Revista periodike shkencore “Puna Sociale dhe Politika Sociale”
Revista periodike e Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale synon të kontribuojë në zhvillimin e një debati shkencor për profesionin e punës sociale në të gjitha fushat e saj të praktikës si dhe sfidave profesionale të punonjësve socialë . Revista është publikuar periodikisht nga viti 2010 dhe janë publikuar 14 numra të saj dhe po punohet për numrin e 15 përgjatë vitit 2022.
Revistat shkencore Puna Sociale dhe Politika Sociale ka një kontribut të veçantë, madje unik, dhe të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me nxitjen dhe pasqyrimin e kërkimit shkencor në Shqipëri. Kjo revistë është hapësira e vetme në vend për pasqyrimin e punimeve shkencore në fushën e punës sociale dhe politikës sociale.
Botimi i revistës kontribuon në:
- Avancimin e kërkimit shkencor dhe punimeve shkencore në fushën e punë sociale dhe politikës sociale në Shqipëri;
- Ndërtimin e mëtejshëm të kapaciteteve kërkimore të Departamentit;
- Ndihmën për anëtarët e Departamentit dhe çdo autor tjetër artikujsh shkencorë në avancimin e karrierës së tyre akademike/shkencore;
- Krijimin e një baze të mirë informacioni shkencor në gjuhën shqipe për referim në ndërtimin e kurrikulave apo projekteve të tjera akademike/shkencore në fushën e punës dhe politikës sociale në Shqipëri.