logo



PROJEKTE TË PËRBASHKËTA TË DEPARTAMENTIT – DPPS

PROJEKTE TË PËRBASHKËTA TË DEPARTAMENTIT

2018-2021

 

  1. Titulli i projektit: Përmirësimi i kurrikulës dhe edukimi në vazhdim në Punë Sociale

Emri i institucionit bashkëpunues: UNICEF-Shqipëri  

Kohëzgjatja:2019-2020 (15 muaj)

 

 Rezultatet apo arritjet

  • Zhvillimi i Platformës On-line të Shërbimeve Sociale, e cila synon të bashkojë aktorët kryesorë si: politikë-bërësit, pushtetin lokal, studiuesit në fushën e shërbimeve sociale, komunitetin e punonjësve socialë. Platforma në internet do të lejojë profesionistët të kenë qasje në informacione për kornizën ligjore dhe normative, burime të ndryshme si dhe të kenë mbështetje nga ekspertë apo kolegë me përvojë, kudo që të jenë.
  • Hartimi i Paketës Burimore për Shërbimet Sociale, që do të sigurojë një dosje të unifikuar dhe gjithëpërfshirëse të burimeve për kornizën ligjore dhe normative, e cila do t’ju vijë në ndihmë të gjithë praktikuesve dhe politikëbërësve për të pasur një kuptim të përbashkët dhe zbatim më të mirë të legjislacionit dhe protokolleve.
  • Realizimi i Studimit për Historinë e Shërbimeve Sociale dhe Profesionin e Punës Sociale në Shqipëri, që do të mbushë boshllëkun e informacionit të tillë dhe do të ndihmojë në krijimin e historisë së profesionit të Punës Sociale në Shërbimet Sociale në Shqipëri.
  • Zhvillimi i moduleve dhe sigurimi i trajnimit në universitet (on-line) për tema të tilla si: vlerësimi i nevojave, planifikimi i shërbimeve, menaxhimi i rastit, vlerësimi i rastit, konsumimi profesional, supervizimi në grup on-line, puna sociale në emergjenca, si dhe zhvillimi i komunitetit, do të ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve të punonjësve socialë që janë në punë.
  • Zhvillimi i seancave on-line të supervizimit përmes platformës, bazuar në fusha specifike të praktikës do t’i ndihmojë punonjësit socialë të punojnë profesionalisht dhe në mënyrë etike.
  • Kryerja e Rishikimit të tre Programeve Bachelor në Punë Sociale, që ofrohen nga Universiteti i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” duke siguruar mendime nga punonjësit socialë në shërbim dhe studentët në Punë Sociale, do të ndihmojë departamentet respektive për të përmirësuar kurrikulën në lidhje me sistemin e mbrojtjes sociale dhe sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror në Shqipëri, por edhe për ta përshtatur atë sa më mirë me nevojat e profesionistëve.

 

  1. Titulli i projektit: Realizimi i studimit “Të rinjtë në Shqipëri dhe cilësia e jetës”

Emri i institucionit bashkëpunues: Shoqata “Ardhmeria”

Kohëzgjatja:  2018 – 2019

 Rezultatet apo arritjet:

  • Instrumente kërkimorë dhe metodologji e përgatitur për realizimin e studimit “Të rinjtë në Shqipëri dhe cilësia e jetës”
  • Studentë të angazhuar në fushën kërkimore si intervistues, koordinatorë terreni etj.
  • Shkrimi i raportit studimor mbi tematikën e studimit.
  • Dakordësi për përdorimin e instrumenteve dhe metodologjisë në lidhje me studimin “Të rinjtë në Shqipëri dhe cilësia e jetës”.
  • Kryerja e punës kërkimore në terren në bashkëpunim me organizatën partnere.
  • Publikimi i raportit të studimit.
  • Raporti i studimit i faqosur dhe i botuar.
  • Raporti i shpërndarë tek studentët dhe palë të tjera të interesuara do të shërbejë si një bazë të dhënash për të ndërtuar programe për të rinjtë si dhe model i kërkimit shkencor.

 

 

  1. Titulli i projektit: T@SK ERASMUS +

Emri i institucionit bashkëpunues: Universiteti i Firences-Itali, Universiteti i Madridit (Complutence) – Spanjë, Instituti Universitar i Lisbonës -Portugali, Urdhri i Punonjësve Socialë – Toskanë – Itali, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”-Elbasan, Universiteti “Luigj Gurakuqi”- Shkodër

Kohëzgjatja:  2019-2021 (24 muaj)

Rezultatet apo arritjet:

  • 3 Trajnime konsoliduese per shërbimet sociale, praktikat e studentëve dhe përdorimin e IT-së në mësimdhënie;
  • Zhvillimin e një platforme on-line për mësimdhënie
  • Blerje pajisjesh IT
  • Blerje librash
  • Zhvillimin e një pakete udhëzimesh për praktikat e studentëve
  • Mbajtja e një konference në fund të projektit

 

  1. Titulli i projektit: NOWWHAT ERASMUS+KA2

Emri i institucionit bashkëpunues: Universiteti Ëest University of Timisoara – Rumani, Fshatrat SOS Rumani, drejtoria e Pergjithshme per Ndihmen Ekonomike – Rumani, Universiteti Lusofona-Portugali, Instituti per Arsimimin gjate gjithe jetes – Greqi, Buzeqeshja e Femijes-Greqi, Universiteti i Tiranes, Fshatrat SOS-Shqiperi.

Kohëzgjatja:  2018 – 2020 (24 muaj)

 Rezultatet apo arritjet:

  • Studim për situaten e femijeve në kujdes alternative dhe tranzicioni për në jetën e pavarur.
  • Trajnime të stafeve që punojnë me fëmijet.