logo




Master Shkencor:

 

(120 Kredite, 2 Vjet)


Etika në Institucione dhe Lidership

 

Aspektet kryesore të veprimtarisë së MSH janë: mësimdhënia, kërkimi, debati për çështje të ndryshme të fushës së Etikës dhe Lidershipit, në ditët e sotme dhe botimet. Veprimtaria mësimore zhvillohet në bazë të planeve dhe të programeve mësimore bashkëkohore të bazuara në modelet e shkollave analoge evropiane.Veprimtaria kërkimore është e orientuar kryesisht në studimin e çështjeve bashkëkohore për secilin nga drejtimet dhe realizohet nëpërmjet tezave dhe projekteve të kërkimit. Debati për çështjet bashkëkohore në MSH, “Etika në institucione dhe lidership”, realizohet nëpërmjet konferencave, sesioneve shkencore, seminareve, shkollave verore dhe veprimtarive të tjera me qëllim që të sigurojë informacion bashkëkohor dhe të ndihmojë në ngritjen e interesit për fushën e Etikës dhe zhvillimit.

MSH, “Etika në institucione dhe lidership” ka si mision:

  1. Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiues në fushën e etikës në institucione dhe lidership.
  2. Të mbështesë kultivimin e vlerave të Etikës dhe Lidershipit.

Lëndët e këtij niveli studimesh janë strukturuar në dy semestra, të organizuara në raportet 3 leksione dhe 2 seminare, 3 orë leksione /1 orë seminar, dhe 2 orë leksion/ 1 orë seminar, në përputhje me planin mësimor për këtë cikël studimesh.

Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës, i organizuar në total me 120 kredite.

Programi i Masterit Etika në Institucione dhe lidership përfshin dy vite akademike dhe përqëndrohet në trajtimin  studimeve ndërdisiplinore. Programi është përshtatur për studentët që kërkojnë të thellojnë studimet e tyre ndërdisiplinore  dhe dëshmojnë aftësi në etikën filozofike.

Çështjet që trajtohen përfshijnë standartet dhe vlerat morale, me fokus të veçantë etikën dhe virtytin. Në anën tjetër, studentët përqëndrohen në trajtimin e problemeve etike, vendimarrjes dhe lidershipit në institucione të ndryshme.

Masteri Etika në Institucione dhe Lidership dallohet më tej duke baraspeshuar diversitetin profesional dhe studimin ndërdisiplinor, me nevojën e njohurive dhe aftësive të zgjidhjes së  problemeve  sipas sektorit specifik. Duke u ndalur në faktorët që kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të suksesshëm dhe të inovacionit, ky program ofron aftësitë parësore dhe reflektuese për punë profesionale dhe akademike, në sektorin publik, dhe organizatat jofitimprurëse.

 

Plani mësimor (kliko, këtu)


 

  Filozofi Sociale

 

Filozofi sociale ndërthur teoritë filozofike me filozofinë praktike dhe shqyrton çështje themelore në lidhje me shoqërinë njerëzore.  Ajo ka si qëllim reflektimin ndaj  botës që na rethon, por dryshe nga disiplina të tjera akademike, ajo përsfhin të gjitha   degët e njohjes njerëzore, dhe nuk është e përqëndruar në një çështje të vetme. Gjithashtu, filozofët e fokusojnë  interesin e studimeve të tyre në të gjitha aspektet e shoqërisë. Gjithësesi, për të përmbushur misionin e tyre, ata duhet të zotërojnë dy aftësi themelore, domethënë aftësinë për të analizuar logjikisht dhe konceptualisht çështjet komplekse, dhe aftësinë për të dokumentuar përfundimet  e tyre në një gjuhë të qartë dhe bindëse. Aftësi të tilla nuk janë të lindura por fitohen. Programi  Masterit në Filozofi Sociale përbën hapin e parë profesional drejt përvetësimit të këtyre aftësive.

Programi Master në Filozofi Sociale përfshin dy vite akademike dhe synon të pranojë studentë që kanë aftësi analitike dhe që dëshirojnë të thellojnë studimet e tyre akademike në filozofi.

Të gjithë lëndët e Masterit Shkencor janë semestrale dhe janë të organizuara në planin mësimor në raportet 3 orë leksione /2 orë seminar, 3 orë leksione/ 1 orë seminar dhe 2 leksione /2 seminare.

Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe gjithë cikli i studimeve të Masterit Shkencor “Filozofi sociale” përmban 120 kredite.

 

Plani mësimor (kliko, këtu)

 



Master Profesional:

 

(60 Kredite, 1 Vit)


 

Filozofi Praktike dhe Humane

 

Diploma e MNP “Filozofi praktike dhe humane” është një njësi e vecantë në njësinë akademike të Departamentit të filozofisë.

Ky program është përshtatur si për studentët me një diplomë universitare në filozofi ashtu edhe për disiplina të tjera të përafërta. Programi i përshtatur për këta student thellon dhe kosnsolidon më tej njohuritë e tyrë ekzistues si dhe garanton një studim kërkimor të pavarur në këtë fushë. Gjithashtu program përfshin module të veçanta filozofike me qëllim pajisjen me njohuritë bazë të studentëve që frekuentojnë nga diploma të tjera të përafërta filozofike, duke shqyrtuar , koncepte dhe argumente të antropologjisë filozofike dhe ekzistenca e njeriut. Pas përfundimit të programit, studenti ka përvetësuar koncepte dhe dije filozofike.  Studenti është i aftë që me dijet e fituara të shpalosë qëndrimet dhe argumentat e nevojshme në diskutimet filozofike qofshin këto akademike apo jo akademike. Ky program ju shërben profesionistëve dhe studentëve për të plotësuar trajnimin e tyre me përvetësimin e koncepteve  filozofike më të rëndësishme për specialitetet e tyre.

Misioni:

MP  Filozofi praktike dhe humane ka si mision:

  1. Të pregatisë specialistë të lartë dhe studiues në fushën e filozofisë praktike dhe humane
  2. Të mbështesë kultivimin e vlerave të Filozofisë praktike dhe humane në Shqipëri.

 

Plani mësimor

  

Lëndë të detyrueshme

  

Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)

Filozofia përballë psikoanalizës Elementët dhe teknikat e komunikimit 

Kurs special

Individi dhe shteti nga filozofia antike tek modernia
Shoqëria natyra individi
Vetja, subjekti, personi
Edukim për demokracinë
Metodologji filozofike
Filozofi e institucioneve
Metafizika e njeriut tek ekzistencializmi
Praktikë
Punim Diplome