logo



Programet Master (_Shkenca Politike)

 

Master Shkencor:

(120 Kredite, 2 Vjet)

 

          Studime Rajonale 

Masteri i Shkencave në “Studime rajonale politike” ka si synim të thellojë njohuritë e studentëve në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke u fokusuar kryesisht në zhvillimet e Rajonit. Lëndët e ofruara thellojnë njohuritë mbi historinë, sistemet politike, identitetet kulturore, gjeografinë ekonomike etj…, të Evropës Juglindore. Gjithashtu, ofrohen në nivel të thelluar një sërë lëndësh me qëllim krijimin e aftësive dhe kompetencave të nevojshme për tregun e punës, si metodat e kërkimit apo gjuhë e huaj e rajonit.

Lëndët e këtij niveli studimesh janë strukturuar në dy semestra, të organizuara në raportet 5 orë leksione /1 orë seminar, 4 orë leksion/ 1 orë seminar, në përputhje me planin mësimor për këtë cikël studimesh.

Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës, i organizuar në total me 120 kredite.

Misioni:

  • Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiuesë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke u fokusuar në Rajonin e Europës Juglindore.
  • Të mbështesë me njohuri të integruara mbi rajonin e Europës Juglindore nëpunësit e ardhshëm dhe ekzistues të administratës publike, Trupës Diplomatike, Organizatave Ndërkombëtare apo Shoqërisë Civile.

 

Plani mësimor

 

VITI I VITI II
Histori e Ballkanit 

Gjeografia ekonomike e Europës Juglindore

Antropologjia e EJL: Identitetet Kulturore

Metodat e avancuara të kërkimit cilësor shkencor

Politikat sociale të krahasuara në EJL

Teoritë e marrëdhënieve dhe të sigurisë rajonale

Sistemet Politike në Europën Juglindore

Gjuhë e huaj e rajonit të Europës Juglindore I

Gjuhë e huaj e rajonit të Europës Juglindore II

Analiza e politikës së jashtme : vendet e EJL 

Shqipëria dhe Greqia pas shekullit të XX

Sistemet dhe partitë politike në hapësirën shqiptare

  

Lëndë me zgjedhje (1 nga 5 lëndë)

Kultura politike dhe demokratizimi; 

Shoqëria civile, demokracia dhe transformimi i elitave ne vendet e EJL;

Sistemet partiake në EJL;

Procesi i integrimit të Ballkanit në BE;

Komuniteti Ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Sigurisë.

Punim Diplome

          Teori Politike

Master i Shkencave në “Teori Politike” thellon disa fusha të dijes e profesionit që janë marrë në vija më të përgjithshme në Nivelin e Parë të studimeve akademike, veçanërisht të teorive të demokracisë, historisë së mendimit politik, filozofisë politike (teorive politike).

Në këtë nivel zhvillohen kurse të posaçme dhe më të hollësishme në fushën e vlerave politike, të përmendura më shkurt në nivelin e parë si kursi i aksiologjisë politike; kurse që vijojnë njohuri përtej kufijve kohorë në të cilët kufizohet niveli i parë, i cili kryesisht shkon deri tek mendimi politik bashkëkohor, si kursi i mendimit politik pasmodern; zhvillohen kurse që thellojnë njohuritë në fushën e metodave të kërkimit dhe studimi antropologjik i politikës; thellohet studimi i lëvizjeve politike e shoqërore që shkon përtej atyre tradicionale e konvencionale duke u bërë objekt i një kursi të veçantë. Masteri jep njohuri të thelluara dhe problematizon më hollësisht çështje të veçanta të teorive politike si tensionet ndërmjet liberalizmit politik dhe liberalizmit ekonomik, politikat e autonomisë së personit dhe drejtësisë sociale etj.

Të gjithë lëndët e Masterit Shkencor janë semestrale dhe janë të organizuara në planin mësimor në raportet 4 orë leksione /2 orë seminar, 3 orë leksione/ 2 orë seminare.

Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe gjithë cikli i studimeve të Masterit Shkencor “Teori Politike” përmban 120 kredite.

Misioni:

  • Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiuesë në fushën e teorive politike.
  • Të mbështesë kultivimin e vlerave dhe sistemeve vlerore politike në Shqipëri.

 

Plani mësimor

 

VITI I VITI II
Multikulturalizmi, nacionalizmi dhe qytetaria 

Filozofia e njeriut dhe politikës

Aksiologjia politike: bazimi i vlerave dhe normave të politikes

Studimi antropologjik i shoqërisë

Politika e autonomisë dhe lirisë

Tensionet ndërmjet liberalizmit ekonomik dhe atij politik

Metodat cilësore të kërkimit

Lëvizjet e reja sociale dhe politike 

Ligjërimi politik pasmodern

Hulumtimi i vlerave politike shqiptare

 

  

Lëndë me zgjedhje (1 nga 4 lëndë)

Praktikum në hartimin e mikrotezës/ praktikë në institucione ose ekspedita kërkimore
Politikat e mjedisit dhe energjisë 

Shkenca, filozofia dhe ideologjia

Subjekti dhe objekti politik si filozofi

Komunikimi politik në shoqëritë e mediatizuara

Punim Diplome

 

          PoSig

 

 

Master Profesional:

(60 Kredite, 1 Vit)

 

         Qeverisje dhe Politika Publike

Masteri Profesional në “Qeverisje dhe politikat publike” ofron dhe zhvillon njohuri bazë dhe të thelluara në fushën e qeverisjes dhe organizatave publike, ku më specifikisht përmendim lëndët Shteti dhe shoqëria bashkëkohore, Administrata shqiptare, Administrata e BE-së, Europianizimi i Administratës Shqiptare, Etika e Shërbimit Publik, E drejta administrative dhe e nënpunësit civil etj. Një element i rëndësishëm për procesin e zbatimit të dijeve teorike është edhe faza e praktikës institucionale, ku përmes bashkëpunimit me institucionet drejtuese në nivel qendror dhe lokal është bërë e mundur që njohuritë teorike të ndërthuren me ato praktike, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen dhe zhvillimin e dijeve të studentëve në këtë fushë.

Lëndët e këtij niveli studimesh janë të organizuara në dy semestra, në raportin 2 orë leksione /2 orë seminare në planin mësimor.

Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës, i organizuar në total me 60 kredite.

 

Misioni:

  • Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiuesë në fushën e qeverisjes dhe politikave publike.
  • Të mbështesë me njohuri të integruara nëpunësit e ardhshëm të administratës publike, me qëllim rritjen e efektshmërisë dhe modernizimin e saj në Shqipëri.
  •  

Plani mësimor

 

  

Lëndë të detyrueshme

  

Lëndë me zgjedhje (2 nga 11 lëndë)

Shteti dhe shoqëria bashkëkohore Krahasimi i administratave 

Arsyeja, zgjedhja dhe interesi publik

Subjekti dhe objekti politik si filozofi

Adminsitrimi i burimeve njerëzore

Marrëdhëniet me publikun

Europianizimi i administratës shqiptare

Shkathtësitë bazike të nënpunësit civil

Racionaliteti dhe burokracia

Përgjegjësia publike e administratës

Imazhi i institucioneve publike

Emancipimi shoqëror dhe politik në aspektin gjinor

Vlerësimi i politikave
Qeverisja qendrore, rajonale dhe lokale
Administrata shqiptare
Administrata e BE
Etika e shërbimit publik
E drejta administrative dhe e nëpunësit civil
Praktikum në hartimin e mikrotezës/ praktikë institucionale/ekspedita kërkimore
Punim Diplome/ Provim Formimi