 semestra dhe që përmbajnë gjithsej 120 ECTS.
.
Mundësia për studime të mëtejshme
Në përfundim të programit të diplomuarit do të kenë mundësi për:
- Studime të mëtejshme në fushën e shërbimeve sociale sipas specifikave të kërkuara
- Studime në programet e ciklit të tretë në fushën e politikave dhe shërbimeve sociale
- Realizimin e kërkimeve shkencore në fushën e administrimit të shërbimeve sociale.
.
Mundësia e punësimit dhe kualifikimit
Në përfundim të programit të diplomuarit do të kenë mundësi punësimi dhe kualifikimit në:
- Administratën qendrore
- Administratën vendore
- Organizata të shërbimeve sociale
- Organizata Jo-Fitimprurëse
- Organizata ndërkombëtare
- Organizata që kanë në fokus kërkimin shkencor
- Qendrat e trajnimit
- Sektorët e burimeve njerëzore
- Shërbimet në komunitet
- Sektorin privat
- Etj.
Çështjet e Fëmijës dhe Familjes
Qëllimi
Qëllimi kryesor i këtij Masteri është të përgatisë profesionistë të kualifikuar për të punuar me fëmijët dhe familjet, në praktikë direkte, në hartimin e politikave, zhvillimin e programeve dhe advokaci, si dhe për të kontribuar në kërkimet shkencore në këto fusha.
.
Objektivat
Objektivat kryesore të këtij Masteri janë:
- Të përgatisë studentët që të kuptojnë rëndësinë e të drejtave dhe ndikimin e tyre në jetën e fëmijëve dhe familjes.
- Të aftësojë studentët të zgjedhin metodat në praktikën e punës sociale me fëmijët dhe familjen, sipas një perspektive të të drejtave të njeriut, ekosistemike dhe të konstruksionizmit social.
- Të përgatisë studentët të advokojnë për përmirësimin e programeve sociale, veçanërisht lidhur me përjashtimin social dhe përfshirjen sociale të fëmijëve dhe familjeve.
- Të pajisë studentët me njohuri për të marrë pjesë dhe për t’u pozicionuar në debate, të cilat trajtojnë aspektin e mosdikriminimit dhe përfshirjes sociale të fëmijëve dhe familjeve.
.
Veprimtaria formuese e programit
Masteri Shkencor në Çështje të Fëmijës dhe Familjes është i organizuar në katër semestra dhe vlen 120 kredite. Përgjatë semestrave, studentët zhvillojnë 13 lëndë. Një hapësirë e rëndësishme i është kushtuar praktikës profesionale në institucione, për të siguruar aplikimin e njohurive akademike në praktikë, përgjatë semestrit të tretë dhe të katërt. Gjatë semestrit të katërt studentët përgatisin edhe mikrotezën.
.
Mundësi për studime të mëtejshme
Përfundimi me sukses i Masterit Shkencor i mundëson studentëve të interesuar, vazhdimin e studimeve në programin e Doktoraturës në Punë Sociale, pranë Departamentit.
Komunikimi për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes
Qëllimi i programit
Qëllimi i programit të studimit Master Shkencor “Komunikimi për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes” është që të siguroj një bazë të fortë në teori, metoda kërkimore dhe praktikë. Studentët përgatiten që të konceptojnë, hartojnë, menaxhojnë dhe vlerësojnë programe strategjike të bazuara në evidenca për ndryshime sociale dhe të sjelljes në mënyrë që individët, grupet dhe komunitetet të rrisin mirëqenien dhe cilësinë e jetës së tyre
.
Objektivat e programit
- Të zhvillojnë aftësitë praktike dhe të aplikuara nga prespektiva e specialistëve të shkencave sociale që studiojnë komunikimin efektivë;
- Të përfshij studentët në zhvillimin e kërkimeve në fushën e komunikimit për ndryshimin e sjelljes dhe në krijimin dhe zbatimin e fushatave efektive të komunikimit;
- Të përgatis studentët për aplikimin e teorisë sociale dhe të sjelljes në fushën e kërkimit dhe programet e komunkimit;
- Të zhvilloj kompetencat e studentëve për zbatimin e strategjive të ndryshimit social dhe të sjelljes dhe në realizimin e kërkimeve, monitorimeve dhe vlerësimeve në programet e komunikimit për ndryshimin social dhe të sjelljes;
- Të zhvilloj kapcitetet e studentëve për të zbatuar strategjitë e komunikimit të ndryshimit social dhe të sjelljes duke u mbështetur në metodat përkatëse dhe burimet ndërdisiplinore
- Të mundësojë dialogun ndërmjet aktorëve socialë dhe institucioneve qeveritare për të mbështetur procesin e qëndrueshëm të politikave dhe vendimmarrjes, dhe për të lehtësuar diskutimin publik për të promovuar, monitoruar dhe mbrojtur politikat publike duke përdorur të dhëna nga kërkimi dhe praktikat më të mira
.
Veprimtaria formuese e programit
Studentët në programin e Komunikimit për Ndryshimin Social dhe Sjelljes janë të përgatitur të jenë aktivistë, advokatë, organizatorë, zhvillues fushatash, studiues dhe drejtues për një sërë komunitetesh dhe grupesh. Ata zhvilloujnë një kuptim të thellë të metodologjive të ndryshme të nevojshme për të komunikuar problemet dhe për të lehtësuar ndryshimin brenda komuniteteve, duke përfshirë: eksplorimin e teorive të komunikimit strategjik dhe menaxhimit; hulumtimin e çështjeve të komunikimit të zhvillimit; shfrytëzimin e metodave dinamike të dialogut dhe teknologjive mediatike; hartimin dhe zbatimin e fushatave të ndryshme; menaxhimin e programeve dhe komunikimin strategjik; vlerësimin e projekteve dhe matjen e efektivitetit të tyre, etj.
.
Mundësi për studime të mëtejshme
Pas përfundimit të programit të studimit Master Shkencor në “Komunikimi për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes” studentët mund të vazhdojnë studimet e ciklit të tretë në programin e dotoraturës. Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale ofron mundësi për vazhdimin e studimeve të doktoraturës në fushën e Punës Sociale.
.
Mundësi punësimi dhe kualifikimi personal të mëtejshëm
Mundësitë e punësimit për Studentët e programit “Komunikimi për Ndryshimin Social dhe Sjelljes” janë si mëposhtë:
- në oraganizata kombëtare dhe ndërkombëtare
- në media;
- administratën vendore dhe qendrore;
- në shërbimet sociale;
- në institucione private, biznese, etj
(60 Kredite, 1 Vit)
(Dy drejtime Arsim/Shëndetësi)
Programit Master Profesional në “Punë Sociale e Avancuar” (me dy drejtime arsim/shëndetësi), ka për qëllim të ofrojë për studentët njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushën e punës sociale duke reflektuar në dinamikën e zhvillimeve në disiplinat përbërëse të kurrikulës. Programi synon të aftësojë studentët me metodat praktike dhe koncepte të cilat avancojnë në fuqizimin dhe mirëqënien e individëve, familjeve, grupeve dhe komuniteteve duke i ngritur ata në nivel profesionistësh të punës sociale të cilët do të jenë të përgatitur të shërbejnë me kompetencë në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor.
.
Objektivat e programit
- Të përgatisë studentët me njohuri të nivelit akademik dhe studimor, si dhe aftësi të thelluara profesionale, që i përgjigjen nevojave të aplikimit të punës sociale në arsim dhe shëndetësi.
- Të rrisë dhe pasurojë njohuritë dhe aftësitë profesionale të sudentëve për të ndërtuar politika efektive me qëllim sigurimin e mirëqënies për individët, familjet, grupet dhe komunitetet në sistemin arsimor dhe shëndetësor.
- Të sigurojë arsimimin e vazhdueshëm të specialistëve të fushës duke ju krijuar mundësinë e pasurimit me njohuri të thelluara teorike dhe praktike në dinamikën e zhvillimeve në praktikën e punës sociale në arsim dhe shëndetësi.
- Të aftësojë studentët që të fitojnë njohuri specifike për identifikimin e treguesve që trajtojnë çështje më të pranishme në një kontekst shëndetësor dhe arsimor, ku krahas profesionistëve të tjerë operon edhe punonjësi social.
Në përfundim të këtij programi studentët do të kenë njohuri dhe aftësi :
- të nivelit akademik, studimor dhe praktik që ju përgjigjet nevojave të aplikimit të njohurive të punës sociale në fushën e shëndetësisë dhe arsimit si hartimi dhe aplikimi i protokolleve, ngritja, menaxhimi, vlerësimi e monitorimi i shërbimeve për individët, grupet dhe komunitet, etj.
- profesionale të për të punuar me individët, grupet, komunitetet, familjet dhe organizatat në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.
.
> Drejtimi Punë Sociale në Arsim:
- Studentët do të njohin strukturën, funksionimin dhe treguesit e sistemit arsimor duke i analizuar këto brenda praktikës së përditshme të punës së punonjësit social në institucionet arsimore.
- Studentët do të aftësohen për të zotëruar vlerat dhe parimet e etikës së punës sociale në arsim.
- Studentët do të pajisen me aftësi dhe shkathtësi praktike për të vlerësuar dhe referuar problemet psiko-sociale që ndikojnë mirëqënien e nxënësit në mjedisin e tyre shkollor si dhe familjet e tyre.
.
> Drejtimi Punë Sociale në Shëndetësi:
- Studentët do të njohin strukturën, funksionimin dhe treguesit e sistemit shëndetësor, duke i analizuar këto brenda praktikës së përditshme të punës së punonjësit social në institucionet shëndetësore.
- Studentët do të aftësohen për të zotëruar vlerat dhe parimet e etikës së punës sociale në shëndetësi.
- Studentët do të pajisen me aftësi dhe shkathtësi praktike për të vlerësuar, menxhuar dhe referuar problemet psiko-sociale që ndikojnë shëndetin dhe sëmundjen e pacientëve e familjarëve të tyre.
.
Veprimtaria formuese e programit
Programi zgjat një vit akademik i ndarë në dy semestra. Çdo semestër ka 15 javë. Çdo javë ka 20- 25 orë mësimi leksione, seminare e praktikë profesionale. Masteri ka 60 kredite.
.
Mundësitë për studime të mëtejshme
Studentët pas përfindimit me sukses të studimeve të Programit Master Profesional kanë mundësi aplikimi në Programet e Masterit Shkencor, si mundësi për studime të mëtejshme.
.
Mundësitë për punësim
Studentët e pajisur me diplomën e Masterit Profesional “Punë Sociale e Avancuar” sipas drejtimit të zgjedhur do të mund të punësohet pranë institucioneve shëndetësore si njësitë e kujdesit ambulator, spitale apo Qendrat Spitalore Universitare, dhe në institucionet arsimore si shkolla dhe kopshte. Gjithashtu ata do të mund të ofrojnë shërbimin e tyre në çdo organizatë të cilat implementojnë politika, programe dhe projekte sociale në nivel lokal dhe kombëtar në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë..
Analist i Politikave Sociale
- Të ofrojë një bazë teorike solide për krahasimin e politikave socio-ekonomike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Të sigurojë trajnimin në nivel të avancuar për metodologjitë kërkimore.
- Të ngrejë kapacitetet e studentëve në nivel ekspertize për vlerësimin e politikave sociale dhe zhvillimin e teknikave të përshtatshme.
.